Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari, ka reaguar për vrasjen e ish të burgosur të komunizmit Haxhi Baçinozi. Në një postim në Facebook, Havari shkruan se ish i përndjekuri politik u vra një dorë e zezë.
“Menjehere mediat thuaj te gjitha pa marre informacion zyrtar qe e kane te detyrueshme kete gje , deklaruan se i ndjeri Baçinozi i kishte borxh viktimes 54 .000 dollare”, shkruan më tej ish-drejtuesi i Policisë.
POSTIMI I PLOTË I HAVARIT
Nje koment!
Mbreme tek liqeni i Tiranes u vra nga nje dore e zeze ish i burgosuri politik Haxhi Baçinozi. Menjehere mediat thuaj te gjitha pa marre informacion zyrtar qe e kane te detyrueshme kete gje , deklaruan se i ndjeri Baçinozi i kishte borxh viktimes 54 .000 dollare.
Por sot dolen disa deshmitare ish te burgosur politik miq vuajtjesh ne burgjet famkeqe te Burrelit e Spaçit te cilet deklaruan te kunderten se vrasesi i kishte 54.000 dollare borxh ish te burgosurit politik ketij njeriu te fisem .
Kete fakt e vertetoi dhe miku i vrasesit Myftar Pasha cili u dorezua sot ne polici e midis te tjerash tha: “Ne moment qe u perballem me Haxhiun e te birin, miku im Islam Myrtaj me tha, obobo kush e duron kete tani do me kujtoj borxhin dmth se ky plehra vrastar i kishte borxh te pa fajshmit”.
Te jem i sinqerte me erdhi keq qe fatkeqsit nuk u ndahen njerezve te vuajtur nga ajo diktature e ndyre ku biografin ta benim sekretaret e partis qe per fatkeqsin e kesaj shtrese por dhe te popullit vazhdojne te jen prezent ne jeten politiko shoqerore .
Mendova , kushedi ne çrrethana i ka marre leket borxh , hallexhinj se kane marre dot vehten si 90 % e tyre dhe pergjegjesin kryesore per gjendjen e tyre e ka ajo force politike qe me kredon e tyre erdhi ne pushtet ne vitin 1992 , te mos flasim pastaj per ndeshkimet ndaj krimineleve te atij rregjimi sikunder eshte rasti i Edmond Caja ish kapo i burgut te Spaçit i cili diten e revoltes u kthye ne kasap ku rrahu ne menyre ç’njerezore te burgosurit politik kryesisht me te rendesishmit midis tyre dhe Haxhi Baçinozi i cili u nda nga vdekja ne fill te perit me 25 vjet burg , por “ss” Caja nuk i hyri gjemb ne kembe , ketu nuk pati “Nyrenberg” dhe sigurisht llogjika e ftohte nuk e pranon kete .
Pyetja qe shtroj qetesisht rreth komentit te siperm eshte ky:.
Si ka mundesi qe e gjith kjo media moderrne me ushtri gazetaresh ne qender e ne teren , ne sinkron te plote me njera tjetren i dhane opinionit publik nje lajm te rreme , te ndyre , te turpshem dhe me e renda asnje nga udheheqesit e pushtetit te katert pas daljes se informacionit te vertete nuk kerkuan ndjes publike familjes se heroit antikomunist ?.
E dine keta zoterinj se ç’fare plage i kane hapur kesaj familje ?.
Perse valle , ç’eshte ky zell , nga ju buron kjo lloj sjellje qe menjehere drejtojne gishtin tek plaget e pa mbyllura te ketyre martireve dhe kur arrestohet ndonje nga pinjollet e komunizmit e bij e kalojne lehte sikur nuk ka ndodhur gje fare ?!.
Kete shkrim e bera sapo lexova te verteten e hidhur dhe ashtu ne irritim e siper shkruajta komentin .
Une e di ku eshte plaga dhe nuk e sheroj dot , ajo filloi kur u arrestua gjigandi i burgjeve komuniste Kurt Kola i cili nuk u be putha dore i pushtetit , nuk shkeli mbi vuajtjet e tij dhe te bashkvuajtsve gjithashtu.
Ndjehem krenar qe une nuk u bera vegel e pushtetit te kohes te shtypja shtresen time dhe kostua e ketij veprimi do i jepte frytet shume shpejt .
Rregjimi i dyte do me ndeshkonte jo me burg si i pari, por me largim nga puna .
Bashkim , hero i Spaçit qe ngrite krye mu ne zemer te bishes komuniste , te mori jeten krejt kot nje llum si shume llumra qe ka kjo shoqeri .
Ne vend te vritej ne atentat publik krimineli me damke qe jeton i lumtur ne Gjermani , Gjermania qe nuk u ndahet nazisteve dhe i denon me burg te perjetshem qofshin 90 vjeç, mban nje nazist komunist Shqiptar qe nuk i ndan gje nga ideologjia .
Uroj qe pas kesaj strukturat e shtetit Shqiptar Edi Rama te perfshihet ne kete historin e ketij njeriu dhe te mijrave qe jane persekutuar ne kocke nga ai rregjim , por dhe veglat mizore qe e mbajten ne kembe me Cajen me shoke.
Te vere ne dispozicion dhe nje shume eurosh per tu paguar bileten e avioneve ketyre deshmitareve okulare , te cilet jane te varfer dhe bashke me varferin vdes dhe historia , keshtu nuk ndeshkohen dhe kriminelet.
E ka per detyre shoqeria te paguaj per te ndeshkuar kriminelet e pa ndeshkuar , fundja qeverrit e radhes kane paguar deri ne 40.000 dollare per kollarexhinj te pushtetit te tyre, kur kane pasur probleme shendesore .
U prehsh ne paqe zoteri i nderuar Haxhi Baçinozi.
Mit’hat havari 17.03.2019.
Baxhinozi ishte origjinë nga fshati Radostinë i Fierit. Ai ka qenë i dënuar politik, nga Gjykata Ushtarake e Tiranës më 30 janar 1982, për agjitacion dhe propagandë, me 10 vjet heqje lirie dhe humbje të së drejtës elektorale për 5 vjet.
Sipas informacione të mëparshme që ka pasur për të në media, thuhet se ai u dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për “veprën e terrorit në bashkë-punim” (dënim i kombinuar).
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 16 marsit rreth orës 20:00 të mbrëmjes teksa 62-vjeçari kishte dalë për vrap me djalin e tij të mitur. (Lexo këtu) Aty është afruar dhe pas një konflikti verbal, ai ka nxjerrë armën e tij, tip pistoletë dhe e ka qëlluar disa herë. Pasi ka qëlluar ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Policia e Tiranës ka zbardhur ngjajren e ndodhur pak ditë më parë në lagjen “Komuna e Parisit”. Në një njoftim për mediat Policia bën me dije se k...
TIRANË- Gjatë festimeve të sotme në Tirianë për Ditën e Verës, të organizuara nga Bashkia Tiranë, një grup qytetarësh nuk kanë harruar të kujtojnë Ardit Gj...
SARANDË- Një vajzë vetëm 18 vjeçe ka humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në Borsh, ndërsa i dashuri i saj mbeti i plagosur.Ky i fundit ...
DIBËR- Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitoi sot katër vajzët e mbetura jetime pas një aksidenti tragjik të ndodhur të dielën e kaluar.Xha&ccedi...
MIRDITË– Ditën e sotme banorët e Kurbneshit, Mirditë kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të dy HEC-eve që janë planifikuar të ndërtohen mbi lumin e Urak...
MALIQ- Në sfidën e javës së 17-të në grupin B të Kategorisë së Dytë, që po zhvillohet në kryeqytet mes Termit dhe Maliqit, ka pasur sërish incidente.Sipas Paror...
VLORË- Qyteti i Vlorës sot është zgjuar mes tymit, pasi sërish ka pasur djegie gomash dhe mbetjesh. Edhe pse kjo gjë nuk është e lejuar, sërish djega e tyr...
TIRANË– Një aksident me një të lënduar ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 pranë ambasadës Turke. Dosja.al mëson se maki...
TIRANË- Një tjetër episode dhune ka ndodhur që në javën e parë të rinsjes së kampionatit të futbollit në Shqipëri.Sot në takimin mes Kastriotit dhe Tiranës...
TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga sot një 56-vjeçar, i cili dyshohet të jetë mik i autorit të vrasjes së 62-vjeçarit tek kodrat e l...