LIVE UPDATES
Bota

Historia e dy aktivistëve të guximshëm që ngritën zërin për liritë civile në Turqi

30 Janar 2021, 21:57 Nga DOSJA
Historia e dy aktivistëve të guximshëm që ngritën

Gazeta opozitare turke Ozgur Gündem ka mbuluar tema që lidhen me pakicën kurde në vend. Ata që zgjodhën të mbulojnë zhvillime problematike dhe që punuan si redaktorë në këtë publikim kanë ndeshur në përndjekje nga autoritetet, madje edhe burgim. Në vazhdim, historia e dy aktivistëve të guximshëm që ngritën zërin për liritë civile:

Turqia është një ndër vendet kryesore në botë për nga numri i gazetarëve të burgosur, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Shumë nga ata që kanë ngritur zërin për lirinë e shtypit e kanë pësuar.

Kjo është historia e dy prej tyre.

Më 17 korrik 2019, para Pallatit të Drejtësisë në Stamboll një grup mbështetësish ishin mbledhur për të përshëndetur aktivisten e të drejtave të njeriut Şebnem Fincanci, e cila pas një beteje tre vjeçare, sapo ishte liruar nga akuzat për përhapjen e propagandës terroriste… për të cilën mund të ishte dënuar me burgim disa vjeçar.

“Për herë të parë në një periudhë shumë të gjatë jemi mbledhur me lajme të mira. Jemi mbledhur për të ngritur zërin. Njerëzit këtu dënohen për krime që nuk i kanë bërë kurrë,” thotë zonja Fincanci.

Vendimi i gjykatës së lartë ishte i papritur dhe dëshmi se shtypja e qeverisë së Presidentit Erdogan ndaj medias së lirë dhe mendimit opozitar nuk kishte arritur të shuante zërat e kundërshtarëve. Akuzat kundër zonjës Fincanci u ngritën lidhur me angazhimin e saj me një gazetë opozitare që merrej me çështjen kurde. Që nga mesi i viteve 1980, ushtria turke ka luftuar kundër organizatës kurde PKK që ka tentuar të krijojë një territor autonom në juglindje të Turqisë. Konflikti ka lënë 40,000 civilë të vrarë dhe ka plagosur shumë më tepër. Po ashtu, konflikti është bërë shkas për ligje anti-terroriste që ndikojnë tek liria e veprimit të shtypit që raporton mbi çështjet kurde në Turqi.

“Të gjithë ata që mbulojnë tema që lidhen me kurdët, në ndonjë mënyrë pozitive janë në rrrezik të akuzohen për terrorizëm,” thotë Lisel Hintz me Universitetin Johns Hopkins.

Gazeta opozitare Ozgur Gündem – ka mbuluar tema lidhur me kurdët që nga viti 1992. Qeveria e Presidentit Erdogan brenda një viti hapi 260 hetime kundër kësaj gazete dhe arrestoi stafin për të penguar daljen e gazetës. Më 3 maj 2016, në Ditën Ndërkombëtare për Lirinë e Shtypit, Ozgur Gündem filloi një fushatë për të nxitur lirinë e shprehjes. Mbi 50 aktivistë për lirinë e shtypit shprehën gatishmërinë për të punuar një ditë si redaktorë në gazetë. Şebnem Fincanci ishte një prej tyre.

“Arsyeja kryesore që na shtyu të shprehim dëshirën të punojmë një ditë si redaktorë ishte për të rritur ndërgjegjësimin për problemin kurd, për masakrat e kryera në rajonin kurd. Ndërtesa ku ndodhet gazeta u sulmua me bombë, u dogj, shumë nga gazetarët u arrestuan. Disa janë vrarë,” thotë zonja Fincanci.

Qeveria iu përgjigj fushatës duke arrestuar shumë nga ata që kishin dalë vullnetarë për të punuar si redaktorë për një ditë, ndër ta edhe zonjën Fincanci. Më 20 qershor 2016, ajo filloi dënimin me 10 ditë burgim para se të shpallej fajtore për përhapje të propagandës terroriste. Ndalimi i zonjës Fincanci si dhe arrestimi i vullnetarëve të tjerë që kishin ardhur në gazetë u pasua me protesta. Nuk ishte hera e parë që zonja Fincanci ballafaqohej me autoritetet.

Ajo punon si mjeke ligjore dhe në të kaluarën ka parë nga afër dëshmi të korrupsionit në qeveri.

“Në javën e parë të punës si praktikante, pashë se si falsifikoheshin e fshiheshin nga Instituti Zyrtar i Mjekësisë Ligjore rezultatet e autopsive që flisnin për tortura. Atë ditë fillova punën si aktiviste, duke përdorur shkencën për të mbështetur aktivizmin tim përmes nxjerrjes së të vërtetës”, thotë ajo.

Hetimet e kryera nga zonja Fincanci lidhur me tortura e vrasje të individëve në Turqi çuan në procese gjyqësore që rezultuan me dënimin e anëtarëve të forcave të rendit e të sigurisë për shkelje të të drejtave të njeriut. Më pas ajo ndihmoi për hartimin e standardeve të Kombeve të Bashkuara për hetimin dhe dokumentimin e provave për tortura, të njohura si Protokolli i Stambollit.

