Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka kujtuar atdhetaren dhe intelekualen shqiptare, Sevasti Qiriazi. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se ajo ishte një grua që e adhuronin të gjithë dhe se vajzat në Toskëri i puthinin dorën. Këtë homazh ai e ka bërë në ditën e saj të vdekjes, ku shprehet se ajo ishte një lloj “mëme mëkuese” e parimeve të jetës kombëtare.
“Kontributet e Sevastisë janë të mahnitshme dhe nuk është më i parëndësishmi prej tyre ndikimi që arriti të ushtrojë mbi elitat shqiptare. Ky ndikim përbashkoi edhe më shumë gjindjen, zbuti edhe më tej dasitë dhe tregoi se, siç thoshte një poet i madh francez, kudo e kurdoherë, “la femme est l’avenir de l’homme” – gruaja është e ardhmja e njeriut. Padyshim.”, shprehet ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
HOMAZH/ SEVASTI QIRIAZI ndërroi jetë më 30 gusht 1949, kur emri i saj ishte vendosur në Indeksin e kujtesës së ndaluar. Një nga gratë me më ndikim të botës shqiptare, në kapërcyell të shek. XIX dhe XX, ndërronte jetë pasi i pat mbijetuar dhjetra ndërrimesh të pushteteve dhe kalonte matanë në heshtje. Duke i mbyllur të famshmin Institut Kyrias, themeluar prej saj në vitet’ 20, e duke e zhveshur prej rolit në emancipimin kombëtar, diktatura komuniste synoi të zhbënte ndikimin moral dhe shpirtëror të kësaj gruaje të madhe.
Sevastia, motër e Parashqevisë, Gjergjit e Gjerasimit, bashkëshorte e Kristo Dakos, atdhetarit me plot merita, iu bë Shqipërisë dhe shqiptarëve një lloj “mëme mëkuese” e parimeve të jetës kombëtare dhe e primatit të gjuhës shqipe. Naimi e trajtonte si të barabartë, rilindasit i puthnin dorën dhe i drejtoheshin me venerim në korrespondencat e tyre, vashat e Toskërisë e adhuronin si mësuese të shkollës së tyre të parë, komitët e mbronin sikur ta kishin motrën e madhe prej nëne. Nuk kishte asokohe zonjëza që merreshin aq seriozisht në konsideratë dhe që shquheshin me siluetën e tyre në debatin publik, në botën ultramashkullore të Shqipërisë së asaj kohe, si motrat Qiriazi. Fuqi kujdestare e nismave më të goditura në planin kombëtar, në atdhe e në diasporë, Sevastia i ndihu përparimit të fletores “Ylli i Mëngjesit” dhe formimit të Partisë Kombëtare. Bëri përçapje gjatë Konferencës së Paqes, me një mijë e një mënyra, për të shmangur cënimet territoriale, duke i dhënë një dorë të çmuar bashkëshortit, Kristo Dako, protagonist i përleshjeve diplomatike në Versajë.
Kontributet e Sevastisë janë të mahnitshme dhe nuk është më i parëndësishmi prej tyre ndikimi që arriti të ushtrojë mbi elitat shqiptare. Ky ndikim përbashkoi edhe më shumë gjindjen, zbuti edhe më tej dasitë dhe tregoi se, siç thoshte një poet i madh francez, kudo e kurdoherë, “la femme est l’avenir de l’homme” – gruaja është e ardhmja e njeriut. Padyshim.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me marrëveshjen e detit me Greqinë, për të cilën replikoi ditën e djeshme me kreun e Partisë Demo...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për çështjen e detit. Teksa ndodhej në Shijak ku ndoqi nga afër procesin për rindërtimin e banesave ...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka hapur aplikimet për vendet vakante në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Referuar paktit të 5-qershorit mes partive Kë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook ka kujtuar sot At Zef Pllumin. Kreu i qeverisë e quan ushtrarin e dritës dhe shprehet se u ...
TIRANË – Ish-deputetja demorkate, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të Global Initiative, ku në Shqipëri 50% e popullsisë paguajnë r...
TIRANË- Zëvendëskryeministri Erion Braçe është shprehur se 11 vite më parë Lulzim Basha bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha i shitën Greqisë ...
MAQEDONI E VERIUT- I mandatuari për të formuar qeverinë e re të Shkupit, Zoran Zaev, ka bërë thirrje që në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit qytetarët e Mali...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin për hapjen e dosjes së Sigurimit të Shtetit për shkrimtarin Martin Camaj, në 95-vjetorin e lind...
TIRANË- Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka reaguar me anë të një postimi të bërë në rrjetin social ‘Facebook’ në lidhje me s...
TIRANË -Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e detit me Greqinë. Ai ka ngritur dyshime, se kryeministri po kërkon që t’i shesë detin...