LIVE UPDATES
Aktualitet

Homazhet për Zarife Hasanajn, Xhaçka: Kemi dhimbje, trishtim për një jetë të humbur, ishte më e mira

10 Maj 2019, 10:26 Nga DOSJA
Homazhet për Zarife Hasanajn, Xhaçka: Kemi dhimbje, trishtim

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka thënë sot në homazhet për Zarife Hasanajn, ka thënë se humbja e saj, është një humbje e rëndë për Forcat e Armatosura.

Xhaçka u ndal tek profili i Zarifes dhe tha se ajo ishte vajza më e mirë e Forcave të Armatosura, me një vitalitet dhe gjallëri të rrallë.

Fjala e plotë e ministres Xhaçka

Të dashur familjarë miq dhe kolegë të nentetare Zarife Hasanaj, nuk është e lehtë të zgjedhësh sot fjalët e lamtumirës për vajzën dhe motrën tuaj, për kolegen dhe miken tonë të dashur, sepse asnjeri prej nesh, nuk e kishte menduar kurrë një çast si ky, apo një arsye të rëndë si kjo, për t’u mbledhur këtu, në këtë ditë zie kombëtare, sepse asnjeri prej nesh as e kishte çuar ndërmend që, Zarife Hasanaj, me gjallërinë dhe vitalitetin që kishte, me dëshirën dhe dashurinë për jetën që e karakterizonte, do të nisej kaq papritur për t’u ndarë nga gjithë njerëzit, që e donin siç i deshte, që e respektonin siç edhe ajo i respektonte, që u besonte siç edhe ata e besuan në gjirin e familjes së Forcave të Armatosura dhe në një nga detyrat më të vështira dhe sfiduese.

Prandaj sot, fjalët tona për ty e dashur Zarife, nuk do të arrijnë kurrë të plotësojnë atë boshllëk të madh njerëzor, që na le të gjithëve dhe të na çlirojë nga dhimbja e rëndë që ndjen sot babai yt i mirë, Muharremi, nëna jote e dhimbsur Rivja, vëllai Adriatik, motrat Valbona dhe Eduarta, por edhe miqtë e kolegët e tu, gjithsecili prej nesh që të njohëm.

Vetëm pak ditë më parë, kur përkujtuam Ditën e Dëshmorëve vizitova varrezat dhe eca mes varreve të të rënëve.
Çdo herë që e vizitoj atë vend e kam të pamundur të mos ndjej trishtim të thellë, kur shoh aq e aq jetë të prera në mes: djem e vajza, burra e gra, ëndrrat, planet, dëshirat e të cilëve u lanë në mes. E kam të pamundur të mos mendoj për familjet, që lanë pas me një barrë dhimbje, që askush, veç tyre, nuk mund ta kuptojë kurrë plotësisht. Por bashkë me trishtimin, ndjej edhe krenari, admirim, dhe respekt, për ata shqiptarë të thjeshtë, që ishin të gatshëm të rrezikonin shumëçka e të sakrifikonin gjithçka në shërbim të atdheut të tyre.
Zarifja u bashkohet sot atyre dhjetëra-mijëra djemve e vajzave, burrave e grave, që kanë dhënë jetën për atdheun. Dhe besoj se nuk ka mënyrë më të mirë për ta nderuar vajzën tonë, sesa duke kujtuar një të vërtetë të madhe për të gjithë ato djem e vajza, që si Zarifja zgjedhin të shërbejnë në Forcat e Armatosura. Ka një fjalë që thotë se: ata që shërbejnë në FA janë njerëz të thjeshtë, por që i bën të jashtëzakonshëm përkushtimi i tyre ndaj uniformës dhe gatishmëria për të sakrifikuar. Sepse në kohë lufte e në kohë paqeje, të shërbesh do të thotë të pranosh rrezikun dhe sakrificën personale, edhe sakrificën supreme, për të mirën e përgjithshme: që të jetojmë në paqe, që të jetojmë të sigurt, që të meritojmë vendin tonë si aleat në aleancën më të madhe ushtarake të të gjithë kohëve.
Për të shërbyer në FA, sidomos në një kompani si EOD, ku shërbente nëntetarja Hasanaj, ku praktikisht të duhet të përballesh çdo ditë me rrezikun, nevojiten djem e vajza të një prerje të veçantë, speciale. Më të mirët! Djem e vajza që nga momenti që veshin uniformën e dinë, që një ditë mund t’u duhet të rrezikojnë jetën e tyre për atdheun.
Prandaj unë dua t’i bëj sot, homazhet e mia kësaj vajze, vërtet të mrekullueshme, që kam pasur rastin ta takoj disa herë. Nëntetarja Hasanaj nuk ishte thjesht një efektive e talentuar, që e mbante uniformën me krenari dhe që i bënte nder uniformës së FA me punën dhe shërbimin e saj. Ajo ishte edhe një shembull për shumë vajza që duan t’i bashkohen FA. Ajo ishte një nga më të mirat. Një nga ushtaraket më të afta dhe që unë besoj që kishte përpara një karrierë të shkëlqyer. Dhe kjo e bën gjithçka akoma më të dhimbshme. Humbëm një nga më të mirat që kishim dhe, që do ta kemi shumë të vështirë ta zëvendësojmë.
Ky është një moment shumë i dhimbshëm për të gjithë ne. Por në këto momente dhimbja jonë, mendimet tona, solidariteti ynë shkon së pari për familjen e Zarifes.

E di që ky është një nga ato raste për të cilat nuk gjen dot kurrë fjalët e duhura. Asnjë fjalë, asnjë veprim nga ana jonë nuk mund t’ju rikthejë ju vajzën që humbët. Por edhe ne dhimbjet më të thella ka gjithmonë një ngushëllim dhe force për t’u ringritur. Unë, qe e njoh dhe e vlerësoj qëndrimin e familjes së Zarifes, forcën me të cilën po përballin këtë dhimbje të jashtëzakonshme, jam e bindur, se ata do ta mbajnë gjithnjë të hapur derën e madhe të familjes Hasanaj. Ata do ta mbajnë të hapur atë derë për shokët, miqtë e kolegët, të cilët bashkë me ta, do ta ruajnë gjithmonë në kujtesë Dëshmoren me të Re të kombit shqiptar, ashtu siç ajo ishte deri në ditën e fundit të jetës së saj, e qeshur, miqësore dhe e përkushtuar.

U prehsh në paqe motër e dashur! U prehsh ne paqe heroina jonë, u prehsh në paqe në Altarin e Dëshmorëve të Atdheut, nga ku frymëzohemi të mbajmë të shenjtë amanetin e të rënëve, Shqipërinë e lirë, shtëpinë tonë të përbashkët.

Ditën e sotme, janë zhvilluar homazhe për ushtaraken e vrarë në Letoni, Zarife Hasanaj. Miq, të afërm, politikanë dhe krerët më të lartë të shtetit kanë vendosur kurora me lule për 32-vjeçaren e shpallur “Dëshmore e Atdheut”. Ajo është përcjellë sot për në banesën e fundit tek varrezat e “Dëshmorëve të Atdheut”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet homazhet per zarife hasanaj humb jeten ushtarakja ne letoni olta xhacka homazhet per zarife hasanaj humb jeten ushtarakja ne letoni olta xhacka

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen