“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
I ftohti ekstrem përfshin Greqinë, autoritetet po përgatiten të mbyllin shkollat
23 Janar 2022, 09:30Nga DOSJA
ATHINË – Greqia po konsideron të mbyllë të gjitha institucionet arsimore si pasojë e motit të keq. Vendimi është bërë publik nga Guvernatori i Atikës, George Patoulis, i cili tha se çdo vendim do të marrë parasysh parashikimet e meteorologëve për valën e motit të keq dhe si do të zhvillohet kjo në 24 orët e ardhshme
“Sipas asaj që dimë deri tani presim që e gjithë Atika të jetë e veshur “në të bardha” mëngjesin e së martës. Ky fakt duket se do të çojë në mbylljen e shkollave ditën e martë, ndoshta edhe të mërkurën. Çdo vendim do të merret në konsultim me 66 kryetarët e bashkive të Atikës dhe njoftimet do të bëhen pasditen e së dielës.”, deklaroi Guvernatori Patoulis në lidhje me vendimin në fjalë të qeverisë greke.
Sipas Patoulis, vendimi në lidhje me mundësinë e mbylljes së shkollave të hënën do të merret duke marrë parasysh faktorë të veçantë, si për shembull nëse do të mund të bëhet mësimi në shkolla për shkak të temperaturave të ulëta dhe nëse nxënësit do të mund të lëvizin në dhe nga shkolla.
SHBA– Aktori amerikano-austriak Arnold Schwarzenegger është përfshirë në një aksident të katërfishtë në Brentwood. Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një ...
ZELANDË E RE – Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka anuluar dasmën e saj pasi njoftoi kufizime të reja për Covid-in. I gjithë vendi ësht...
BRITANI E MADHE – Pas dy vjetësh me infektime, viktima dhe kufizime, koronavirusi duket se ka marrë një formë të re. Varianti i ri Omicron është duke u pë...
GREQI – Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Greqi janë regjistruar disa lëkundje të forta sizmike, të cilat kanë qenë me magnitudë 4.3 ballë i shkallës Rih...
MAQEDONI E VERIUT – Reformat në administratën shtetërore të Maqedonisë së Veriut duhet të bëhen duke ndjekur parimet e Marrëveshjes së Ohrit të cilat janë...
EUROPË Mijëra qytetarë europianë protestuan sot në disa kryeqytete të kontinentit të vjetër kundër masave të ashpra të qeverivë përkatëse për t’u mbr...
SHBA – Familjet që banojnë në bregun e Big Sur në Kaliforni po evakuohen me shpejtësi nga ekipet e shpëtimit pas zjarri i rënë mbrëmjen e djeshme është pë...
SHBA – Universiteti i Rhode Island në SHBA ka vendosur të heqë titullin e doktoraturës në drejtësi për ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut Rudy Giuliani dhe i...