LIVE UPDATES
Aktualitet

“Le iene” rikthen Alvinin në emision/ Peripecitë e të voglit shqiptar që përloti botën, gazetari tregon momentet e ank

10 Nëntor 2019, 21:54 Nga DOSJA
“Le iene” rikthen Alvinin në emision/ Peripecitë e të

ITALI– “Le iene”, emisioni investigativ italian që bëri publike historinë e Alvin Berishës dhe mundësoi nxitjen e qytetarëve anembanë botës në mënyrë që 11-vjeçari shqiptar të kthehej pranë gjirit të familjes ka transmetuar sonte të gjithë kalvarin e këtij fëmije.

Në një edicion të posaçëm për Alvin Berishën, gazetari Luigi Pelazza ka treguar itinerarin e të gjithë shpëtimi, duke përmendur ndihmën e kryeministrit italian Giuseppe Conte, që sipas emisionit investigative ka dhënë ndihmën më të madhe për të bërë të mundur lirimin e 11-vjeçarit.

Në video shihet hap pas hapi rrugëtimi i Alvinit, që në momentin kur mbërrin në Bjrut, ku është edhe fraksioni i vetëm që përmendet ministri i Brendshëm i Shqipërisë Sandër Llesahj.

Ja ku ndodhet edhe delegacioni dhe ministri shqitar,”- thotë gazetari i “Le iene”, ndërkohë që ka theksuar falenderime të pafundme për Contetn, kurdët e Sirisë, Kryqi i Kuq Ndërkomëbtar, Gjysmëhëna.

Gjithsesi ajo ç’ka ka dashur të përcjellë emisioni i mbrëmjes së sotme janë emocionet me të cilat e kanë përjetuar edhe vetë gazetarët e “Le iene” rikthimin e Berishës 11-vjeçar në Itali, pranë dy motrave, të atit dhe gjyshit të tij që e ka kërkuar me aq mall.

Emisioni italian tregon që nga fillimi frikën e babait ashqiptar, mënyrën se si qau kur e përqafoi të voglin për herë të parë dhe kur vuri re që ai çalonte. Më tej shihet edhe zemrat e thyer e Afrim Berishës, që u detyrua për arsye proçedurash ta linte sërish të birin mes kampeve të Sirisë.

Bëmë gjithçka që ta rikthenin. Sepse historia e Alvinit ju preku të gjithëve. Por ka qenë bashkëpunimi ynë me kurdët, me qeverinë italiane dhe me të gjithë ju që ngritët zëri, ajo që bëri të mundur kthimin e Alvinit të vogël,”- dëgjohet të thotë Pelazzo.

Më tej ai tregon çastet plot ankth në Bejrut ku e ndanin vetëm pak hapa nga Alvini i vogël, e ndërsa i ati priste lajmin e madh në Romë.

Dhe ja më në fund, Alvini bashkohet me të motrën, të atin dhe gjyshin e tij. Për herë të parë Alvini, si një fëmijë i moshës së tij, i gëzohet hamburgerit dhe patateve të skuqura. Ai sillet si një fëmijë normal, mbyll rubinetin pasi lan dhëmbët sepse me siguri në Siri e kanë mësuar se uji është i shtrenjtë,”- tregon Pelazzo më tej.

E në fund, pasi Alvini i vogël shtrohet në shtratin e butë, ata i dhurojnë një kapele në formë kujtimi. Një kapele me logon e “Le iene”, të cilën i vogli e merr duke qeshur, si gjithmonë.

Historia e Alvin Berishës

Historia e 11-vjeçarit u bë publike nga emisioni investigativ italian “Le Ienne”, ku me ndihmën e gazetarëve, pas pesë vitesh kërkimeve në fund, i ati i dëshpëruar Afrim Berisha, arriti të depërtonte ne kampet e Sirisë dhe takoi të birin, në 25 shtator të këtij viti.

Tre ditë pas publikimit të investigimit të “Le Iene” për rastin e fëmijët 11 vjeç dha dorëheqjen edhe Genti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi, por të prekurit nga historia e të voglit shqiptar nuk u  dorëzuan.

Italianë, shqiptarë dhe njerëz anëmbanë botës bashkë me median ushtruan presion mbi qeverinë shqiptare dhe organet kompetente në mënyrë që 11-vjeçari të hidhej sërish në krahët e të atiti dhe këtë herë për të mos u larguar më kurrë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet afrim berisha alvin berisha historia e alvin berishes ne siri le iene luigi pelazzo afrim berisha alvin berisha historia e alvin berishes ne siri le iene luigi pelazzo

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet