LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Ne s’jetojmë në Tiranë…’/ I zaptuan bodrumin të moshuarve dhe e kthyen në bazë kanabisi, “fermerët” kishin m

8 Shkurt 2021, 15:34 Nga DOSJA
‘Ne s’jetojmë në Tiranë…’/ I zaptuan

Një çift nga Kavaja që kishte blerë një apartament në kryeqytet është ndeshur me një surprizë të pakëndshme dhe pas tyre edhe policia që u nis për të zgjidhur një konflikt pronësie, por zbuloi një bazë droge. Prona e të moshuarve jo vetëm është zaptuar, por ajo përdorej si vendstrehimi për hashashin që shpërndarësit dyshohet se e merrnin aty dhe më tej ua shesin përdoruesve.

Rasti i veçantë u zbulua nga agjencia kundër narkotikëve, pasi çifti kërkoi ndihmë në policinë lokale për të hequr një portë që ishte vendosur pa lejen e tyre në bodrumin që kishin blerë së bashku me apartamentin.

Sipas burimeve të gazetës Si, pranë policisë së Tiranës, H. M e bleu apartamentin përmes një agjencie imobiliare. Por përderisa ai së bashku me gruan jetonin në Kavajë, ata vinin rrallë në këtë shtëpi, kryesisht për festa ose kur kryenin vizita tek të afërmit. Po ashtu edhe bodrumi që përdorej për parkimin e automjeteve përdorej rrallë prej tyre. Sipas policisë, zaptimi i bodrumit me adresë në rrugën “Frosina Plaku” u konstatua së pari gjatë festave të Krishtlindjeve dhe kur çështja nuk është zgjidhur, ka ndërhyrë policia që u nis për të gjetur hajdutët, por tani kërkon trafikantët.

Kallëzuesi tregon pranë policisë “për arsye se ne nuk jetojmë në Tiranë dhe për shkak të covidit nuk i kishim vendosur portë bodrumit. Shtëpinë e kemi blerë në tetor të 2018. E pamë me rastin e krishtlindjeve që bodrumit i ishte vendosur një derë. E pyetëm Avniun, administratorin e pallatit dhe ai u përgjigj: – kjo është pronë e juaja nuk di gjë. Për njerzillëk, tek dera e bodrumit, vendosëm një njoftim ku paralajmëronim zaptuesit që kush e kishte vendosur atë portë ta lironte pasi ishte pronë private. Aty lamë edhe numrin e telefonit për kontaktim dhe sqarime të mëtejshme, në rast se dikush do kishte pretendime të caktuara”.

Por me gjithë këtë njoftim, kur çifti është rikthyer sërish në kryeqytet kanë vërejtur se situata nuk kishte ndryshuar bëjnë me dije burimet e gazetës Si. Të shqetësuar se mos ndërkohë kishin blerë një pronë të mbivendosur janë vënë privatisht në kërkim të zaptuesve.

“Vumë në dijeni administratorin dhe njoftuam menjëherë policin e zonës për zaptim prone”, shprehet pronari i bodrumit në dëshminë që agjentët e antidrogës administruan. Policia bën me dije jozyrtarisht se hetimi i mëvonshëm ka zbuluar se dera në bodrum nuk ishte vendosur as nga firma dhe as nga persona të tjerë që jetojnë në atë pallat. Por kur të moshuarit kanë këmbëngulur që të lirohej prona e tyre, policia ka shkuar për të hapur derën dhe edhe ata janë ndeshur me surprizë. Nuk bëhej fjalë për pronarë të tjerë, por për shpërndarës droge që mesa duket kanë studiuar lëvizjet e dy të moshuarve dhe kanë kuptuar që ata mund ta përdornin këtë pronë lirshëm dhe pa rrezikuar. Bodrumi ishte kthyer në një vendmbajtjeje hashashi, kishte po ashtu divane dhe pije, ndërsa ajo që i ka habitur policët është qetësia e shpërndarësve ndonëse ata ishin njoftuar me një afishim që të lironin pronën në fjalë.

Agjenti i antidrogës tregon në anonimitet për gazetën Si:

“Konstatuam lëndë narkotike canabis sattiva menjëherë sapo hapëm derën. Në vendngjarje gjetëm tetë kanoçe llamarine si ato të pijeve freskuese, dhe të gjitha së bashku me hashashin u futën në qesen e provave”.

Nga peshimi i kryer rezulton se hashashi kishte peshë 1297 gramë, por nuk është vlera e bimës narkotike të gjetur se sa mënyra e re e zbuluar rastësisht të cilën po përdorin si baza shpërndarësit dhe trafikantët e drogës në Tiranë.

Më herët, gazeta Si ka sjellë rastin e një vajze nën moshë që kishte marrë shtëpi me qira dhe kishte mbjellë në vazo lulesh hashash, ndërkohë që dyshohet se fenomeni më i ri është marrja e banesave me qira, që kthehen më pas si vitrina të shitjes së hashashit dhe kokainës.

Hetimi

Antidroga sqaron për gazetën Si se pas zbulimit të këtij rasti është marrë në pyetje menjëherë administratori i pallatit i cili ka ngritur supet dhe ka mohuar çdo gjë.

Administratori i tha policisë sipas burimeve se nuk ka asnjë dijeni se kush e ka vendosur portën dhe aq me tepër të ketë pasur dijeni se brenda këtij ambienti mbahej hashash. “Nuk është detyra ime të kontrolloj kush hyn në bodrum dhe nuk është detyra ime të kontrolloj çfarë mbahet në bodrume. Kam dëgjuar se disa bodrume nuk përdoren, por tek blloku i pallateve që administroj nuk kam parë diçka të dyshimtë apo që të më tërheqë vëmendjen”, rrëfen burri.

Marrë nga GazetaSI

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kavaj kavaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet