LIVE UPDATES
Politike

KQZ-ja sipas paktit të 5 qershorit, Kuvendi hap aplikimet për vendet vakante

29 Gusht 2020, 10:15 Nga DOSJA
KQZ-ja sipas paktit të 5 qershorit, Kuvendi hap aplikimet për vendet

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka hapur aplikimet për vendet vakante në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Referuar paktit të 5-qershorit mes partive Këshillin Politik, tashmë KQZ-ja do të ristrukturohet dhe do të funksionojë me tre nivele.

Bazuar në dakordësinë e 5 qershorit, Kuvendi ka hapur aplikimet për postin e Komisionerit Shtetëror, Nënkomisionerit Shtetëror, dhe 5 vendeve në Komisionin e Ankimimve dhe Sanksioneve dhe Komisionin Rregullator.  Në njoftimin e Kuvendit janë përcaktuar edhe kriteret që duhet të plotësojë secili kandidat për vendet vakante.

Njoftimi i Kuvendit

Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në nenet 13,14,15,16, 181 dhe 183 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe në nenin 111 të Regullores së Kuvendit, shpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendet vakante për:

  Komisioner Shtetëror të Zgjedhjeve

– Nënkomisioner Shtetëror të Zgjedhjeve

– 5 anëtarë të Komisionit Rregullator

– 5 anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve

Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që vjen nga radhët e ish-funksionarëve politikë apo të kabineteve, ish-nëpunësve të nivelit të lartë drejtues, ose të-ish drejtuesve të organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe të të drejtave të njeriut.Përzgjedhja e Komisionerit bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme në drejtim, të ligjshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe të reputacionit publik të kandidatit. Dokumentet apo referencat provuese të kandidatit për suksesin dhe ligjshmërinë në ushtrimin e detyrave duhet të shtrihen së paku për një periudhë vazhduese 3-vjeçare veprimtarie.

Nënkomisioner Shtetëror i Zgjedhjeve mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që vjen nga radhët e ish-funksionarëve politikë apo të kabineteve, ish-nëpunësve të nivelit të lartë drejtues, ose të-ish drejtuesve të organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe të të drejtave të njeriut. Përzgjedhja e Nënkomisionerit bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme në drejtim, të ligjshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe të reputacionit publik të kandidatit. Dokumentet apo referencat provuese të kandidatit për suksesin dhe ligjshmërinë në ushtrimin e detyrave duhet të shtrihen së paku për një periudhë vazhduese 3-vjeçare veprimtarie.

Anëtar i Komisionit Rregullator mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që vjen nga radhët e ish-funksionarëve politikë apo të kabineteve, ish-nëpunësve të nivelit të lartë drejtues, ose të-ish drejtuesve të organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe të të drejtave të njeriut.Përzgjedhja e anëtarit të Komisionit Rregullator bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme në hartimin, shqyrtimin ose oponencën e legjislacionit, të ligjshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe të reputacionit publik të kandidatit. Dokumentet apo referencat provuese të kandidatit për suksesin dhe ligjshmërinë në ushtrimin e detyrave duhet të shtrihen së paku për një periudhë vazhduese 3-vjeçare veprimtarie.

Anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që vjen nga radhët e ish-gjyqtarëve, ish-këshilltarëve në Gjykatën Kushtetuese ose në Gjykatën e Lartë, ish-anëtarëve të KQZ-së, ish-nëpunësve të nivelit të lartë drejtues ose të juristëve në profesion të lirë, me përvojë në gjykime administrative.

Përzgjedhja e anëtarit të KAS-it bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme në shqyrtimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të ligjshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe të reputacionit publik të kandidatit. Dokumentet apo referencat provuese të kandidatit për suksesin dhe ligjshmërinë në ushtrimin e detyrave duhet të shtrihen së paku për një periudhë vazhduese 3-vjeçare veprimtarie.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant;

Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni/e-mail);

Fotokopje të kartës së identitetit;

Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërtetohet përmbushja e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenet 13,14,15,16 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi;

Formularin e aplikimit “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, të plotësuar në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Formulari gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi. Cdo individ i interesuar mund te aplikoje edhe per me shume se nje nga pozicionet e mesiperme ne rast se i plotesojne kriteret e percaktuara

Kërkesa për shprehjen e interesit, e shoqëruar me dokumentacionin e mësipërm, duhet të paraqitet brenda datës 18 shtator 2020 në zyrën e protokollit të Kuvendit, ose me postë në adresën:m Kuvendi i Shqipërisë, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 4, Tiranë.

Mazhoranca dhe opozita, ranë dakord më 5 qershor ristrukturimin e KQZ. Ky organ tashmë do të funksionojë me 3 nivele, ku do të ketë një Komisioner Shtetëror, një Nënkomisioner dhe dy komisionet, Rregullatori dhe ai i Ankimimeve dhe Sanksioneve. Anëtarëve aktualë të KQZ u ka mbaruar mandati më 19 gusht, por do të qëndrojnë në detyrë deri në zgjedhjen e Komisionerit Shtetëror.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise vendet vakante te kqz kuvendi i shqiperise vendet vakante te kqz

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën