LIVE UPDATES
Aktualitet

Kokainë, armë, vjedhje! Shtatë persona përfundojnë në pranga në Tiranë

5 Shkurt 2021, 11:16 Nga DOSJA
Kokainë, armë, vjedhje! Shtatë persona përfundojnë

TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtatë persona të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë A. Sh., 20 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 22 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, si dhe shtetasve I. K., 21 vjeç, R. A., 21 vjeç dhe E. A., 19 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, pasi dyshohet se kanë pasur dijeni për lëndën narkotike që kishte shtetasi D. K. dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve ligjzbatuese.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. M., 49 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”. Më datë 04.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit D. L., 21 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

NJOFTIMI:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.Shërbimet e Komisariatit Nr. 3, gjatë patrullimit në rrugën “Petro Marko”, kanë konstatuar shtetasin A. Sh., të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve, nga Seksioni i Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 20 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Forca e posaçme “Shqiponjat”, në zbatim të Planit të Masave për goditjen e paligjshmërisë dhe evidentimin e personave që lëvizin me lëndë narkotike me vete, në Sauk, kanë ndaluar për kontroll mjetin me drejtues I. K. dhe pasagjerë shtetasit D. K., R. A dhe E. A. Gjatë kontrollit të mjetit, në sediljen e pasme, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, e cila i përkiste shtetasit D. K. Në përfundim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 22 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, si dhe shtetasve I. K., 21 vjeç, R. A., 21 vjeç dhe E. A., 19 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, pasi dyshohet se kanë pasur dijeni për lëndën narkotike që kishte shtetasi D. K. dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve ligjzbatuese.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Sh., 20 vjeç, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, punonjësit e policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një armë të ftohtë (dorezë metalike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. M., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.•Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. M., 49 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.•Më datë 04.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit D. L., 21 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane arrestime ne tirane

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen