LIVE UPDATES
Politike

‘I prodhon një institut i Indisë’/ Rama e zbulon: Kemi siguruar 50 mijë doza nga Astrazeneca

3 Prill 2021, 16:17 Nga DOSJA
‘I prodhon një institut i Indisë’/ Rama e zbulon: Kemi

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një lajm ekskluziv për emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ në lidhje me sigurimin e vaksinave. Nga kalja e Beratit, atje ku u zhvendos sot edhe emisioni i gazetares Nisida Tufa, kreu i qeverisë tha qeveria shqiptare ka siguruar 50 mijë doza të tjera ‘Astrazeneca’ nga një institut në Indi. Po ashtu, Rama tha se janë siguruar 22 mijë doza Pfizer në prill, të cilat do të vijnë të ndara në tre transhe çdo javë.

Duke u ndalur tek sezoni turistik në vendin tonë, Rama tha se; “Unë besoj që ne do kemi një sezon turistik shumë të lehtësuar dhe do kemi mundësi që të krijojmë atraksion, po përgatitemi për vaksinimin e stafeve të hoteleve dhe nëse do t’ia dalim është një histori e madhe suksesi kjo.”.

PJESË NGA INTERVISTA:

Si do të ecet me vaksinimin, a ka një plan?

Rama: Plani është shumë i qartë, ne kemi hyrë në fazën e planit të kombinuar sepse kemi mundësi ta bëjmë këtë gjë dhe paralelisht për të moshuarit, për të cilët praktikisht kemi siguruar dozat ne tani po përpiqemi që të vazhdojmë, edhe pjesa e gazetarëve të terrenit, apo e atyre që janë në studio e kanë kontakt me të tjerë, është pjesë e planit dhe kështu që plani është i qartë, rëndësi ka të kesh dozat. Dhe ky është stresi im i përditshëm, që kur ka dal vaksina më është bërë jeta .. sa hap sytë ku do i gjej dozat e tjera dhe kur mbyll sytë ku jemi me dozat e tjera. Komunikimet e mia me Ogertën Benin janë frenetike sepse janë pjesë e këtij trekëndëshi, jemi në kontakte me palë të tjera, diku ecën, diku shkon më shpejt diku më avash..

Kur mbërrijnë dozat e tjera të Pfizer?

Rama:Ne kemi arritur të sigurojmë sërish rreth 22 mijë doza Pfizer në prill dhe më duket se janë të ndara në tre transhe çdo javë. Jemi duke përfunduar një negociatë me BE që më në fund falë angazhimit të presidentes së komisionit dhe komisionerit Varhelyi ka siguruar një sasi prej 600-651 mijë dhe aty ne po punojmë për kontratën, duhet të jetë lidhur dhe do të nisë edhe aty një sasi që do të ndahet në mënyrë të barabartë, besoj do kemi edhe aty rreth 100 mijë. Ndërkohë kemi marrë nga një institut i Indisë që prodhon Astrazeneca, për 50 mijë, këtë po e merrni ju si lajm ekskluziv dhe kjo është lufta nga Amerika në Turqi, nga Emiratet në Indi.

A kemi mjaftueshëm vaksina, kujtoj një deklaratë te mjekut Artan Koni, se nuk e ka marrë ende dozën e dytë të vaksinës Astrazeneca?

Rama:Unë nuk kam respekt për këta mjekët që bëjnë protagonistin televiziv për të tilla informacione dhe lajme. Nëse nuk e ka marrë për një arsye apo një tjetër e ka shumë të thjeshtë të drejtohet aty ku ai është, sepse është subjekt i Ministrisë së Shëndetësisë edhe të marri përgjigje. Por këta mjek që dalin nëpër tv e bëjnë protagonistin e tregojnë se ‘prit se jam edhe unë ketë e kam diçka për të thënë’, për këta nuk kam asnjë respekt.

Thoni se do jemi pa masa gjatë sezonit turistik ….

Rama: Kur themi pa masa, kam parasysh pa shtrëngesa të natyrës të orareve, unë shpresoj që njerëzit të vijojnë të kuptojnë që maska duhet mbajtur. Unë besoj që ne do kemi një sezon turistik shumë të lehtësuar dhe do kemi mundësi që të krijojmë atraksion, po përgatitemi për vaksinimin e stafeve të hoteleve dhe nëse do t’ia dalim është një histori e madhe suksesi kjo. Unë besoj që brenda majit do t’ia dalim të kemi gjysmë milioni të vaksinuar dhe gjithë qershorit ta përdorim po ashtu edhe me krahun e punës.

Marrë nga BalkanWeb

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen