LIVE UPDATES
Aktualitet

I nxorrën shpatullën në Komisariat, qytetari denoncon dy policët e Pogradecit

12 Janar 2022, 22:10 Nga DOSJA
I nxorrën shpatullën në Komisariat, qytetari denoncon dy

POGRADEC – Një qytetar nga Pogradeci ka denoncuar ditën e sotme dhunën e ushtruar ndaj tij nga disa punonjës të policisë.

Elton Muço ka treguar në emisionin Stop se ka qenë në një festë të organizuar nga Bashkia e Pogradecit në ambient publik, kur disa punonjës policie pasi e parë disa herë i kanë kërkuar që të shkojë me ta dhe të futet në furgonin e policisë. Ai thotë se aty ka nisur dhuna ndaj tij dhe se policët i shkaktuan fraktura të rënda. Kjo nuk mbaron me kaq pasi sipas Mucos pasi e shoqëruan në komisariat i nxorrën edhe shpatullën pasi i përplasën derën.

Në datë 3 Tetor në festën e verës këtu në Pogradec ka qenë një moment që siç mblidhen të gjithë me organizimin e bashkisë për festën që bëhet çdo vit, ka ardhur në një moment duke konsumuar diçka që kemi porositur për të pirë, ka kaluar polici mbrapa meje dhe më ka tërhequr vëmendjen një kushëriri im. Në një moment është afruar patrulla policore afër meje dhe më kanë tërhequr të shkoj pak me ta. Në moment që kam ecur drejt furgonit, ju kam thënë zotëri nuk hipi në furgon, më thuaj një arsye“, tregoi ai.

Ai tha se i njeh disa prej policëve që e dhunuan. Ai përmend emrat e Kejsi Balliut edhe Emrat Dervishit dhe thotë se gjatë kohës që ishte në fugon ndaj tij janë përdorur fjalë banale por pa ju dhënë arsyeja pse po e çonin në komisariat. Ai tregon se ka kërkuar të shkojë në spital pasi i kanë nxjerrë shpatullën por policët nuk janë kënaqur me kaq dhe kanë dashur të ushtrojnë dhe më tepër dhunë duke e kërcënuar se do i thyenin dhëmbët.

“Nga ai moment kur i kam thënë më thuaj arsyen, janë kthyer me fjalë banale dhe njëri nga policët më ka goditur, pastaj më kanë goditur komplet. Njërin e njoha direkt, Kejsit Balliun edhe Emrat Dervishin, edhe gjatë rrugës, në momentin që hipi në furgon, polici përdorte fjalë banale. Kur kam zbritur në degë jam dhunuar po në të njëjtën kohë deri sa jam shoqëruar te dhoma dhe në një moment nga dhuna e kryer, për vetëmbrojtje jam munduar që të mbështetem mbrapa derës të shmang dhunën ndaj meje, në atë moment jam goditur me shkelma dhe më kanë përplasur me derën duke më nxjerrë shpatullën. Në moment që kam kërkuar spitalin, dëgjoja policët që thonin aty të vdesësh. Dikush nga këta thoshte aman më ler 5 minuta sa të hyj t’ia shkul dhëmbët”, tregon Elton Muço.

Pasi e dhunuan, Policia e Pogradecit përpiloi dokumentacionin ku shkruante se Elton Muço ishte rrëzuar nga shkallët dhe për këtë arsye kishte nxjerrë shpatullën. Eltoni nuk pranoi ta firmoste këtë proces-verbal. Por në vend të tij firmosi kushëriri i Eltonit pasi donte vetëm që të nxirrte nga komisariati dhe ta dërgonte në spital. Në këtë rast Policia e Pogradecit ka falsifikuar firmën e Elton Muços në raportin e shërbimit dhe ndalimit.

“Në momentin që kam dalë po mundoheshin të më detyronin të firmosja edhe po më mbanin dorën. Kam dalë, ka firmosur djali i tezes thjesht nga keqardhja që kishte se më ishin nxjerrë damarët e qafës. Firmosi deklaratën që bënin policët gjasme sikur i kam fajet unë dhe rrena. Unë nuk pranova. Ata shkruanin sikur unë isha gjasme i pirë dhe që rashë u pengova tek shkallët. Domethënë çfarë dëshironin ata”.

