Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka folur lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në vendin tonë. Në një intervistë për “Real Story”, Kim tha se gjatë takimeve me qytetarët, këta të fundit i kanë shprehur pakënaqësinë se po përfaqësohen nga figura jo të denja. Ndaj ajo edhe ka lëshuar mesazhe për të gjithë drejtuesit e partive, duke nënvizuar se shumë shpesh ka vënë re se ata ia “pasojnë topin” njëri-tjetrit.
INTERVISTA ME YURI KIM:
Sokol Balla: Më herët, kur ju pyeta në fillim për vitin 2020 dhe gjithçka u arrit në marrëveshjet midis partive, më thatë se duhet t’i njohim meritën, ‘nëse ka të tillë,’ politikanëve shqiptarë. Pyetja ime është, a do ta kishin bërë pa ju?
Ambasadorja Kim: Nuk medoj se është e dobishme të flasim për gjëra hipotetike. Ajo që mund të them është se pamë një rol të dobishëm dhe u përpoqëm ta luanim sa më mirë mundëm dhe në fund, udhëheqësit e Shqipërisë bënë gjënë e duhur për vendin.
Sokol Balla: Duke u kthyer tek e njëjta çështje këtu, zgjedhjet. Pse po vizitoni kaq shpesh zyrën e Z. Celibashi, kreut të KQZ?
Ambasadorja Kim: E kam vizituar vetëm një herë.
Sokol Balla: Por përcollët shumë mesazhe.
Ambasadorja Kim: Jo, e vizitova një herë. Ky është mesazhi për zgjedhjet e 25 prillit që po vijnë. Ka marrëveshje të bëra nga të gjitha partitë dhe është me rëndësi që ato marrëveshje të zbatohen. Shoh për shembull marrëveshjen e 5 qershorit. Dhe një pjesë e madhe e saj është zbatimi i identifikimit elektronik si mënyrë për të ulur mashtrimet në zgjedhje. Mendoj se është me rëndësi që KQZ dhe Ministria e Brendshme ta zbatojnë atë plotësisht. Me sa kuptoj, ka ecur pak ngadalë që njerëzit të rinovojnë aplikimet, kartat e identitetit. Mendoj se njerëzit nuk duhet të presin. Nxora një mesazh, mendoj edhe të tjerët, dhe dëshiroj të vë në dukje që është një mesazh dypartiak. Nuk është diçka në të mirë të një pale apo një tjetre dhe, disa njerëz pyetën, e bëni në favor të opozitës, dhe duhet të them që rindava një lajm për Ministrin Çuçi që nxiste njerëzit të merrnin ID e tyre. Pasi e rindava këtë, edhe opozita ishte dakord që është me rëndësi që kushdo t’i nxjerrë ID sepse ashtu do mund të shprehin mendimin më 25 prill. Pra, duhet t’i sigurojmë elementët teknikë si duhet dhe KQZ duhet të prioritizojë çfarë është me rëndësi dhe çfarë është bazike. Dhe në fund, të gjithë duhet të marrin pjesë. Secili duhet të marrë pjesë.
Sokol Balla: Po ashtu, reaguat dy herë, një retëeet me koment, që na kujtonte ne ose ata, në fakt jo ne, por ata, politikanët për listën e zezë të Departamentit të Shtetit. Çfarë lidhje ka midis kësaj dhe procesit zgjedhor?
Ambasadorja Kim: Kur unë …
Sokol Balla: … nëse mund të sqaroni diçka më shumë…
Ambasadorja Kim: Patjetër. Kur takohem me shqiptarë të zakonshëm, një nga gjërat që pothuajse të gjithë përmendin është korrupsioni, në politikë, biznes. Ata flasin se duan politikanë më të mirë që t’i përfaqësojnë dhe, njerëzit janë të mençur, e dinë çfarë ndodh. E dinë se kush është kush. Ka ligje që Shqipëria i ka për dekriminalizimin që ndalon kandidimin e personave të dënuar apo zgjedhjen e tyre në parlament. Por ka edhe individë të tjerë që janë të njohur që të ulen në kuvendin e popullit, duke bërë legjislacion e ligje, apo jo? Dhe këtë përpiqem të vë në dukje, ndaj mendoj se udhëheqësit e partive duhet të marrin përgjegjësitë. Kam vënë re që sa herë flas për këtë, secili pretendon sikur unë flas për palën tjetër. Dhe më duhet të them, dua të jem shumë e qartë, po flas për ty. Po i flas Z. Rama në cilësinë e tij si kreu i PS; po i flas Z. Basha si kreu i PD; po i flas edhe Znj. Kryemadhi; po i flas kujtdo që drejton një parti politike. Është përgjegjësia juaj dhe po ju flas ju. Pra, askush nuk mund të ngatërrohet sikur po i flas palës tjetër. Dhe diçka tjetër. Dëgjoj edhe për njerëz në partitë politike, udhëheqësit politikë në veçanti, duhet të luajnë ndershëm dhe duhet të jenë të ndershëm. Dhe një element i kësaj është se kur një parti përjashton dikë sepse ai person nuk kaloi vetingun në partinë e tyre, ai person nuk duhet marrë nga një parti tjetër për avantazh politik. Kjo nuk është e pranueshme dhe ky është pozicioni i Ambasadës së SHBA por besoj është edhe pozicioni i popullit shqiptar. Mendoj se duan politikë më të pastër. Mendoj se duan gjykata më të pastra. Mendoj se duan udhëheqësi të vërtetë, të ndershme nga partitë politike dhe unë jam me ta.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Matthew Palmer, Zëvendës-Ndihmës Sekre...
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur për stërvitjen më të madhe ushtarake që pritet të zhvillohet në Shqipëri gjatë muajve maj-qershor. E ...
KUKËS– Një bisedë mes kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe punonjësit të tij është bërë virale në rrjetet sociale. Tematika e bisedës është pun...
PËRRENJAS– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ditën e sotme ka zhvilluar një takim me gratë e Përrenjasit. Në fjal...
TIRANË– Sekretarja e përgjithshme e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda, ka folur lidhur me miqtë e saj më të ngushtë, të cilët i ...
TIRANË– Zv.ministër i Financave, Besart Kadia, ka reaguar në lidhje me programin ekonomik që Partia Demokratike ka prezantuar ditën e sotme.Në një in...
TIRANË– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaron pasuri familjare me vlerë 12.7 milionë lekë. Si ka ndryshuar pasuria e saj nga viti 2014 deri në fun...
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca është infektuar me koronavirus.Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në një postim që ka bërë n...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Erion Veliaj inspektuan sot punimet në kantierin e ...
DURRËS- Këshilli bashkiak i Durrësit ditën e sotme ka zhvilluar mbledhjen virtualisht për shkak të panemisë së Covid-19.Në njoftim për mediat, bëhet e ditu...