“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Anëtari i grupit të ‘Avdylajt’/ Arrestohet Gjepali, pritet ekstradimi drejt Italisë
28 Janar 2022, 12:34Nga DOSJA
DURRËS– Saimir Gjepali është arrestuar nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku ishte dënuar me më shumë se 24 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Gjepali është një personazh i njohur i botës së krimit në zonën e Shijakut dhe Durrësit, ndërsa është liruar nga burgu në verën e 2020-tës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:Saimir Gjepali, 48 vjeç, banues në Shijak, Durrës.Këtë shtetas, Gjykata e Milanos, Itali, me vendimin e datës 24.02.2011, e ka dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg për veprat penale “Pjesëmarrjanë organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Ai u përfol dhe si anëtar i bandës së grupit të Avdylajve, që operonin në zonën e Shijakut dhe Durrësit, si dhe ka qenë objekt i OFL-së.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
DURRËS– 34-vjecari i arrestuar si autor i dyshuar i vendosjes së tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, Arlen H...
TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar zyrtarisht në KQZ kërkesën për tu regjistruar si subjekt politik në zgjedhjet e 6 Marsit. Për zgj...
TIRANË – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Kukësit, Fahrije Gjana (Vata)...
ELBASAN – Një alarm për minë me sahat mbajti në ankth për më shumë se një orë banorët e qytetit të Elbasanit. Rreth orës 10:30, një telefonatë në Drejtori...
TIRANË– Dy persona kanë përfunduar në polici pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga është arrestuar personi me inicialet E. L., 38 vje...
ELBASAN – Oficerët e xhenios mbërritën në zonën pranë ambulancës së qytetit ku raportohet se ishte vendosur një minë me sahat.Pas sinjalizimit për alarm p...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, sulmoi gjatë konferencës së gazetarëe kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha duke i etiketuar me togfjalëshin...