Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë- Ekspozimi i 100 portreteve të dëshmorëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për Ledi Shamkun, gruan e Artan Shkrelit nuk është një vendim i mirë.
Në një postim në Facebook, Ledi Shamku shigjeton kryeministrin Edi Rama, duke i theksuar se martirët e lirë që u vranë nga shtetit nuk kanë ende një vend, nuk kanë ende një varr. Vënien e dëshmorëve dhe martirëve në një rend, ajo e cilëson këtë veprim si “qokë”, duke shtuar se kjo gjë nuk i lë aspak shije të mirë. Sipas saj dëshmorët janë shumë ndryshe nga martirët pasi përmenden në libra dhe shumë shkolla kanë emrat e tyre.
“Martirët i torturuam, i thyem këmbësh e duarsh në sy të nënës si Lazer Shantojën, i pushkatuam të lidhur varg me zinxhirë ata që zgjodhën të mbronin lirinë, i hodhëm në gropa pa varr o madje i zhvarrosëm e i tretëm lumejve si Fishtën. Familjet e tyre njohën në rastin më të mirë barakat e kampit të Tepelenës apo Savrës e në rastin më të keq përzhitjen e fishekut në lule të jetës. Martirët i kemi pa varr sot e gjithë ditën. I vetmi varr që ata kanë është ndërgjegja jonë, e cila ende nuk ka thënë: Ndjesë!!!! Unë lyp ndjesë!!!
Ndaj nuk ka aspak pse me rend për me barazu qokën. Mirë do ishte të kishte secili njē vend. Veçse të vetmit ende pa vend janë Martirët e Lirise që i vramë ne; Dëshmorët e Çlirimit që na i vrau dushmani, i kemi me varre, me libra (Yjet e Pashuar), me filma, me emra shkollash e me emra rrugësh, e me bulevard. Mos i shndërroni zellshëm edhe në Dëshmorët e Kombit të Bulevardit! Lereni ndërgjegjen kombëtare të ndjejë sëmbim për çka ende nuk ka shly! Është mënyra e vetme për me gjetë paqe!”, shprehet ajo.
Reagimi i plotë:
MARTIRËT DHE DËSHMORËT E KOMBIT TË BULEVARDIT
Nuk jam këto ditë në Tiranë, por nuk është aspak e vështirë sot me qenë virtualisht edhe kur nuk je fizikisht. Virtualisht pra kaloj edhe unë në bulevardin e madh (gjithnjë më ka shkul malli për atë bulevard si një lloj Elizeu që e bën Tiranën kryeqytet). Dhe pashë se ndehen aty portrete dëshmorësh. Do isha hipokrite po t’ja fshihja vetes se diçka më shqetësoi: Kujtoj këtu se me rastin e ardhjes së Papa Franceskut pikërisht në atë Bulevard, u shpaluan për herë të parë Martirët e Kombit: meshtarë e jo vetëm, të vrarë në emër të lirisë njerëzore, të lirisë për me zgjedhë vetë, për atë liri që na dallon kryesisht nga shtaza e prej nga burojnë edhe gjithë atributet e tjera njerëzore.
Më shqetësoi pra një lloj manie ngarendëse për t’i nderë dëshmorët jo vetëm aty ku ishin shpaluar martirët, por madje edhe me të njëjtin stil fotografie dhe ekspozimi.
I jam thellësisht mirënjohëse çdo vajze a djali, burri a gruaje që deshi lirinë më shumë se veten, por kjo lloj “ekakushekaje” nuk më le shije të mirë aspak.
– Dëshmorët na i vrau i huaji. Martirët i vramë ne
– Dëshmorët kanë prej dekadash një ditë të veten, një prestigj familjar të njohur nga shteti (është familje dëshmorin ai!), kanë prej dekadash një bulevard që quhet si ata, kanë një varrezë monumentale në një nga kodrat më të bukura të Tiranës e për ata që s’patën dot një varr, ka enkas një monument mu në qendër të Tiranës.
Martirët i torturuam, i thyem këmbësh e duarsh në sy të nënës si Lazer Shantojën, i pushkatuam të lidhur varg me zinxhirë ata që zgjodhën të mbronin lirinë, i hodhëm në gropa pa varr o madje i zhvarrosëm e i tretëm lumejve si Fishtën. Familjet e tyre njohën në rastin më të mirë barakat e kampit të Tepelenës apo Savrës e në rastin më të keq përzhitjen e fishekut në lule të jetës. Martirët i kemi pa varr sot e gjithë ditën. I vetmi varr që ata kanë është ndërgjegja jonë, e cila ende nuk ka thënë: Ndjesë!!!! Unë lyp ndjesë!!!
Ndaj nuk ka aspak pse me rend për me barazu qokën. Mirë do ishte të kishte secili njē vend. Veçse të vetmit ende pa vend janë Martirët e Lirise që i vramë ne; Dëshmorët e Çlirimit që na i vrau dushmani, i kemi me varre, me libra (Yjet e Pashuar), me filma, me emra shkollash e me emra rrugësh, e me bulevard. Mos i shndërroni zellshëm edhe në Dëshmorët e Kombit të Bulevardit! Lereni ndërgjegjen kombëtare të ndjejë sëmbim për çka ende nuk ka shly! Është mënyra e vetme për me gjetë paqe!
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë– Inagurimi i stadiumit të ri, tashmë të quajtur “Air Albania Stadium”, është një nga temat më të dikutuara për momentin, për të cilin është shumë i madh ...
TIRANË– Pesë persona kanë mbetur të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e një askidenti automobilistik. Dosja.al mëson se ngjarja k...
ITALI– “Le iene”, emisioni investigativ italian që bëri publike historinë e Alvin Berishës dhe mundësoi nxitjen e qytetarëve anembanë botës në mënyrë që 11-vje&...
TIRANË– Aksidenti i rëndë që ka ndodhur në 21 Gusht të vitit të kaluar në aksin Levan-Fier ka përfshirë 3 automjete. Si pasojë ka mbetur e vdekur bashkësho...
TIRANË– Banorët e Unazës së Re kanë paralajmëruar një protestë madhore te rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”. Dosja.al ka mësuar nga banorë të Ast...
TIRANË– Dosja.al ka mësuar identitetet e dy adoleshenteve të cilat humbën jetën në askidentin tragjik që ndodhi mesnatën e kaluar pranë fshatit Bërzhitë.Më...
TIRANË– Françesko Shaba, 18-vjeçari që drejtonte pa patentë automjetin “Alfa Romeo”, i cili u përplas me pemën dhe shkaktoi vdekjen e dy pasa...
TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë një denoncim në lidhje me emrin stadiumit të ri kombëtar “Air Albania”. Teksa publikon edhe dok...
ITALI- Një 24- vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap duke tentuar të vidhte një biçikletë elektrike, e cila ishte e l...
POGRADEC- Një shofer ambulance ka përplasur një kalimtare të moshuar në qytetin e Pogradecit.Mësohet se drejtuesi i ambulanës, shtetasi me iniciale LL.P., 62 vj...