Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Partia Demokratike ka hedhur poshtë deklaratën e deputetit Oerd Bylykbashi, i cili përmes një statusi në Facebook tregonte se kryeministri Edi Rama i kishte ofruar PD-së disa bashki më shumë në këmbim të votimit të ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut.
Burime nga Partia Demokratike kanë sqaruar për Dosja.al se selia blu nuk ka pasur asnjëherë asnjë hyrë në asnjë diskutim apo vlerësim me Partinë Socialiste përsa i përket zgjatjes së afatit të organeve të vettingut. Të njëjtat burime kanë shtuar se nëse vetë Bylykbashi është kontaktuar nga kryeministri Rama për këtë çështje dhe i është ofruar ndonjë zgjidhje, jo vetëm që duhet ta refuzojë, por duhet të informojë edhe Kryetarin e Grupit Parlamentar për këtë, që në rastin konkret është Alfred Rushaj.
“Reforma territoriale është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë për të marrë shërbimet që i mungojnë prej 6 vitesh, që kur Edi Rama njëanshmërisht miratoi reformën që në thelb kishte vetëm avantazhin e PS në zgjedhje. Po ashtu reforma zgjedhore duhet të nisë me garantimin e votës së lirë dhe zgjedhjeve të lira, jo siç gabimisht u orientua më parë, vetëm tek kërkesa e panegociueshme e Edi Ramës për të marrë nën kontroll komisionet zgjedhore me punonjës të administratës publike, dhe që fatkeqësisht ju prezantua lidershipit të partisë si kërkesë e panegociueshme e partnerëve ndërkombëtar. Këto dy reforma janë i vetmi prioritet i Partisë Demokratike. Kjo është shpallur publikisht dhe është miratuar edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Përsa i përket zgjatjes së afatit të organeve të vettingut, Partia Demokratike nuk ka hyrë në asnjë diskutim apo vlerësim, as me Partinë Socialiste dhe as me partnerët, sepse nuk është në prioritetet tona. Nëse zoti Bylykbashi është kontaktuar nga Edi Rama për këtë çështje dhe i është ofruar ndonjë zgjidhje, jo vetëm duhet ta refuzojë, por duhet të informojë edhe Kryetarin e Grupit Parlamentar për këtë,”- u shprehën nga PD.
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka denoncuar sot një pakt që sipas tij është një ‘Horse trading’, pazari që kryeministri Edi Rama i ka ofruar Partisë Demokratike. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Bylykbashi shkruan se Rama i ka kërkuar opozitës që të zgjasë mandatin e organeve të Vettingut në këmbim të shtimit të bashkimeve në hartë, pjesë e Reformës Territoriale.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha e ka konsideruar një vjedhje të rashës, planin me tre pika që kryeministri Rama prezantoi sot për përballimin e kr...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë qytetarëve që ditët e fundit janë ankuar përmes komenteve në statuset e tij në rrjetet soc...
TIRANË– Për kryeministri Edi Rama, të bësh pensionin minimal 300 euro dhe pagën minimale 500 euro në një vend si Shqipëria do të thotë që brenda 2 vj...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se çmimi që shqiptarët paguajnë në faturën e energjisë elektrike nuk është reali, ajo që kosnumojnë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij duke u shprehur se sipas tij, nuk ekziston, asnjë kryeministër, edhe më i keqi në botë dhe asnj...
TIRANË- Fotoja e mëposhtme është marrë nga një protestë e ‘Lëvizjes Mjaft’, në kohën kur në pushtet ka qenë qeveria e Fatos Nanos, ish-kryetari...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot se në orën 15:00 do të prezantonte planin për të përballuar emergjencën e krizës energjitike. Por, kanë ka...
Prej disa ditësh Edi Rama ka dalë për të mbrojtur rritjen e çmimeve për produktet kryesore, nga ushqimi deri tek energjia. Ajo që bie në sy është shfaqja...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama kërkoi mbrëmjen e djeshme që të mos përfundonte emisioni ‘Zonë e Lirë’ pasi ishte në mes të një diskutimi m...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka zbuluar atë që quan ‘Horse trading’ që sipas tij është pazari që kryeministri ...