Për këtë ka reagaur dhe kushëriri i Eltonit i cili ka thënë se gjithçka ndodhi për një keqkuptim. Ai tregon se ndaj kushëririt është uhtruar dhunë dhe ka qënë në gjendje të rëndë fizike dhe psikologjike. Ai tha se ka qënë i detyryar që të firmosë që të kishte mundësi ta nxirrte kushëririn dhe ta dërgonte në spital.

“Unë jam djali i tezes së Erton Muços. Në festën e verës në Pogradec, ka ndodhur një keqkuptim midis kushëririt tim dhe Policisë së Pogradecit. Në ato momente e kanë shoqëruar për komisariat. Më pas kam vajtur unë. E shoh në gjendje tepër të rënduar, psikologjikisht, fizikisht. Ishte ushtruar dhunë ndaj tij dhe kam qënë i detyruar të firmos për ta çuar tek Spitali i Pogradecit. Arsyeja dihet, sepse ai nuk ishte më në gjendje të qëndronte atje dhe dua, që të vihet drejtësia në vend për atë”.

Mjeku ligjor i ka klasifikuar dëmtimet e Eltonit si të rënda dhe ka lëshuar raportin 9-ditor. Elton Muco tregon gjithashtu se ka pasur ndërhyrje për ta mbyllur këtë çështje dhe i janë ofruar edhe para për të mbyllur gojën. Ndërhyrja është bërë nga punonjës të tjerë të Policisë së Pogradecit, të cilët Eltoni i njeh.

Më kanë ardhur shumë miq, më kanë ofruar si ta mbyllim këtë muhabetin. Polica janë edhe miqtë, që i kanë dërguar miqtë e tyre të brendshëm dhe më kanë ardhur në shtëpi dhe më kanë thënë po qe se mendohesh mirë na merr në telefon e na thuaj sa do dhe ta mbyllim këtë çështje. Normale që s’do pranoj, nesër-pasnesër mund t’i ndodhë dikujt tjetër”, tha ai.

Një regjistrim mes punonjësit të policisë Guxim Hamzallari dhe Eltonit, nxjerr policin që kërkon që ky incident të konsiderohet i mbyllur.

Elton Muço – Ty ç’a të thanë?

Polici, Guxim Hamzallari- Ata çunat thanë: mirë është, mos të merremi me ato, kjo është ideja, unë hyra në mes, që ti të mos kesh probleme, e ato mos të kenë probleme. Më kupto situatën! Ça mendje ke ti Erton, më thuaj mua, që mos të lozim, mos të luajmë me lojra fjalësh koti?

Elton Muço – Ju kemi shtet juve, ju duhet të na mbroni ne, jo të na rrihni!

Polici, Guxim Hamzallari– Logjika është kështu siç thua ti më, unë jam 100%.

Erton Muça– Se po ta zësh nga një anë, ti thua kështu…

Polici, Guxim Hamzallari– Jam 100% me ty.

Elton Muço – Po pra!

Polici, Guxim Hamzallari– Jo 100, po 1000% me ty.

Elton Muço – Unë, po qe ashtu..

Polici, Guxim Hamzallari- Ajo iku, u harrua, këshilla ime kjo është: takohemi me ata çunat, t’i themi të të japim një kafe, një drekë, si t’ia marri mendja atyre, që dhe unë mos të ngatërrohem fare! Mua mos më keqkupto, sepse..

Elton Muço – Kjo është për një vetë, pse t’i ndodhi atij? Më kupton?

Polici, Guxim Hamzallari– E marr vesh.

Elton Muço – Vëre veten në atë situatë!

Polici, Guxim Hamzallari- Jam 100% me ty. Iku tani, u harrua.

Çështja shkoi edhe në Prokurorinë e Pogradecit për shkak të kallzimit që bëri Eltoni në SHÇBA në Korçë. Por prokurori i çështjes, Gazment Frengu, pa hetuar vendosi mosfillimin e procedimit penal për këtë ngjarje pa i bërë të ditura arsyet.

LEXO DHE KËTË:

I nxorën shpatullën në komisariat, reagon Policia e Korçës: Pezullojmë një efektiv

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elton muco emisioni stop pogradec policia e pogradecit elton muco emisioni stop pogradec policia e pogradecit

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë