LIVE UPDATES
Bota

Hoti i kundërpërgjigjet Thaçit: Nuk e hapim marrëveshjen për Aosacionin e komunave serbe

16 Shtator 2020, 14:17 Nga DOSJA
Hoti i kundërpërgjigjet Thaçit: Nuk e hapim marrëveshjen

KOSOVË- Kryeministri Avdullah Hoti nga debati me shoqërinë civile për dialogun i është kundërpërgjigjur presidentit Hashim Thaçi se nesër nuk do të jetë ditë e rrezikshme për Kosovën.

Ai u shpreh i sigurt se të enjten në Bruksel nuk do të hapet tema e asociacionit të komunave serbe. Kjo e fundit sipas kreut të qeverisë asnjëherë nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, por pas marrëveshjes finale me njohje reciproke duhet të respektohet marrëveshja e ratifikuar më 2013 në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë diskutimit të sotëm me shoqërinë civile, kryeministri Hoti tha nuk do të ketë asnjë zgjidhje kreative me Serbinë, por do të dialogojnë vetëm për njohje të ndërsjellë.

Krahas kësaj, shefi i ekzekutivit tha se në tre muajt e fundit sa është në qeverisje asnjëherë nuk i është shtruar  tema e shkëmbimit të territoreve.

Nesër në Bruksel nuk diskutohet për asociacionit. Nesër ditën e enjte nuk është e rrezikshme për Kosovën. Nesër është ditë e zakonshme ku kryeministri i vendit raporton para Kuvendit të Kosovës. Kaq. Tash më lejoni të them se ne po merremi me gurë në rrugë që janë vendosur në të kaluarën. Është një gurë pengesë që është ratifikuar më 2013 në Kuvendin e Kosovës është bërë akt i kryer. Duhet të merremi me atë, por jemi duke u marrë me mënyrë sistematike duke mos shkaktuar asnjë lloj rreziku për shtetësinë e Kosovës. Nuk jemi duke e hapur marrëveshjen e asociacionit, nuk diskutojmë për asociacionin e komunave me shumicë serbe… Ajo që diskutohet është që pas marrëveshjes  finale dhe pas njohjes reciproke ky është një obligim që është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat e votave në vitin 2013. Nuk hapet marrëveshja, por është obligim shtetëror i Republikës së Kosovës”, tha ai.

Derisa theksoi se nuk do të sjellë asnjë marrëveshje të veçantë në Kosovë, pos asaj gjithëpërfshirëse.

“Ka pasur një breng prej njërit prej parterëve të koalicionit se të kujdesemi maksimalisht të mos rrëshqasim në dialogun teknik. Unë kam pasur e kam takime të vazhdueshme me kryetarët e partive të koalicionit qeverisë dhe i kam siguruar në detaje për procesin e dialogut se ky nuk është dialog teknik. Unë nuk kam me sjell në Prishtinë asnjë marrëveshje, përveç nëse e arrijmë marrëveshjen përfundimtare”, u shpreh Hoti.

Duke folur për mundësitë e arritjes së një marrëveshje finale, Hoti tha se shpreson se një gjë e tillë do të arrihet brenda një viti, por edhe nëse Serbia nuk pranon Kosova do të vazhdojë shtetësinë e vet.

“Ndoshta nuk arrijmë marrëveshje pas një viti, ndoshta në fund Serbia tërhiqet nga tavolina e dialogut që marrëveshje e parë është njohja reciproke. Nuk e pranon, ne kemi me vazhduar si shtet i pavarur, por me vështirësi për  t’u konsoliduar në arenën ndërkombëtare. Por shteti i pavarur i Kosovës është i përjetshëm, nuk diskutohet ajo çështje”, ka thënë Hoti.

Hoti gjatë këtij diskutimi foli edhe për arritjen e marrëveshjes për normalizim ekonomik me Serbinë. Ai i quajti zhurma pa nevojë gjitha kritikat për studimin e fizibilitetit në liqenin e Ujmanit.

Te çështja e Ujmanit jam i bindur se po bëhet zhurmë pa nevojë, po shfrytëzohet ky element i marrëveshjes për të bërë politikë ditore”, tha ai.

E nga nikoqirët, drejtoresha ekzekutive e PIPS-it, Leonora Kryeziu kërkoi një konsensus politikë për çështjen e dialogut

“Do të përsërisim thirrjet e vazhdueshme për krijimin e një konsensusi politik në Kosovë. Kemi thënë në vazhdimësi se ka nevojë për diskutime për dialogun në dritë të shtetit dhe shtetësisë, e jo partive”, tha ai.

Një gjë të tillë e kërkoi edhe vetë kryeministri Hoti, i cili tha se ka qenë mjaft transparent duke i njoftuar institucionet dhe liderët politikë për rrjedhën e dialogut.

Nesër pritet të vazhdojë takimi i radhës në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe. Nga këta të fundit është thënë se do të shtrojnë temën e asociacionit, i cili është në kundërshtim në 23 me Kushtetutën e Kosovës.

Marrë nga: KosovaPress

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti avdullah hoti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet