Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
I shoqi i vrau 2 fëmijët në Gjermani, flet për herë të parë nëna e djemve
6 Janar 2022, 13:20Nga DOSJA
GJERMANI – Nëna e dy djemve, që u qëlluan për vdekje nga babai i tyre në Hamburg të Gjermanisë disa ditë më parë, ka folur për herë të parë për hetuesit gjermanë, vetëm një javë pas daljes nga koma, ku ndodhej si pasojë e goditjes nga i shoqi, Flamur. R..
‘Marrja në pyetje ishte e shkurtër dhe do të vazhdojë’, tha një zëdhënëse e prokurorisë publike të Lübeck. Fillimisht ajo nuk dha asnjë informacion për përmbajtjen.
Avdije R, gruaja me prejardhje nga Kosova që u qëllua me armë zjarri nga burri i saj nga Ponosheci i Gjakovës, është zgjuar nga koma artificiale rreth një javë më parë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fund të dhjetorit të 2021, në Glinde pranë Hamburgut në Schlesëig-Holstein. Gruaja 38-vjeçare ishte e vetmja që i mbijetoi sulmit të bashkëshortit të saj 44-vjeçar. Sipas gjetjeve të hetuesve, 44-vjeçari ka vrarë djemtë e tij 11 dhe 13-vjeçarë me nga një të shtënë secilin në orët e vona të mbrëmjes dhe më pas është vetëplagosur për vdekje me armë. Ndërkohë gruaja u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku vendos përkohësisht në koma artificiale.
Në total, burri kishte shtypur këmbëzën të paktën tetë herë, sipas provave të hetimit mjeko-ligjor.
TIRANË-Prokuroria e Tiranës kërkon 25 vite burg për Izet Haxhinë. Haxhia është akuzuar si personi i dyshuar për vrasjen e Azem Hajdarit në vitin 1998.Avoka...
TIRANË – Prokuroria e Tiranës ka arritur të identifikojë dy persona, pjesë e stafit të administratës publike, të cilët dyshohet se kanë nxjerrë listat në E...
MAMURRAS – Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë pranë kryqëzimit të Bushneshit, ku një automjet ka dalë nga rruga...
BERAT – Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Beratit, ku një makinë ka përplasur një nxënës të vitit të parë të shkollës ‘Krista...
TIRANË– Kryetari i degës Mamurras, Mariglen Doci iu përgjigj me tone të ashpra Lulzim Bashës për të cilin tha se është mbyllur si “qeni në kafaz”. Do...
TIRANË – Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një mori shkeljesh dhe detyrimesh të pambledhura ndaj tatimpaguesve që kapin shifra të konsiderues...
TIRANË – Policia dhe Prokuroria janë në hapat e parë të hetimit për të identifikuar linjën e trafikut të kokainës, pas zbulimit të rreth 109 kilogram...