Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha akuzoi mbrëmjen e kaluar Institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit duke u shprehur se vendosin gjoba për dosjet që përgatisin. I ftuar në “ABC LIVE”, Hoxha tha KLSH e ka si praktike punë që kur auditon një institucion harton një raport paraprak që është shumë i fortë, i dërgohet një institucioni për reflektim dhe në rrugë korruptive raporti përfundimtar është tjetër nga ai parapraku.
Hoxha tha se kjo ndodh për shkak të ndërhyrjeve deri në nivelet politike ose të korrupsionit, që bëhen në mnëyrë që të mos hapen telashe drejtuesve të institucioneve në prokurori. Gazetari shton se ‘KLSH për të justifikuar punën, i çonte dosjet në prokurori, në pjesën dërrmuese, këto cështje ktheheshin pas, sepse ose ishin materiale të mbledhura keq ose kishte shkelje, ose provat nuk ishin të mjaftueshme.’
“Fakti që i drejtohen SPAK-ut, padyshim që duhet respektuar se mbi të gjitha tregon besim te organet e reja. Por problemi me KLSH qëndron se ka një historik shumë negativ të kallëzimeve që bën. KLSH e ka si praktikë pune, kur auditon një institucion harton një raport paraprak, që vazhdimisht është shumë i fortë, i çohet institucionet të reflektojë, i jepet kohë të reflektojë edhe në rrugë korruptive dhe raporti përfundimtar gjithmonë është krejt tjetër nga ai paraprak. Dhe kjo ndodh ose për shkak të ndërhyrjeve deri në nivel politik ose të korrupsionit, të pagesave që bëhen që të mos u hapen telashe drejtuesve të institucioneve në prokurori. Dhe në rastet kur KLSH për të justifikuar punën, i çonte dosjet në prokurori, në pjesën dërrmuese, këto cështje ktheheshin pas, sepse ose ishin materiale të mbledhura keq ose kishte shkelje, ose provat nuk ishin të mjaftueshme. Nëse dëgjoni në parlament, opozita i referohet KLSH, që përgjithësisht konstaton qindra milionë euro shkelje, por që nuk ka masa.– tha gazetari.
Më pas, Hoxha tha se faji i vihet prokurorisë mirëpo shton se KLSH duhet të dokumentojë mirë dosjet që dërgon për dokumentim.
Deri tani i vihej faji edhe prokurorisë, por unë kam parë dosje të qepura mirë që prokuroria nuk ka ku të shkojë. Uroj që meqë KLSH ka ndryshuar drejtuesit, të mos ndjekë të njëjtën praktikë, të çojë sa më pak dosje por të qepura mirë. Duhet që të dokumentohen mirë. Unë uroj që në rastin konkret të mos ketë ndodhur e njëjta gjë, që bën KLSH kryesisht, që kur nuk gjen marrëveshje me institucione ja çon prokurorisë dhe pastaj mundohet të bëjë një marrëveshje treshe dhe në rastin konkret të mos dërgohen dosje për t’u bërë medatike dhe zhurmë. Më mirë një hetim korrekt, një material i qepur mirë, që SPAK të çojë një dosje të plotë në gjykatë. Nuk ka vlerë ajo që ka bërë KLSH deri tani, që çon një referim prokurorit, prokurori e çon në gjykatë dhe gjykata jep një vendim pafajësie dhe në fund thuhet ja gjykata e ka fajin. KLSH ka pasur deri tani, që ka bërë edhe hetime selektive për interferenca politike. Gjatë viteve të fundit KLSH ka qenë pjesë e opozitës, drejtuesi ishte i zgjedhur nga opozita dhe drejtuesi gjente qeverinë me 1.2 mld euro shkelje dhe në fund të mos ketë asnjë të dënuar, kjo është qesharake.Atëherë si është e mundur? Ka edhe raste të tjera selektive për të favorizuar kompani të veçanta në tenderat e infrastrukturës, që për shkak të hetimeve të KLSH dilte jashtë loje një nga kompanitë që do të merrte pjesë në tender dhe kur tenderi ishte zhvilluar pushohej hetimi ndaj kompanisë” deklaroi ai.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Çmimi i naftës është rritur dhe do të vijojë të rritet në vendin tonë. Kështu ka paralajmëruar edhe vetë Ministrja e Financave, Delina...
TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur i përpiktë në ambiemtet e Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe K...
TIRANË – Çmimet e naftës po rriten, përsëri, duke rritur inflacionin dhe duke gërryer besimin e konsumatorëve. Çmimet e naftës së papër...
TIRANË– Vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” pa Rithemelimin, ishte një vendim i pashmangshëm...
VLORË-Emanuel Koço është i riu i arrestuar në Vlorë pasi ishte i shpallur në kërkim për tentativë vrasje. 17-vjeçari ishte në kërkim për ngja...
TIRANË– Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të regjistrojë në zgjedhje koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, por pa ish-kryeministrin ...
TIRANË– Kryekomisioneri e ka konsideruar legjitime kërkesën e tre partive për tu regjistruar si pjesë e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’. I...
VLORË– Reshat Radhima, 56 vjeç, i dënuar me 4 vite e dy muaj burg nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si...
TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në ambientet e Apelit të Posaçëm. I shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia, Tahi...
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të regjistrojë koalicionin “Shtëpia e Lirisë” për të garuar në zgjedhjet e pjesshme lokale që p...