“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë betejë. Nuk do të ndalemi kurrë!”, thotë ajo.

Sot zonja Fincanci është presidente e Fondacionit për të Drejtat e Njeriut në Turqi si dhe aktiviste që vazhdon punën për lirinë e shtypit.

“Është e papranueshme që të burgosen gazetarët. Por po përballemi me këtë situatë. A mund ta pranojmë? Në asnjë mënyrë. E kam provuar vetë mohimin e lirisë; është shkelje e të drejtave të njeriut,” thotë zonja Fincanci.

Edhe Erol Önderoğlu ishte vullnetar që punoi për një ditë si redaktor në gazetën Ooz-gur Goon-Dem. Ashtu si zonja Fincanci, ai u arrestua dhe u mbajt për 10 ditë në qershor 2016. Për më shumë se dy dekada, zoti Önderoğlu ka mbuluar çështje të lirisë së shtypit si përfaqësues në Turqi i organizatës Gazetarët Pa Kufi. Gazetarët gjithnjë e më shpesh po bëhen tema e raportimit, duke e gjetur veten të akuzuar në gjyq, të shpallur fajtorë për shkelje të ligjeve anti-terroriste të Turqisë. Zoti Önderoğlu është aktivist i njohur nga gazetarët turq. Ai shpesh ndihmon gazetarë të huaj të operojnë në mjedisin e kontrolluar mediatik në Turqi.

Me punën e tij të palodhshme ai mbështet gazetarë të të gjitha organeve të shtypit, pavarësisht nga animi politik apo pikëpamjet që reflektojnë punëdhënësit e tyre.

“Që kur fillova karrierën kam mbështetur idenë e lirisë së veprimit për grupe mediatike si konservatore, ashtu edhe liberale. Prandaj është krejt e natyrshme për mua të solidarizohem me gazetën Özgür Gündem”, thotë zoti Önderoğlu.

Arrestimi i zotit Önderoğlu dhe zonjës Fincanci u panë si përpjekje e qeverisë së Presidentit Erdogan për të frikësuar jo vetëm gazetarët, por edhe këdo që i mbështes ata. Rezultati i gjyqit të tyre që filloi në nëntor 2016 do të tregonte nivelin e persekutimit në Turqi. Gjyqi vazhdoi për disa muaj dhe për një periudhë disa vjeçare nuk u deklarua vendimi. Më 16 prill 2019, dy vjet e gjysmë pas fillimit të gjyqit, Erol dhe bashkëshortja e tij, Serpil u nisën më këmbë nga apartamenti i tyre për seancën e 11-të gjyqësore. Erol takoi një mik rrugës dhe po diskutonin për procesin gjyqësor.

“Mendoj se do të më shpallin fajtor. Siç e di, u fol që mund të më dënonin me 1 vit e gjysmë burgim,” tregon zoti Önderoğlu.

Një vit e gjysmë në burg për mbështetjen që i kishte dhënë lirisë së shtypit.

“Kur shpallën akuzat, mendova se megjithë punën që kisha bërë për të mbrojtur fjalën e lirë, nuk isha një anëtar i mirëpritur i shoqërisë. Për herë të parë mendova se nuk kisha vend në Turqinë e sotme,” tha zoti Önderoğlu.

Atë ditë, gjykata vonoi nxjerrjen e vendimit duke e zgjatur edhe më shumë paqartësinë e të pandehurit. Më 17 korrik 2019 gjykata shpalli vendimi. Zoti Önderoğlu nuk ishte i pranishëm. E pandehura tjetër, zonja Fincanci foli në emër të të gjithë gazetarëve ndaj të cilëve ishin ngritur akuza.

“Në këtë vend, fjalët “terrorizëm” dhe “terrorist” janë shtrëmbëruar. Megjithëse ne jemi ata që luftojmë në këtë vend, që luftojmë për jetën, për rininë, për të mos lejuar që askush të vritet, në fund ne përfundojmë të akuzuar për terrorizëm,” tha zonja Fincanci.

Në Turqi, kjo është bërë normale. Por këta dy aktivistë nuk pranojnë të humbin shpresën për atdheun e tyre dhe të ardhmen e tij.

“Shpresoj se në të ardhmen, kur Turqia të ketë një vend në botën demokratike, këto që kemi kaluar do të na kujtojnë për nevojën e ripajtimit në këtë vend,” tha zoti Önderoğlu.

“E konsideroj detyrën time si qenie njerëzore që të luftoj për të bërë të mundur një botë më të mirë. Jam e bindur se njerëzimi do ta arrijë,” thotë zonja Fincanci.

Dy muaj pasi aktivistët u shpallën të pafajshëm, prokurorët fituan apelin e çështjes. Tani zoti Önderoğlu dhe zonja Fincanci do të dalin përsëri në gjyq të akuzuar për propagandë terroriste në një proces që fillon në shkurt 2021.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ozgur gündem ozgur gündem

Sondazh

Poll
Bota 30 Janar 2021, 20:29

GREQI-Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ditën e sotme ka folur në lidhje me integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Sipas mediave greke, Dendias ...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje