LIVE UPDATES
Aktualitet

Kush e spiunonte Aleksandër Kondon? Zbulohet dosja e përndjekjes së tij nga Sigurimi i Shtetit

18 Mars 2019, 09:17 Nga DOSJA
Kush e spiunonte Aleksandër Kondon? Zbulohet dosja e përndjekjes

U aksidentua apo e vranë në Nju Jork? Vdekja e legjendës se peshëngritjes shqiptare, Aleksandër Kondo, vijon të jetë e mbuluar me mister, edhe sot pas më shumë se 3 dekadash. Në vitin 1985, ai shfrytëzoi kampionatin Europian të peshëngritjes në Poloni për t’u arratisur në ish-Jugosllavi, e më pas në Amerikë. Por, ndërsa familjarët përpiqen që të gjejnë të vërtetën, Top Channel zbulon për herë të parë dhe ekskluzivisht dosjen e përndjekjes së tij nga Sigurimi i shtetit, para dhe pas arratisjes së bujshme.

Gazetari Endi Tufa ka siguruar dosjen me mbi 100 faqe nga informatorë të ndryshëm, brenda dhe jashtë vendit. Ajo është cilësuar si dosje e kategorisë më të lartë të shërbimit sekret, e klasifikuar si “2A”.

Në emisionin “Exclusive”, mbrëmjen e kësaj të diele patët mundësinë të mësoni anën e panjohur sesi spiunohej Aleksandër Kondo.

Në qytetin e Titogradit, nga verifikimet e bisedat e bëra deri tani, në përgjithësi në ambiente, lokale tregtie, hotele dhe në stacionin hekurudhor të trenit për mallrat, del se ngjarja e ndodhur nuk është mësuar nga qytetarë dhe punëtorë jugosllavë. Më datën 2.6.1985 spedicioneri i “Jugospetit” në stacionin e trenit të mallrave, midis të tjerave tha: “Më datë 1.6.1985, vëllai im (oficer i UDB-së me punë në Titograd) më tregoi se ditë më parë në Titograd janë zhdukur dy sportistët shqiptarë që vinin nga Polonia. Ekzistojnë rrethana të tilla që Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi të jenë larguar nga grupi, duke realizuar kështu arratisjen e tyre gjatë kthimit për në Atdhe”.

Regjimi komunist e pati konsideruar sportin dhe edukimin fizik të shqiptarëve si një nga shtyllat, ku duhet të mbështeste fort ideologjinë dhe pushtetin e tij. Sportistët, duke qenë se kishin mundësinë për të udhëtuar jashtë vendit, ishin pikërisht ndër figurat më të ndjekura për kontrolle nga Sigurimi, policia sekrete komuniste e regjimit të Enver Hoxhës. Shumë prej tyre thurnin plane arratisje prej vendit ku jetonin. Pothuaj të gjithë, pa përjashtim, e ëndërronin, por pak prej tyre ia dilnin. Një ndër ata të paktët ishte edhe Aleksandër Kondo, djaloshi nga Tirana i rritur në një familje ushtarakësh. Ai e kishte të qartë fatin e tij.

Shumë shpejt Aleksandri kuptoi që regjimi i kohës nuk kishte asgjë të mirë, si për njerëzit e thjeshtë, ashtu edhe për sportistët e nivelit të tij, që as me trajtime ushqimore nuk përballoheshin. Por ç’thuhet nga informatorët në dokument për mënyrën e arratisjes?

Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi, ditën e arratisjes kanë shkuar me një taksi të Tirogradit në Berane të Ivangradit, ku njëri prej tyre ka njerëzit e tij. Meqenëse nuk kanë pasur parà për të paguar, taksisti i ka dorëzuar në UDB-në e Ivangradit. Tani të dy sportistët ndodhen në Beograd në hotel ‘1000 Ruzha’ dhe presin të shkojnë diku në Perëndim”.

Ky ishte vetëm fillimi i vuajtjeve për shefin e Shtabit të Gardës së Republikës, Vangjel Kondon. Ngjarja kishte pasoja që ai, më mirë se kushdo tjetër i dinte, thjesht priste momentin.

Aleksandër Kondo ishte subjekt përgjimi dhe vëzhgimi nga Sigurimi i shtetit që nga viti 1981, disa vite përpara arratisjes, megjithatë kjo nuk e pengoi që të fillonte punë në Policinë e Shtetit në vitin 1982. Por në një nga udhëtimet e tij jashtë, në Kampionatin Ballkanik në Rumani, solli dyshime të mëdha për shfaqet jokorrekte të kohës. Në raport thuhet se Aleksandri u tregonte shokëve dhe kolegëve të tij se kishte blerë disa veshje atje, duke theksuar se pavarësisht se nuk i kishin dalë paratë, ai i kishte plotësuar shjpenzimet me 200 lei nga një sportist bullgar dhe nga një përkthyes shqiptar.

I pyetur për këtë çështje, peshëngritësi tjetër, shok i Aleksandër Kondos, Mirjan Hakani deklaron:

“Dietën e kishim të vogël për të marrë aq shumë gjëra dhe sesi i ka marrë Aleksandri nuk di gjë, por di vetëm një gjë, që shokët e Ambasadës na porositën të mos shoqëroheshim me përkthyesin, i cili e kishte emrin Ilia dhe s’ma merr mendja që Ilia t’i ketë dhënë parà atij”.

Intervista e SHIK-ut

Më datë 6.6.1985 së bashku me Ili Robjan, shkuam në orën 10:00, në zyrën e Komisariatit të Lartë të OKB për refugjatët ku u pritëm nga Zhivojin Bulat, shef i kësaj zyre, Slivije Kranjovic zëvendësshef, si tha vetë sepse nuk dha kartëvizitë. Të dy me shtetësi jugosllave. Bajram Haliti sic u prezantua, politolog i diplomuar, përkthyes dhe një grua punonjëse teknike jugosllave. Porsa filluam të këmbenim kartëvizitat me ta unë po i thoja shefit të zyrës për të biseduar me të, ata sollën qytetarët Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi.

Më falni, nuk ua jap dorën kot që u çuat në këmbë. Bile keni bërë gabim që keni ardhur këtu, sepse ne kemi ikur vetë dhe nuk na ka rrëmbyer njeri, siç doni ta paraqitni ju. Të ishte për neve nuk do të kishim ardhur, por çfarë t’u bëjmë këtyre që na thirrën”.

Ne i thamë uluni, ne e ndiejmë shqetësimin dhe nervozizmin tuaj, por na thoni si ju ndodhi, sepse është shqetësuar e gjithë familja, shoqëria, shteti ynë, gjithë kolektivi juaj i sportistëve, të cilët ju presin në gjirin e vet për të vazhduar jetën normale. Në këtë kohë Aleksandri tha “Nuk dua të bisedoj fare me juve. Nuk kemi punë me këta”.

Ne i ftuam me gjakftohtësi që të uleshin duke i vënë në dukje gjendjen jo të mirë shpirtërore, të cilën ne e kuptojmë shumë mirë dhe ajo nuk duhet të bëhet shkak për një sjellje të tillë. Pavarësisht nga rrethanat që u ka ndodhur dhe si ju ka ndodhur, do të ishte mirë që të na tregonit atë që ngjau me ju. Hë more Xhelal si ju ndodhi. Aty ndërhyri sërish Aleksandri, i cili tha lërë se u përgjigjem unë këyre:

Nëse doni të dini, unë jam djali i shefit të Shtabit të Gardës dhe për shkakun tim se mora dy revista në Spanjë, atë e ulën nga përgjegjësia. Megjithatë njerëzit e dinë se ne jetojmë mirë. Por ju duhet të dini se ne, për javë të tëra nuk kemi pasur bukë në shtëpi. Merreni me mënd si jetojnë të tjerët. Ju flisni kështu se jetoni jashtë dhe i keni ca plaçka. Nuk e din si jeton populli në Shqipëri, të cilin e ka çuar regjimi i Enver Hoxhës në këtë gjendje. Unë e realizova qëllimin tim. Do të iki në fund të botës dhe do të jem kundërshtar deri në fund i atij vendi”.

