LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkëlzen Berisha: Vendimi i Gjykatës së Floridas s’ka lidhje me Gërdecin, por me shpifjet ndaj meje

18 Mars 2019, 09:39 Nga DOSJA
Shkëlzen Berisha: Vendimi i Gjykatës së Floridas s’ka

TIRANE-Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Floridas që rrëzonte padinë e Berishës, për gazetarin Guy Lawson, autor i librit “Armët dhe çunat”.

Gjykata e Floridas vendosi që të rrëzonte Berishën me arsyetimin se një figurë publike duhet të jetë i njohur me faktin se për të mund të shpifet.

Por Berisha thotë ndryshe. Djali i ish-kryeministrit përmes një reagimi në rrjetet sociale sqaron fillimisht se vendimi i gjykatës nuk lidhet me fajtorët e tragjedisë së Gërdecit, por me shpifjet që janë bërë kundrejt tij. 

Per te gjithe ata qe kane rene pre e makinerise se shpifjes politike, me duhet te qartesoj se, as padite e per rrjedhoje as vendimi i gjykates nuk kane asnje lidhje me tragjedine e Gerdecit. Por vetem me shpifjet qe personat e lartpermendur kane tjerrur nder vite ne media te ndryshme ndaj personit tim per gjoja lidhje dhe ndikim ne aktivtetin e AEY.”-shkruan Berisha.

Berisha thotë se autori i librit “Armët dhe çunat” nuk ka vepruar si gazetar i pavarur dhe shton se vendimin e ka apeluar.

Reagimi i plotë:

Dy fjale per nje beteje ligjore qe VAZHDON

Sic mund te jeni ne dijeni, ne vitin 2017 une ngrita padi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes kunder Efraim Diverolit dhe dy punonjesve te tjere te AEY, Alexander Podrizki dhe David Packouz, per deme te shkaktuara nga deklaratat e genjeshterta ne lidhje me mua, ne menyre qe te mbeshtetnin skemen e tyre kriminale per te mashtruar qeverine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Si pjese e kesaj ceshtje gjyqesore, une gjithashtu padita Guy Laëson dhe botuesit e librit te Laëson “Qente e Luftes” (apo “Armet dhe Cunat”) per publikimin e papergjegjshem te genjeshtrave te z. Diveroli dhe bashkpunetoreve te tij. Me botimin e ketij libri, z. Laëson nuk arriti te permbushe as standartet me minimale te gazetarise. Ai qellimisht shmangu intervista me mua dhe njerez te tjere qe kundershtonin genjeshtrat e Diverolit. Ai vendosi te bazohej ne deklaratat e pabazuara te nje grupi mashtruesish kronike dhe krimineleve te denuar, të cilet Laëson I pagoi per variantet e tyre te ngjarjes.

Per te gjithe ata qe kane rene pre e makinerise se shpifjes politike, me duhet te qartesoj se, as padite e per rrjedhoje as vendimi i gjykates nuk kane asnje lidhje me tragjedine e Gerdecit. Por vetem me shpifjet qe personat e lartpermendur kane tjerrur nder vite ne media te ndryshme ndaj personit tim per gjoja lidhje dhe ndikim ne aktivtetin e AEY.

Gjithsesi, gjate procesit gjyqesor, z. Diveroli deklaroi para gjykatës, nen betim se historia e perfshirjes time me AEY ishte nje trillim nga fillimi deri ne fund. Ne menyre me specifike, z. Diveroli pranoi qe:

Une nuk jam perfshire me AEY ne asnje lloj aspekti apo menyre;
2. Une nuk kam qene kurre ne nje takim me Diverolin ose me ndonje perfaqesues tjeter te AEY; dhe
3. Diveroli e trilloi kete histori per ti bere presion Kosta Trebickes qe te mos fliste per skemen mashtruese te AEY.
Por te vertetat qe dolen nga kjo ceshtje nuk mbarojne ketu. Dokumente te marra nga arkivat e z. Laëson deshmojne se qe ne vitin 2012, shume kohe para se ai te mbaronte hulumtimin e tij gazetaresk (nese mund te quhet I tillë), z. Laëson kishte vendosur sic shprehej dhe vete te “rrezonte Kryeministrin e Shqiperise”.Nje pjese teper e rendesishme e ketij plani ishte publikimi I ketyre genjeshtrave per te me demtuar mua. Me kete qellim, ai trilloi citime, burime dhe histori te ndryshme ne lidhje me mua.

Evidentimi I ketyre te vertetave te pamohueshme (ne mes shume te tjerave) nepermjet zbulimit te provave dhe fakteve ne kete process gjyqesor ka qene nje fitore shume e madhe morale per mua, vecanerisht pas gjithe ketyre viteve te mbushura me shpifje dhe genjeshtra ne lidhje me mua dhe AEY.

Gjykata e shkalles se pare vendosi qe z. Laëson dhe botuesit e tij nuk duhet te mbajne pergjegjesi per publikimin e genjeshtrave ndaj meqe une jam djali I nje politikani te njohur, dhe për pasojë person publik.

Me duhet te theksoj fort se ndryshe nga cfare eshte shkruar deri tani nga disa media (me qellim shpifjen), gjykata nuk beri asnje lloj percaktimi nese deklaratat e z. Laëson ishin te verteta apo jo. Gjykata thjesht vendosi qe bazuar ne interpretimin e saj te ligjit amerikan per mediat, z. Laëson nuk veproi me nivelin me te larte te keqdashjes kur publikoi ne menyre te papergjegjshme deklarata te genjeshterta ne lidhje me mua.

Sidoqofte avokatet e mi ne vleresimin e tyre profesional mendojne qe vendimi I gjykates per te mos lejuar qe z Lawson te gjykohet nga nje juri eshte thellesisht i gabuar.

Fatmiresisht, vendimi I kesaj gjykate nuk eshte nje vendim final. Ne momentin e leshimit te kesaj deklarate ky vendim eshte apeluar ne Gjykaten e Apelit per Qarkun e 11 dhe beteja ligjore vazhdon.

Pas kësaj deklarate, ka ardhur edhe reagimi nga socialistët. Gjatë një deklarate për mediat, numri 2 i PS, Taulant Balla tha se Shkëlzen Berisha duhet të mbajë përgjegjësi pë Gërdecin.(Lexo ketu)

Disa ditë më parë, Gazeta Tema publikoi vendimin e gjykatës së Floridas për çështjen e padisë së Shkëlzen Berishës, duke pushuar çështjen që Shkëlzen Berisha kishte ngritur ndaj autorit amerikan Guy Lawson, autor i librit për Gërdecin “Arms&the Dudes”, Ku Berisha akuzohet se ka qenë pjesë e trafikut të armëve në Gërdec. Gjykata hodhi poshtë padinë e Shkëlzen Berishës, bazuar në statusin publik të tij. Sipas saj, për të përcaktuar nëse në një çështje bëhet fjalë për shpifje apo jo, atëherë duhet përcaktuar nëse paditësi është figurë publike apo jo, dhe nëse materiali shpifës është një çështje private apo publike. Sipas gjykatës, deklaratat e bëra në këtë rast kanë lidhje me shitjen e armëve dhe korrupsionin që prekte qeverinë shqiptare. Duke bërë një analizë të gjatë, gjykata del në përfundimin se paditësi mund të konsiderohet si një figurë publike, duke qenë se ai është djali i ish- kryeministrit të vendit.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e florides shkëlzen berisha tragjedia e gerdecit gjykata e florides shkëlzen berisha tragjedia e gerdecit

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion