LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Hodo Habibi/ Togeri komunist që terrorizoi Mirditën, me përdhunime dhe rrahje çnjerëzore

2 Maj 2019, 09:12 Nga DOSJA
Hodo Habibi/ Togeri komunist që terrorizoi Mirditën, me

SHQIPËRI- Sipas dëshmive të njerëzve që i kanë jetuar, vitet e para të diktaturës në Shqipëri janë të mbushura me ngjarje terrorizuese dhe krime çnjerëzore, të kryera nga personat e ngarkuar me përgjegjësi, për aftësinë e tyre për të qenë çnjerëzor tej imagjinatës njerëzore. Siç tregohet në librin e Tanush Kasos, “Krimet e komunizmit; një histori e plotë për Mirditën”, pjesë nga i cili u botuan pak ditë më parë në gazetën Panorama, një prej këtyre njerëzve ishte dhe Hodo Habibi, nga Kurveleshi i Vlorës, të cilit iu ngarkua nënshtrimi i Mirditës, një krahinë e njohur për qëndresën antikomuniste.

Siç tregohet në librin e Tanush Kasos, “Krimet e komunizmit; një histori e plotë për Mirditën”, Toger Baba, e ushtroi misionin e nënshtrimit të Mirditës, në mënyrat më poshtëruese të mundshme, duke përdhunuar gratë dhe duke zhveshur dhe rrahur burrat me dru zjarri. Kush nuk i bindej dhunës së tij, do të torturohej, do të vritej, në mos edhe do të digjej e gjallë, siç ndodhi me Dilen, gruan e Preng Gjon Markut, të cilin më vonë e pushkatuan. Një përsëritje e historive legjendare të vetësakrifikimit të grave për t’i shpëtuar përdhunës, por jo të një armiku të huaj e të largët, tanimë, por të një personi të besuar të pushtetit që do të mbizotëronte në Shqipëri edhe për 45 vjet të tjera nga ajo kohë.

PJESË NGA LIBRI

Në vitin 1945-1946, në Mirditë vepronin rreth pesëqind të arratisur antikomunistë, të ndarë në çeta të vogla. Kjo përbënte rrezik për regjimin e Tiranës, i cili e vuri si detyrë parësore zhdukjen e tyre me çdo mjet e mënyrë të mundshme.

U përzgjodhën elementët që do të vepronin atje, midis atyre që kishin dhënë prova të barbarisë së tyre mbi fshatarësinë e Jugut, veçanërisht mbi atë të lumit të Vlorës, të Kuçit e Bolenës, ku kishin ndeshur në qëndresën e armatosur të çetës së Lahe Nuros e të Izet Vrazhdos dhe ku kishin ushtruar një terror të paparë në historinë e atyre vendeve duke mos kursyer as pleqtë, gratë dhe foshnjat e djepit.

Një nga ato kafshë me fytyrë njeriu ishte edhe një i quajtur Hodo Habibi, nga fshati Kuç i Kurveleshit. Edhe pse pa kurrfarë tradite familjare dhe i pashkollë, për ‘meritën’ e barbarisë së treguar në reprezaljet komuniste, atij i kishin dhënë gradën ‘toger’ i Forcave të Ndjekjes dhe dyqind ushtarë nga pas.

U vetëquajt Toger Baba dhe kështu nisën ta thërrisnin të gjithë: vartësit, eprorët dhe populli. Të paktë ishin ata që e dinin se ai quhej Hodo Habibi dhe se ishte nga Kuçi i Kurveleshit. Kryekrimineli Mehmet Shehu i kishte dhënë të ngjashmit të vet kompetenca të plota dhe njëfarë ‘Carta Bianca”, që i lejonte të bënte çfarë të donte mbi ‘popullin armik’ të Mirditës katolike.

I dehur nga fuqia që i kishin dhënë, ai nisi veprimtarinë e tij në Mirditë, me fushatën e çarmatimit. Urdhëroi që dyert e çdo shtëpie mirditore të liheshin hapur, ditën dhe natën, deri në një urdhër të dytë, mbasi do të ushtroheshin kontrolle të befasishme nga Forcat e Ndjekjes, për armë dhe për të arratisurit politikë. Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë në Mirditë, që nga krijimi i saj.

Por, shpejt u pa se qëllimi i toger Hodos kishte qenë i dyfishtë: të kryente detyrën qeveritare dhe njëkohësisht të përmbushte epshet e tij shtazore, duke përdhunuar gra e vajza të pambrojtura. Bashkë me ‘trimat e tij’, ai grabiste edhe sende me vlerë, që ruheshin nëpër sepetet e shtëpive fisnike, të zotët e të cilave ishin pushkatuar ose ndodheshin në arrati.

Siç shkruan heroi i rezistencës antikomuniste, Nikoll Mëlyshi, në faqet 279-280, të librit të tij “Ngjarje Historike: ‘U kërcente grave në shtrat, për t’i shnderue me përdhunë, tue i friksue me kobure në dorë; u kishte marr ftyrën shumë femnave, por nuk guxonte as kurrkush me ba ankesa, se do t’i delte shpirti pre drunit të ‘Babajt’.

Kur delte drita, i mblidhte katundarët në nji shesh në qendër të katundit dhe i urdhnonte qi të bashin nji zjarr të madh me dru shumë e mandej i zhvishte popullin lakuriq dhe i lidhte të gjithë me konop dorë për dorë rreth e përqark atij zjarri dhe kapte drun dhe u binte shpinës, qi të afrohen zjarrit e të digjen.

Mandej, kur lodhej vet, i zgjidhte dy ose tre ma të fortit dhe iu jepte dajakun në dorë e i urdhëronte të silleshin ata mbi shokët e vet të lidhun duersh. Ndonjiher i zgjidhte të gjithë dhe i bante me forcë të sjellin me dru njani me tjetrin; dhe kur shifte se ndonjani nuk po e përdorte krejt fuqinë e drunit, atëherë Babaj atë njeri e shtronte përdhe dhe ia nxirrte shpirtin me dru. E kur togeri kishte ba qejfin e tij me të rrafunat, e qi kur fillonte bora me akull, po kështu i zdeshte burrat dhe i detyronte të hyjshin në ujë të ftoftë të lumit Fan i Vogël. Ky barbar i popullit, kur hynte nëpër pyje, gjoja për ndjekje t’arratisunish, merrte me vete si udhëhekëse dy ose tri gra ma të mirat dhe mbasi i shkërdhente 10-15 ditë, i lironte gratë e shkreta dhe shkoshin në shtëpijat e tyne të turpnume dhe të laskaryueme e të levrozueme nga përdhunimi i toger Babës”.

FUNDI TRAGJIK I GRAVE QË KUNDËRSHTUAN TOGER BABËN

I pari i vendit, kryekomunisti Bardhok Biba, dhe komunistët e tjerë mirditorë, nuk reagonin fare, por i miratonin në heshtje veprimet antiligjore dhe çnjerëzore të Toger Babës me shokë. Këto çështje ata nuk i ngrinin as në mbledhjet e organizatës bazë të Partisë dhe as nuk i raportonin në Komunitetin Qendror. Ndërsa fshatarëve u kishte hyrë frika në palcë dhe nuk guxonin të hapnin gojën se i priste vdekja pa gjyq. Kështu ishin pushkatuar prej tij: Gjok Marka Ndreca, Marka Preng Zefi, Marka Ndrec Bajraktari, Ndue Nikoll Ndoka, Frrok Nikoll Ndoka e shumë të tjerë.

Vetëm gruaja e këtij të fundit mori guximin ta kundërshtonte me fjalë të ashpra togerin e kuq, kur ai urdhëroi që ajo të zhvishej lakuriq përpara të gjithë të pranishmëve. Ajo e kërcënoi se do të shkonte në Tiranë dhe do ta raportonte tek Enver Hoxha. Emri i “Komandantit legjendar” e bëri të mendohet Toger Babën dhe e prapësoi urdhrin e dhënë. Mbasi bëri një mijë të zeza në krahinën e Fandit, në tetor të vitit 1946, ai me forcat e veta u shpërngul dhe shkoi në Bajrakun e Spaçit.

Sapo u vendos në Kodër të Spaçit, arrestoi të gjithë burrat e atij vendi, rreth dyzet vetë. I zhveshi lakuriq, i lidhi me litar dorë përdore dhe i nisi në këmbë për në katundin Mushtë të Bjeshkëve të Munellës që ishte tri orë larg. Aty, i futi në stallë lopësh me baltë e mbeturina, ku kaluan natën si të burgosur.

Të nesërmen i vuri përpara si bagëtinë dhe o çoi në katundin Kimëz, ku ishin grumbulluar edhe fshatarë të tjerë nga Gjegjani, Shkoza, Gojani etj. Mblodhi popullin, me burra e gra, dhe para të gjithëve rrahu rëndë priftin 65-vjeçar, Dom Nikoll Kimza, të cilin pastaj e nisi për në burgun e Shkodrës. Mandej urdhëroi që të zhvishej lakuriq gruaja e Preng Gjon Markut, Dila. Por meqenëse ajo kundërshtoi ashpërsisht, Togeri dha urdhër që të ndizej zjarr i madh dhe Dila të digjej me gjithë rroba. Ndërkohë, burri i saj, Prenga, mundi t’i zgjidhë duart dhe u largua me vrap në drejtim të maleve. Por, policët dhe ushtarët e Hodos e ndoqën dhe e vranë. Kjo ngjarje u përhap nëpër fshatrat përreth. Mbas disa ditëve, fjala i shkon edhe kushëririt të Prengës, Pal NIkoll Prendit, i cili ishte duke kryer studimet në Moskë, të Rusisë (rast i rrallë ky për mirditorët). Ai preket e zemërohet së tepërmi nga këto veprime kriminale. Kërkon disa ditë leje të kthehet në Tiranë, ku menjëherë i drejtohet udhëheqjes së lartë të Partisë Komuniste dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Koçi Xoxe, të cilëve ua përshkruan atë që po ndodhte në Mirditë.

Siç vazhdon të tregohet në libër, pas kësaj, Koçi Xoxe e largon Hodo Habibin nga Mirdita, për ta çuar në Lezhë, ku Togeri famëkeq vazhdon të njëjtën sjellje çnjerëzore, me burrat dhe gratë e Zadrimës.

Marrë nga: Kujto.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur hodo habibi krimet e komunizmit hodo habibi krimet e komunizmit

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen