LIVE UPDATES
Aktualitet

‘I kanë shkaktuar ankth, shqetësime’/ Zbardhet urdhëri i prokurorit për të riun nga Gjakova që përndiqte Luana Vjollc

5 Shkurt 2021, 11:26 Nga DOSJA
‘I kanë shkaktuar ankth, shqetësime’/ Zbardhet

TIRANË-Prokurori që do merret me çështjen e moderatores Luana Vjollca ka urdhëruar që të nisë regjistrimi i procedimit penal. Në regjistrimin e procedimit, prokurori Enklid Gjini bën të ditur se Ajdin Morina e kishte shqetësuar Vjollcën, duke e ndjekur në punë, banesë madje dhe në rrjetet sociale.

I riu kishte qënë në banesën e moderatores në vitin 2010 mirëpo nuk është lënë të hyjë më tej nga sigurimi, sërish ai ka tentuar dhe në fillim të këtij muaji duke i shkuar deri në ambientet e punës. Ky i fundit i kishte shkruar dhe ne email, duke e shqetësuar moderatoren aq shumë sa ka kërkuar ndihmën e një truproje.

Prokurori kërkon që të nisin menjëherë hetimet si dhe të ngrihet akuza penale ndaj të riut për ‘Përndjekje’.

URDHER PER REGJISTRIMIN E PROCEDIMIT PENAL

Në Tiranë, viti 2021, muaji shkurt, data 02. Unë Enklid Gjini, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi studiova aktet e kallëzimit penal nr. 1336, konstatova: Më datë 01.02.2021, rreth orës 21:30 është paraqitur shtetasja Luana Vjollca, e cila ka kallëzuar se shtetasi Ajdin Morina e kishte shqetësuar shumë me përndjekje dhe aktualisht ishte në një proces gjyqësor, me të cilin nuk kishte mbaruar akoma dhe nuk ishte marrë ndonjë vendim në lidhje me kallëzimin e saj të parë.

Ajo kallëzoi se shtetasi Ajdin Morina ka qenë më datë 31.01.2010 në rezidencën ku banon shtetasja Luana Vjollca, por nuk e kishin lënë shërbimet e sigurisë që ai të hynte. Shtetasi Ajdin Morina ishte larguar pas disa kohësh, por ai kishte kërkuar që të takohej me Luanën pasi ishte një fans i saj.

Më datë 01.02.2021, rreth orës 14:20, ai kishte qenë sërish te vendi i punës së Luana Vjollcës, pikërisht te “Top Channel”, ku kishte tentuar që të hynte për të takuar Luanën, por nuk e kishin lënë që të hynte shërbimi i sigurisë.

Shtetasi Ajdin Morina i dërgonte asaj e-mail-e që prej një viti, gjë që i kishte sjellë asaj shqetësim të madh. Ky shtetas i ka shkruar edhe në rrjete sociale, por pasi Luana e ka bllokuar, ai ka filluar që t’i shkruajë në e-mail-in e punës që e ka të afishuar në “Instagram”.

Me anë të këtyre mesazheve në e-mail, ai i shprehej se ajo do të ishte e tij me zor, si dhe kishte terrorizuar familjarët e saj. Shtetasja Luana Vjollca ka deklaruar se Ajdin Morina është bërë një shqetësim për të, pasi ajo nuk mund të jetojë një jetë normale dhe për këtë ka punësuar një truprojë që ta shoqërojë, pasi ky shtetas i ka shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.

Në lidhje me këtë shtetas ka rezultuar se nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është ngritur akuzë ndaj tij për veprën penale “Përndjekja”, parashikuar nga neni 121/a/1 i Kodit Penal dhe çështja është dërguar për gjykim.

Nga sa më sipër rezulton se shtetasin Ajdin Morina, megjithëse është dërguar për gjykim për këtë vepër penale në dëm të shtetases Luana Vjollca, ka vazhduar me përndjekjen e tij ndaj saj, duke shkuar te vendi i punës, duke shkuar në banesën e saj dhe duke vazhduar të kryejë veprime që krijojnë gjendje ankthi dhe frike.

Për të grumbulluar të dhëna të nevojshme lidhur me përcaktimin e faktit dhe të veprës penale, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë penale dhe të personave që kanë kryer veprën penale, është e domosdoshme kryerja e hetimeve të nevojshme lidhur me ushtrimin e përndjekjes.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ajdin morina luana vjollca ajdin morina luana vjollca

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet