6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
KOSOVË – Në Kosovë ditën e sotme kanë hyrë në fuqi masat e reja të kufizimit të vendosura nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Këto masa, për dy javët e ardhshme ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente.
Shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill. Ato lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat.
Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre, siç janë dyqanet ushqimore dhe farmacitë, nga data 7 prill deri më datë 18 prill.
Në qendrat e hapura tregtare lejohet aktiviteti duke i respektuar masat dhe rekomandimet për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19.
Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar (nga data 12 prill deri me 18 prill), dhe të gjitha institucionet publike dhe private universitare nga data (7 prill deri me datë 18 prill) obligohen që të organizojnë online të gjitha aktivitetet mësimore.
Me masat e reja ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme).
Masat e reja janë kundërshtuar nga përfaqësues të bizneseve dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Kryetarët e komunave kanë vlerësuar se duhet të respektohen masat aktuale me rigorozitet, të rritet numri i aktiviteteve inspektuese, të rritet angazhimi dhe përkushtimi i policisë.
Ndërkaq, Oda e Afarizmit të Kosovës(OAK) ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që asnjë kufizim apo mbyllje totale e bizneseve të mos bëhet pa përkrahje paraprake financiare.
Përfaqësues të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, janë shprehur të shqetësuar me faktin se masat për mbyllje janë ndërmarrë pa pasur një plan konkret për ndihmë financiare.
Në arsyetimin e Qeverisë së Kosovës për masat e reja thuhet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka testuar me 147 mostra pozitive me koronavirus, për detektimin të variantit britanik të koronavirusit.
Të martën, më 6 prill, Kosova regjistroi tetë viktima dhe 489 raste të reja. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 94.656, i viktimave në 1.934 dhe i të shëruarve në 78.702.
Marrë nga REL
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
FINLANDË– Infermierja finlandeze, Sari Roos po u mëson kolegëve të saj një teknikë vaksinimi që i mundëson asaj të ‘shtrydhë’ më shumë doza nga shishet e v...
KINË– Prodhuesi kinez i vaksinës Sinovac Biotech është i mirë në nxjerrjen e produkteve të saj në treg. Ishte e para për të filluar provat klinike të...
TURQI– Profesorët e Spitalit të Fakultetit Mjekësor të Universitetit Manisa Celal Bayar (MCBU) vlerësuan rezultatet e përgjigjes imune ndaj vaksinës SARS CoV-2 ...
BRAZIL– Brazili ka regjistruar më shumë se 4,000 vdekje të lidhura me Covid në 24 orët e fundit për herë të parë, pasi një variant më ngjitës po shkakton ...
GREQI- Greqia po përgatit skenaret për një hapje graduale të vendit, por rastet e fundit duket se e bëjnë gati të pamundur këtë lëvizje.Vetëm 24 orët e fundit u...
KOSOVË- Dy ditë nga marrja e detyrës më të re si Presidente e Kosoves, Vjosa Osmani bëri dje betimin në një ceremoni të mbajtur më pak pjesëmarrës si pasoj...
BOTË– 7 Prilli çdo vit shënon festimin e Ditës Botërore të Shëndetit. Që nga fillimi i tij në Asamblenë e Parë Shëndetësore në 1948 dhe që nga...
SHBA– Qeveria federale e SHBA-së do të nisë një program të ndihmës për varrimin që do të sigurojë deri në 9,000 dollarë për të mbuluar shpenzimet e varrim...
NEW YORK-Ka bërë xhiron e mediat të huaja, letra e një pasagjereje të mbijetuar të anijes më famëkeqe në histori.Letra përshkruan ndjesitë dhe frikën së rese, ...
KOSOVË- Jonathan Rees, avokat i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar sërish që klienti i tij të liro...