Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
FRANCË– Ditën e sotme u nda nga jeta ish-presidenti francez Zhak Chirac, një politikan i pandënshtruar, i cili pati një nga karrierat më të gjata politike në Europë.
Për disa vjet, 86-vjeçari vuante nga humbja e kujtesës, sëmundje që sipas mjekëve ishte një formë e Alzheimerit por me pasoja më të vogla.
Chirac, i cili ishte kreu i shtetit të Francës nga 1995 deri në 2007, duke vendosur rekordin si një nga politikanët më jetëgjatë. Chirac u zgjodh dy herë president, dy herë kryeministër dhe 18 vjet rrjesht kryebashkiak i Parisit.
Megjithëse koha e tij si president u shënua nga mosveprimi dhe stacionjimi politik, dhe pavarësisht se ai e la Francën po aq të ndarë dhe duke luftuar me borxhin në rritje, pabarazitë dhe papunësinë sërish ai ishte një nga politikanët më të preferuar të Francës.
Chirac do të mbahet mend ndërkombëtarisht për kundërshtimin e fortë të Francës ndaj pushtimit të Irakut të udhëhequr nga SH.B.A. në vitin 2003. Pikërisht me qëndrimet e tij anti-luftë, pëlqimi i qytetarëve ndaj tij u rrit me 90%.
“Lufta është gjithmonë një zgjidhje e fundit. Gjithmonë është dëshmi e dështimit. Gjithmonë është zgjidhja më e keqe, sepse sjell vdekje dhe mjerim, “tha ai një javë para se forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA do të pushtonin Irakun.
Një nga gjestet më të mëdha të Chirac ishte pranimi se Franca ishte përgjegjëse për mbledhjen e rreth 76,000 hebrenjve të dërguar në kampet naziste të vdekjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Fjalimi i tij se marrëzia kriminale e okupimit gjerman u ndihmua nga populli dhe shteti francez ngriti tabunë e fundit të regjimit kolektiv Vichy.
Chirac do të mbahet mend mbi të gjitha si një mjeshtër në artin e joshjes politike. Për dekada të tëra ai e magjepste publikun me shtrëngimin e tij të duarve të pafundme.
Ai shtrëngonte aq shumë duar gjatë udhëtimeve të tij në Francë, saqë gjatë natës i zhyste gishtat në një kovë me akull.
Ai kishte një nevojë të pashpjegueshme për të prekur dhe takuar njerëzit- pavarësisht nëse ishte një përqafim apo të puthte dorën e kancelares gjermane Angela Merkel si një xhentëllmen i vërtetë.
Chirac u tall shumë, madje nofka e tij ishte “Supergënjeshtari”.
Pas një gjyqi historik në vitin 2011, ai u bë ish-presidenti i parë që u dënua për korrupsion për një skandal të financimit të partisë kur ishte kryebashkiak i Parisit. Megjithatë, ai u pa të mishëronte në perfeksion rolin e presidentit francez si monark republican, gjë që më pas Nicolas Sarkozy dhe François Hollande e patën të vështirë që ta arrinin.
Politikisht ai njihej si “avulli”, për aftësinë e tij për t’u zhvendosur ashtu siç i pëlqente. Ai shkoi nga kontrolli shtetëror i kampionit në vitet 1970 në liberalizmin e tregut të lirë të Ronald Reagan në vitet 1980. Kur u zgjodh president në 1995, ai tronditi botën duke rifilluar testimin bërthamor në shpërthimet e atolit në Paqësorin e Jugut. Më pas nxorri në skenë si një eko-kampion në samitin e Tokës 2002, duke paralajmëruar: “Shtëpia jonë po digjet ndërsa ne shikojmë diku tjetër.”
Ai shkoi nga euroskeptiku i virgjër në fund të viteve 1970 për të transformuar në mbrojtësin e euros 10 vjet më vonë.
Gjatë më shumë se 43 viteve në politikë, Chirac u cilësua si një “buldozer” dhe “vrasës” i rivalëve. Ai ishte presidenti i fundit francez që kishte përvojë të drejtpërdrejtë nga luftat dhe kjo gjë e bënte një fans të strategjisë ushtarake dhe të kujdesit ndaj luftës.
Ai u fut në jetën politikë në fillimin e viteve 1960, si këshilltar i kryeministrit George Pompidou, duke u bërë deputet në Corrèze dhe më pas ministër. Para se të bëhej përfundimisht president në 1995, ai themeloi një parti politike, Rally Gaullist për Republikën, shërbeu dy herë si kryeministër dhe dështoi dy herë në zgjedhjet presidenciale.
Por kjo ishte pikërisht aftësia e tij për të marrë goditje dhe për t’u ngritur përsëri me një hijeshi që vetëm ai e kishte.
Kur Chirac u bë president në 1995, ai premtoi se do të ndryshonte: pabarazinë sociale, papunësinë dhe të tjera probleme që e mundonin Francën.
Por në vend të kësaj, reforma e kontestuar e pensioneve të qeverisë së tij dhe paketa e planifikuar e masave shtrënguese të sigurimeve shoqërore bëri që deri në 2 milion njerëz të dilnin në rrugë, duke shënuar grevat më të mëdha të shënuara në Francë që nga maji i vitit 1968. Mandati i tij u hamendësua me vendimin e tij katastrofik për të thirrur në parlament zgjedhjet në 1997. Socialistët fituan, duke e detyruar Chirac të ndante pushtetin.
Në vitin 2002, ai u rizgjodh president me 82% të votave pasi Jean-Marie Le Pen e Frontit nacional tronditi kombin duke shkuar deri në fazën e fundit. Chirac fitoi sepse shumë nga elektorati i majtë votuan për të në mënyrë që të ndalonin lideren e ekstremit të djathtë. Por më vonë Chirac tha se ndjente keqardhje për mosmundësinë për të krijuar një qeveri të përzier me ministra nga të gjitha anët politike.
Në 2002 ai ra dakord për pagesat e politikës së përbashkët bujqësore me Gjermaninë, duke siguruar edhe njëherë popullaritetin e tij.
Në Francë, ai u kritikua më shumë për dështimin për të administruar ndryshimin, shmangien e reformave dhe lejimin e pabarazive. Të gjithë këto sollën protestat e vitit 2005.
Në të njëjtin vit ai thirri një referendum për miratimin e kushtetutës të propozuar nga BE, por më pas nuk arriti ta shiste idenë te elektorati, i cili nuk votoi. Kjo ishte një goditje shkatërruese. Vlerësimet e tij të popullaritetit ishin më të ultat e çdo presidenti që nga paslufta.
Ndër historitë e tij të suksesit në detyrë ishte lufta për të përmirësuar sigurinë në rrugë e cila u llogarit se kishte shpëtuar 8,500 jetë në katër vjet. Ai rivendosi shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe uli mandatin presidencial nga shtatë vjet në pesë.
Ai ishte një burim i pashtershëm i shprehjeve që përmenden edhe sot. Njëherë ai tha për BE-në: Çfarë kërkon më shumë ‘çanta’, topat e mia në një pjatë?. Ndërsa për Britaninë ai tha: Nuk mund t’i besosh njerëzve që gatuajnë kaq keq. Por jo gjithmonë godiste. Njëherë ai bëri një koment për të cilin u pendua. Chiroc tha: Afrika nuk është e gatshme për demokraci. Kur mbante postin e kryebashkiakut të Parisit në 1991, ai bër një bisedë kontraverse për emigracionin dhe mënyrën se si francezër shqetësoheshin nga zhurma dhe era.
Ashtu si François Mitterrand para tij, edhe Chirac dëshironte të linte pas një projekt të madh kulturor dhe krijoi muzeun e Parisit Quai Branly; një monument buzë lumit i cili do të mbante kulturat afrikane, aziatike, amerikane dhe të tjera indigjene.
Gjatë gjithë presidencës së tij, ai u bezdis nga skandalet që vinin nga ditët e tij si kryetar në bashkinë e Parisit. Ai u shpëtua nga imuniteti, ndërsa sapo u largua nga detyra u fut nën hetim.
Në moshën 79 vjeç, Gjykata vendosi për të 2 vjet burg, pasi u shpall fajtor për përvetësim të fondeve publike si kryetar i Parisit. Fonde të cilat i përdori që të financonte në mënyrë të paligjshme partinë e tij.
Avokati i tij, Georges Kiejman, tha në atë kohë: “Ajo që shpresoj është se ky aktvendim nuk ndryshon në asnjë mënyrë dashurinë e thellë që francezët ndjejnë për Zhak Chirac.”
Ishte një shenjë e jetës dhe fatit të jashtëzakonshëm të Chirac që populli nuk e bëri.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHBA– Albërije Hadërgjonaj nuk rreshtet së provokuari me fotot e saj sensuale. Veshur me një rrobdeshamber, mbështetur në një ballkon, Albërija për pak e ...
TIRANË– Aktori i humorit, Elvis Pupa ka gjetur sozinë e tij, një kopje e frikshme. Eneda Tarifa ka komentuar në një nga fotot e Elvisit, ku etiketon ...
BRITANI E MADHE – Shkenctarët kanë mundur të zbërthejnë genetikën e oktapodëve, dhe arsyen përse ato janë totalisht ndryshe nga çdo krijesë tjetër detare...
L’Aurore 1902: Isa Boletini, armik i diplomatit rusL’Aurore” ka botuar, të enjten e 11 shtatorit 1902, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me refuzimin e vendosj...
TIRANË– Gazetarja Ilva Tare e ftuar mbrëmjen e djeshme në Soiree ka folur dhe për bashkëshortin e saj, ish-kryetarin e partisë Demokratike, Eduart Selamin....
TIRANË- Ëndrrat janë si një portë e hapur drejt të pavetëdijshmes dhe subkoshiencës sonë. Në momentin kur sytë tanë mbyllen dhe ne flemë gjumë, asnjëh...
TIRANË– Mbrëmjen e djeshme në emisionin Soiree ishte e ftuar dhe këngëtarja, Rezarta Shkurta. Mes shumë temash të ndryshme, Rezarta foli për famën dh...
TIRANË– Deklarata e zëvendësministrit të Infrastrukturës, Artan Shkreli ka bërë xhiron e rrjetit, ku i arsyetonte Gjergj Bojaxhiut se njerëzit në Tir...
TIRANË– Mbrëmja e djeshme në Soiree kishte mjaft personazhe televiziv të ftuar, mes tyre Gaz Pajën dhe Ilva Taren. Gazetarja Ilva Tare nuk la pa e th...
TIRANË– Këngëtarja Greta Koçi festoon sot ditën e lindjes dhe mbush plot 28-vjeçe. Por, pas orës 12 teksa ndodhej në studio duke punuar...