Aleksandri më pas tha se unë dhe shoku im nuk do të përgjigjen e nuk do të japin asnjë hollësi.

Ne e dimë se çfarë na gjen po të kthehemim, por edhe po të jetë kështu si thoni ju, ne nuk e duam atë jetë. A e di ti që unë nuk përgjigjem fare dhe do më lësh rehat tani, apo të veproj ndryshe e të të qëlloj me filxhan”.

Ne i thamë se në këtë gjendje që jeni edhe këtë gjë mund ta bëni dhe ne nuk do të kundërpërgjigjemi, sepse e kuptojmë gjendjen tuaj, pavarësisht se jem këtu si përfaqësues shteti. Ne nuk jemi marrë me persona të tjerë, e jo më me ju që nuk ju bëjmë fajtor. Këtu ndërhyri shefi i zyrës i cili thotë “Këtu jam unë dhe për mua ligj është fjala juaj”, tha ai duke ju drejtuar shtetasve tanë dhe duke ja përsëritur disa herë këtë fjali.

Më pas na u kthye neve: “Ju e shikoni se këta nuk duan të bisedojnë me ju. Një njeri i ndërgjegjshëm për aktin që kryen, nuk ka pse të mos thotë ndodhinë si ka rrjedhur, ju e kuptoni fare mirë këtë”. Më pas shefi i zënë ngushtë shtoi se “ne jemi organ humanitar i OKB-së”.

Mbërritja në Amerikë është një nga diskutimet më të mëdha që edhe vet informatorët e Sigurimit të Shtetit hasin në kontradikta të shumta. Gjithsesi, fillimi i vitit ’86 sjell edhe sinjalet e para të Aleksandër Kondos në Shtetet e Bashkuara. Tentativat e tij për të komunikuar me familjarët dhe miqtë nga Shqipëria rezultuan nul, Sigurimi i shtetit filtronte çdo gjë.

Më datë 10.3.1986 i arratisuri Aleksandër Kondo dërgon një kartolinë me monumentin e “Lirisë” në SHBA, të cilën e ndalëm dhe është informuar udhëheqja e Ministrisë, ku është dhënë urdhër nga shoku Ministër që lidhjet e këtij të arratisuri të verifikohen shpejt dhe me kujdes”.

Burimet të ndryshme në Amerikë hedhin hije dyshimi për kohën e gjatë të qëndrimit të Aleksandër Kondos dhe Xhelal Sukniqit në Jugosllavi. Në një nga informacionet që vinte nga Nju Jorku, informatori thekson:

Të dy kanë nënshkruar deklaratë bashkëpunimi me UDB-në. Në kohën që janë nisur për këtu ku jemi ne, ata janë porositur që të paraqiten në Konsullatën Jugosllave. Në prani të 7 personave Aleksandri ka thënë se ai vetë ka qenë dy herë në konsulltatën jugosllave dhe prej tyre në të dyja rastet ka marrë të holla”.

Në raportin e datës 2.4.1986, vet informatori thekson bashkëpunimin si dëshmitar të Kondos dhe Sukniqit me UDB për dy vëllezërit e arratisur nga Tropoja. Njëri prej të cilëve ndodhet në burg, ndërsa tjetri ende jo. Ata u akuzuan nga jugosllavët se janë dërguar nga Sigurimi i shtetit shqiptar për eliminimin e Aleksandër Kondos dhe Xhelal Sukniqit.

Sipas tij (Aleksandër Kondos) për 7-8 vite do të ndryshojë sistemi në Shqipëri, sepse në pushtet do të vijnë të rinj liberalë. Këtë gjë mund ta bënte edhe udhëheqësi i ri (Ramiz Alia), por nuk e la gruaja e udhëheqësit që vdiq (Nexhmija) e cila ka të gjithë pushtetin në dorë. Por më të këqinj janë ata të Sigurimit, që nuk lenë njeri pa kontrolluar. Ka dëshirë të stabilizohet këtu dhe të gjejë punë në ndërtim, pasi është i fortë fizikisht dhe mund të fitojë parà. I vjen keq që humbi sportin. Kondo është shumë i shqetësuar për jetesën e vështirë këtu, por nuk shpreh asnjë pendesë për arratisjen. I vjen keq për familjen që i bëri dëm, por kjo punë mbaroi tani”.

Megjithatë, në raportet e shumta të informatorëve të ndryshëm të Sigurimit të shtetit theksohet gjithnjë e më tepër pakënaqësia e gjendjes së Aleksandër Kondos, i cili ishte vendosur të jetonte në Harlem të Nju Jorkut dhe punonte si roje në një lokal seksi, gjë që i sillte pak të ardhura. Ndërkohë që veprimet e tij dhe shprehjet hapur kundër regjimit gjithnjë e më tepër po rrisnin presionin e Sigurimit. Në një plan të ri të masave në fund të vitit 1986, për 6-mujorin e vitit pasardhës 1987, vit ku edhe peshëngritësi shqiptar humbi jetën, u hartua një plan i ri agresiv masash. Mes të tjerave detyrat ishin të qarta:

Sipas burimit ‘6402’, Fuat Myftia e Rasim Sina, janë shprehur se Aleksandër Kondo nuk ka pranuar të flasë për radion e Legalitetit, nga frika se mos u ndodh gjë njerëzve që ka këtu. Të shfrytëzohet kjo me qëllim, që nëpërmjet lidhjeve familjare, që Aleksandër Kondo ka këtu, pasi të studiohen, të shikohet mundësia e bërjes një letër presioni prej tyre. Të studiohen kushtet dhe mundësitë, për të shfrytëzuar ndonjë rast të përshtatshëm që ti bëhet një telefonatë anonime për ta frikësuar. Nisur nga të dhënat që bëjnë fjalë për shprehje pakënaqësie nga ana e A. Kondos dhe Xhelal Sukniqit për gjendjen e keqe të jetesës dhe papunësinë, duhet të shfrytëzohet. Agjentura jonë që ka lidhje kontakti me këta të arratisur, të punojë për t’i shtuar dhe thelluar këto pakënaqësi. Mbi këtë bazë, duke shfrytëzuar të dhëna të tjera mbi veset negative dhe pikat e dobëta që dimë për ta, të përpunohet një letër anonime”.

Në raportin e datës 4 prill të viti 1987 thuhet se Aleksandër Kondo është aksidentuar nga një person anonim në datën 20 mars, duke i shpëtuar mrekullisht vdekjes. Sipas vet peshëngritësit shqiptar, siç raporton punonjësi i Sigurimit të shtetit me kodin ‘6110’, aksidenti ishte i rëndë, theu tre brinjë dhe pati një frakturë në qafë, por në spital qëndroi vetëm 3 ditë.

Ai shprehu për herë të parë dyshimet se dikush po kërkonte ta vriste. Në autostradë një person i paidentifikuar ndaloi makinën përpara tij dhe më pas i dha me shpejtësi, por duke qenë se ka rënë pa ndjenja në tokë nuk ka mundur të japë informacione sesi ka qenë ky person”.

Rreth një muaj më pas, më 2 maj të vitit 1987, Aleksandër Kondo humb jetën. Buletinët informativë në Shtetet e Bashkuara njoftojnë që në moshën 27-vjeçare, peshëngritësi shqiptar humbi jetën në një aksident automobilistik.

Në raportin e datës 15 maj të vitit 1987 shkruhet se kanë qenë dy persona, të cilët e kanë marrë, lëvizur nga padija Aleksandrin, duke e nxjerrë nga makina dhe duke e transportuar në një spital shumë larg, duke i shkaktuar kështu hemorragjinë që i solli humbjen e jetës./Marrë nga Top Channel

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander kondo intervista e shik-ut sigurimi i shtetit aleksander kondo intervista e shik-ut sigurimi i shtetit

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë