"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“I heq kapelen”, mjeku Myftar Barbullushi flet për të vetmin ilaç veprues ndaj Covid-19: ‘Receta’ e M
29 Mars 2020, 14:42Nga DOSJA
TIRANË– Mjeku Myftar Barbullushi shprehet se i vetmi ilaç që premton ndalimin e veprimit të virusit Covid-19 është Remdesivir. Në një shkrim ku fut në mes, studimet që janë bërë deri më tani dhe fazën ku ka arritur lufta e shkencëtarëve që po punojnë për një medikament kundër koronavirusit, Barbullushi shkruan se Remdesivir është i vetmi i laç që i heq kapelen nga këto studime që janë bërë.
Ndër të tjera, mjeku e lidh aktualitetin me historinë e Pandorës, gruas që hapi vazon “pithos”, duke çliruar të gjitha sëmundjet dhe fatkeqësitë e kesaj bote, pervec Shpresës qe mbeti brenda. Sipas Barbullushit, ky ilaç dhe shumë studime të tjera mund ta ndihmojnë njerëzimin të rregullojë gabimin e Pandorës dhe që më në fund të çlirohet Shpresa. gjithashtu, Barbullushi shkruan se kjo me këtë recetë i erdhi në ndihmë Miguel Servantes me tregimin e tij “Doktori prej Qelqi”, ku personazhi kryesor, Tomas Rodaja, pasi ha nje ftua të “helmuar”, të ofruar nga një zonjë e pasur për të fituar zemrën e tij, beson se tashmë eshte i gjithi prej qelqi, dhe izolohet në shtëpi.
Shkrimi i plotë i mjekut
Nje rrefenje me te verteta shkencore mbi Coronavirus. Perënditë i kishin dhënë Pandorës, gruas së parë në botë, një vazo të mbyllur, “pithos”, që nuk duhet ta hapte kurrë. E shtyrë nga dobësitë njerëzore, ajo e hapi atë, duke çliruar të gjitha sëmundjet dhe fatkeqësitë e kesaj bote, pervec Shpresës qe mbeti brenda, në buzë të vazos. Sigurisht, shkencëtarët insisitojnë se SARS-CoV-2 nuk doli nga një vazo, aq më shumë nga një vazo laboratori, ne Kine apo Amerike, histori teorish konspirative, te cilat kane marre krahë nga nje emision i RAI 3 cfaqur ne televizionin italian. Në numrin e fundit të revistës Nature Medicine, pak dite me pare, u publikua një artikull bindës që nuk le asnje hapesire per deduksione te tjera. Duke studiuar “majën” e jashtme të atyre organelave të vogla te virusit, grepat me te cilin virusi kapet tek qeliza e njeriut, ata panë se përbërja proteinike e tyre ishte aq perfekte sa vetem seleksionimi natyror dhe aspak inxhinieria gjenetike, mund te krijoje te tille mrekulli funksionale. Nga ana tjeter, nëse dikush do te kërkonte të krijonte një koronavirus të ri ne laborator, do ta kishin ndërtuar atë nga shtylla kurrizore e një virusi te njohur. Ne te vertete studimi i mesiperm zbuloi se shtylla kurrizore e SARS-CoV-2 ndryshonte në mënyrë thelbësore nga ato të koronavirusëve tashmë të njohur dhe ngjante shume me viruse që jetojne tek lakuriqi i natës dhe pangolina. Dallimet janë të vogla, por domethënëse, dhe e kane origjinën tek mutacionet spontane. Nepermjet biologjise molekulare shkenca foli.
Prej vitesh kafshët që e transmetuan sëmundjen nga lakuriqët tek njerezit, pangolinat e varfëra, të vetmuara e të kërcënuara nga zhdukja, janë objekt i tregëtisë së paskrupullt për mishin e tyre te shijshem dhe cilësitë e supozuara mjeksore. Deri pak muaj me pare kjo drame makabre, titulluar “Lakmia”, interpretohej poshte banaqeve te nje tregu ilegal te qytetit Ëuhan nga Njeriu, si Zot i vetëshpallur, tashme, qe nuk i jep llogari askujt, duke bërë kerdine mbi kafshet e tjera dhe ekosistemin qe na rrethon, ne kerkim te bollëkut, rehatisë dhe qejfit, edhe pse gjithmone i palumtur, gjithmone i pa kënaqur. Ku ka me te rrezikshme se Perendite e pakenaqura dhe te papergjegjshme kur nuk dine cfare duan ? Në botën tonë të mbipopulluar nga thuajse 7.8 miliardë njerëz, pikerisht kjo qasje e paskrupullt dhe e papergjegjeshme e njerezimit sherben si një pjate petri me bujon, e shkelqyer per lindjen dhe rritjen e ushtrive të viruseve. Sa here qe shkenca i sfidon, viruset modifikohen gjenetikisht e kthehen akoma më të fortë e më rezistentë ndaj mjekimeve. “I’ll be back”, do te kthehem perseri, shprehja e famshme e Shvarcenegerit tek filmi Terminator e “detyroi“ mikrobiologun Joshua Lederberg, mbajtës i cmimit Nobel, të shprehet: “Ne nuk e deshëm armikun, por ai erdhi …… e ne nuk jemi gati per lufte…. nuk kemi arme….. “ Arme? Anthony Fauci, virologu i famshem amerikan, ne mbeshtetje te padurimit tone per te perdorur armët, skemat e mjekimt te perdorura ne epidemite e mepareshme virusale, (skema japoneze me kombinim barnash antivirale) apo skemat e mbeshtetura ne spekullime te arsyeshme shkencore (medikamentet kunder malarjes te kombinuara me antibiotike apo imunosupresoret biologjike) na kujtojn se është thelbësore që mjekimi te mbeshtetet ne studime te thelluara shkencore me paciente te zgjedhur ne menyre rastesore dhe me grupe kontrolli, edhe pse kjo do te kerkonte disa muaj. Narrativa e perdorimit te mjekimeve te malarjes, cloraquine dhe hydroxicloraquine, mbeshtetet ne disa studime të vogla, nga Kina dhe Franca, te cilat kanë mangësi dhe ofrojnë pak për pacientët në përgjithësi. Studimi francez bazohet në vetëm 36 persona. Mjekimi me hydroxicloraquine dhe azitromicinë eshte i rrezikshem, pasi rrit rrezikun e aritmisë. Pak dite me pare, një spital në Arizona raportoi se një prej pacientëve të tij vdiq pasi vetëmjekohej ne kushte shtepie me klorokine. Edhe ne Nigeri raportohen dy raste te tjera. Ne pritje te medikamentit te ri, studjuesit dhe mjekët në të gjithë botën po garojnë për të gjetur se cili nga mjekimet ekzistuese mund të perdoren në luftën kundër COVID-19. Sipas nje studimi te raportuar nga National Geographic, shumica e mjekeve te intervistuar shpresojne shume tek Remdesiviri, një ilaç antiviral që bllokon aftësinë e virusit për tu shumuar. “Te vetmit ilac te cilit do ti hiqja kapelën, eshte Remdesivir,” shprehet virologu Perlman
Ne pritje te armeve shkencore dhe cka eshte me e rendesishmja, vaksines, ne izolimin tone, na vjen ne ndihme Miguel Servantes me nje recete qe, ne mos qofte arme, te pakten na ndihmon ta perdorim me mire kohen qe virusi na fali. Në tregimin e tij “Doktori prej Qelqi”, personazhi kryesor, Tomas Rodaja, pasi ha nje ftua të “helmuar”, te ofruar nga një zonjë e pasur per te fituar zemren e tij, beson se tashme eshte i gjithi prej qelqi, nga koka tek kembet, lehtesisht i thyeshem nga cdo goditje sado e vogël. Per kete arsye, pjesen me te madhe te kohes ai qendron i izoluar ne shtepi, por, edhe kur del, perpiqet te mos takoje njeri. Pertej kësaj, djaloshi manifeston një zgjuarsi dhe mençuri të pashembullt dhe njerezit përfitojnë nga kjo për ta pyetur atë dhe për të marrë këshillat e duhura. Duke qene transparent si xhami ai eshte jashtëzakonisht i sinqertë, pasi “qelqi lejon qe shpirti i tij të transmetohet me nje shpejtësi dhe pasterti më të madhe se sa lejon trupi yne, kjo lëndë e rëndë dhe tokësore”.
Më të ngjashëm se kurrë me Tomasin e “helmuar”, të thyeshëm e të friksuar ndaj cdo kontakti, me shpresen qe te jemi bërë edhe më të mencur, te mbyllur ne hapesirat e ngushta te shtepive tona, ku koha rrjedh mjaftueshem per te filtruar gënjeshtra, mëri dhe sekrete. Relacionet tona, tashme ne nje trup lakuriq dhe transparent prej qelqi, e bejne te detyrueshem riinterpretimin e tyre, pasi nuk mund të fshihemi me. Nese e bejme kete, vetem atehere mund të jemi në gjendje t’i rikthejmë demonët përsëri në vazo, duke korigjuar gabimin e Pandores e duke modifikuar deri dhe mitin qe ….Shpresa e mbetur brenda buzës se vazos… te dale jashte saj. Myftar Barbullushi
Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Pandemia e shkaktuar nga Covid 19 ka nxjerrë në skenë dhe një tjetër ”sëmundje”, siç është ajo e varfërisë dhe urisë, që prej shekujsh, marr...
TIRANË– Humoristi i njohur Zef Deda ka emocionuar përsëri shqiptarët ditën e sotme. Nëpërmjet një komunikimi përmes mjë lidhje me Skype për Fax News ai ka ...
TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari është treguar e gatshme për të ndihmuar familjet shqiptare që kanë nevojë për ushqime dhe për ndihmë në këto ditë të...
TIRANË– Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri është shprehur se në Shqipëri po ndodh diçka e mirë pasi nuk ka një shpërthim të rasteve të infektimeve. Në n...
Vlorë-Rastet e fundit të dyshuara me COVID-19 në Vlorë kanë rezultuar negative. Burime për Dosja.al pranë spitalit të Vlorës bëjnë me dije se personat e dyshuar...
Aktualitet29 Mars 2020, 13:21
ANGLI– Një shqiptar i dënuar me 23 vite burg në mungesë, për vrasje, i ka shpëtuar ekstradimit nga Anglia. Sipas Top Channel, mediat angleze shkruajnë se gjykat...
Tiranë- Hapet spitali i dytë COVID. Që nga dita e sotme spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë COVID në vend, në të cilin është realizuar edhe një ndërh...
Lezhë- Bashkia Lezhë ka njoftuar së fundmi se për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, të moshuarit nuk do dalin më nga shtëpia për asnjë motiv. Në njoft...
Tiranë-Ambasada amerikane në vendin tonë ka njoftuar se po përpiqet që të gjejë mundësinë që të largohen nga Shqipëria qytetarët amerikanë që duan të lëvizin.“A...