LIVE UPDATES
Bota

I emëruari për ambasador i SHBA, Hovenier: Pa një normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, rajoni do të mbetet i blloku

5 Tetor 2021, 21:13 Nga DOSJA
I emëruari për ambasador i SHBA, Hovenier: Pa një normalizim

Në Komitetin e Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, të martën, më 5 tetor, është paraqitur Jeffrey Hovenier, i nominuar i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden për ambasador në Kosovë. Gjatë paraqitjes së tij, Hovenier ka thënë se ka qenë pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për ta mbrojtur popullin e Kosovës gjatë luftës së fundit në disa aspekte, por ka theksuar rolin që ka pasur si pjesëtar i ekipit të Kombeve të Bashkuara, të krijuar nga ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, “i cili ka krijuar ‘Planin Ahtisari’ dhe ka hapur rrugën për pavarësinë e Kosovës”.

Ai ka thënë se nëse emërohet ambasador i SHBA-së në Kosovë, ai do ta ketë prioritet vazhdimin e mbështetjes amerikane për një Kosovë sovrane e demokratike.

Më pas ai ka përmendur mbështetjen për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, i cili siç ka thënë Hovenier – duke cituar presidentin Biden – duhet të ketë në qendër “njohjen reciproke”.

“Normalizimi i marrëdhënieve është thelbësor për stabilitetin rajonal dhe do të hapë rrugën për dy shtetet drejt integrimeve në institucionet euro-atlantike. Nëse më konfirmohet nominimi, unë do ta inkurajoj Kosovën që të angazhohet me konstruktivitet, fleksibilitet dhe urgjencë”, ka deklaruar ai para senatorëve amerikanë. Hovenier e ka përsëritur se Kosova është shtet i pavarur dhe se autoritetet në Kosovë qeverisin gjithë shtetin. Megjithatë ai ka përmendur sfidat me të cilat përballet ky shtet në këtë aspekt. Ai ka thënë se dialogu në Bruksel ka shënuar përparim në fushën e shërbimeve të doganave dhe gjyqësorit, mirëpo ende duhet bërë punë, sidomos në qeverisjen komunale.

“Ne e pranojmë se Serbia dëshiron të mbështesë komunitetin serb në Kosovë, kjo është e arsyeshme. Mirëpo kjo gjë duhet bërë brenda kornizës kushtetuese dhe sipas ligjeve të Kosovës”.

I pyetur nga senatori amerikan, Bob Menendez se si e sheh Hovenier rolin e Serbisë në procesin e dialogut me Kosovën, pasi sipas tij Serbia jo gjithmonë del të jetë “partnere e mirë”, i nominuari për ambasador ka thënë se do të punojë për të normalizuar sa më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Sikurse çdo problem tjetër në Ballkan, problemi kërkon punë nga të dyja palët. Fokusi im do të jetë për të inkurajuar autoritetet e Kosovës që të angazhohen me konstruktivitet dhe urgjencë në atë proces, mirëpo më duhet të pajtohem me ju se autoriteteve në Serbi u duhet shtytja e njëjtë dhe nuk mund të mos pajtohem me vlerësimin tuaj se bashkëbiseduesit serbë jo gjithmonë kanë qenë në atë linjë gjatë procesit”.

Mes tjerash gjatë paraqitjes së tij, Hovenier ka përmendur edhe rimëkëmbjen e Kosovës nga pandemia e koronavirusit. “Kur Kosova ka kërkuar ndihmën tonë, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar. Në shtator, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë mbi 500 mijë doza vaksinash të kompanisë Pfizer për Kosovën”, ka deklaruar mes tjerash ai. Ai ka përmendur edhe se do të punojë me partnerët në Kosovë për rritje të ekonomisë dhe adresim të shkallës së lartë të papunësisë në Kosovë. Në prezantimin e tij ai ka përmendur edhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ai ka thënë se do të mbështesë zhvillimin gradual dhe transparent të FSK-së, duke thënë se SHBA-ja mund të ndihmojë në avancimin e Kosovës nga konsumatore në ofruese të sigurisë.

“Nëse zgjidhem ambasador, do të mbështes zhvillim gradual dhe të vazhdueshëm të FSK-së në forcë multi-etnike, ndërvepruese me NATO-n dhe forcë për mbrojtje territoriale”. Hovenier ka thënë po ashtu gjatë prezantimit të tij se populli i Kosovës nuk e ka harruar rolin e SHBA-së në 20 vjetët e fundit.

“Si rezultat, Kosova është një nga vendet më proamerikane në botë dhe partnere e ngushtë”.

Ai ka thënë se pas zgjedhjeve të mbajtura në Kosovë në muajin shkurt, qeveria e re ka mandat të qartë dhe se marrëdhënia SHBA-Kosovë mbetet pozitive dhe produktive. I nominuari i Bidenit për ambasador në Kosovë, ka përmendur edhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për të strehuar përkohësisht disa afganë të evakuuar nga Afganistani, pas largimit të trupave ndërkombëtare nga ky vend.

Rruga drejt Perëndimit

Kur senatorja amerikane Jeanne Shaheen ka pyetur të nominuarit për ambasadorë në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë se si mund të drejtohen këto vende drejt Perëndimit dhe të mbahen larg ndikimit të Kinës dhe Rusisë, i nominuari për ambasador në Kosovë ka thënë se Kosova është rast “sui generis” në rajon, meqë as Rusia dhe as Kina nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës dhe rrjedhimisht nuk vërehet shumë ndikimi i këtyre shteteve.

“Në periudhë afatshkurtër, mendoj se detyra jonë është që të inkurajojmë autoritetet e Kosovës që të bëjnë reformat e kërkuara në mënyrë që të jenë të gatshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. BE-ja ka luajtur rol konstruktiv në disa aspekte kur është fjala për Kosovën, mirëpo keni të drejtë kur thoni se stimuli për anëtarësim ka qenë katalizator për reforma dhe ndryshime”.

Ai ka thënë se nëse zgjidhet ambasador ai do të punojë për të krijuar një momentum të ri. Hovenier ka shtuar edhe se do të inkurajojë edhe vendet e BE-së që nuk kanë njohur shtetësinë e Kosovës për të menduar rreth ndikimit që mund të ketë kjo gjë në procesin e anëtarësimit. Seanca për zgjedhjen e ambasadorit të ri në Kosovë vjen pas përfundimit të mandatit të Philip Kosnett si ambasador në Kosovë.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jeffrey hovenier jeffrey hovenier

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet