All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

“Ia ke lënë lalit lopën dhe pallatet”/ Rama përplaset ashpër me gazetarët për inceneratorët, sqaron: Nuk ju vjen zor

15 Tetor 2020, 22:30 Nga DOSJA
“Ia ke lënë lalit lopën dhe pallatet”/ Rama
All - Paragraf - 1

TIRANË– Është zhvilluar me tone të forta në studion e “Opinion” debati mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve në lidhje me inceneratorët pas akuzave të PD-së.

Kryeministri solli në studio disa pamje që sipas tij tregonin ndryshimin mes trajtimit të mbetjeve në kohën e PD-së dhe në qeverisjen e PS-së. Sa i përket inceneratorit të Fierit, kreu i qeverisë tha se nuk ka mbaruar investimi. Ai u shpreh se shtyrja ka ndodhur për shkak të protestave dhe bllokimeve nga opozita. Megjithatë sipas tij projekti përfundon në fund të vitit.

Kreu i qeverisë ktheu përgjigje edhe për inceneratorin e Elbasanit. Sipas tij, ky incenerator është në punë dhe prodhon energji, por për shkak të një problemi me autoritetin rregullues nuk ka marrë para.

Blendi Fevziu: Ku është inceneratori i Fierit?

Edi Rama: Ja ta nxjerrin atje mbrapa.

Blendi Fevziu: Ky ekziston?

Edi Rama: Po.

Armand Shkullaku: S’ka asgjë brenda.

Edi Rama: Ne po ndërtojmë këtë. Ja ku e ke.

Armand Shkullaku: Edi Rama nxjerr një video dhe vë një PD aty, por ajo mund të jetë PS.

Edi Rama: More zotëri…

Blendi Fevziu: A punon, a s’punon?

Armand Shkullaku: Nuk punon asnjë incenerator, as Elbasani, as Fieri, as Tirana. Nuk punojnë, është 3D. I ka marrë të gjitha lekët ai.

Blendi Fevziu: Rama, e kapim konkret. Punon inceneratori i Fierit?

Edi Rama: (I drejtohet gazetares) Po si s’të vjen zor? Si e ke Tiranën?

Fatjona Mejdini: E ke të mbushur me plehra.

Edi Rama: Ti e ke me qytetin, me mbledhjen e mbeturinave? Do flasim për qytetin të sjell lalin, të flasë lali.

Armand Shkullaku: Ai të rregullojë lopën, të çojë lopën…

Edi Rama: Nuk merrem me mbledhjen e mbeturinave në Tiranë.

Armand Shkullaku: Lalit ia ke lënë të gjitha dhe lyerjen e pallateve dhe lopën…

Edi Rama: Po të them që ajo është situata e 30 vjetëve që është si e do PD dhe 30 të tjera. Kjo është si e dua unë dhe si e duam ne Shqipërinë në aspektin mjedisor. Urdhëro se çfarë bëhej dhe çfarë bëhet nëse nuk bëhet kjo dhe shiko çfarë po bëhet në Fier.

Blendi Fevziu: Punon?

Edi Rama: Nuk ka mbaruar investimi…

Blendi Fevziu: A në rregull?

Edi Rama: Nuk ka mbaruar investimi. Në Dhjetor do vini, ju ftoj të shikoni që do të fillojë puna atje në Fier. Po kështu edhe Elbasani. Ky më thoshte që nuk prodhon energji. Ja Elbasani, PD-ja dhe ne.

Blendi Fevziu: Kjo është propagandë…

Edi Rama: Si është propagandë?

Blendi Fevziu: Pushteti lokal i PS në Elbasan nuk merr në dorëzim inceneratorin se nuk ka plotësuar kontratën. Jep përgjigje.

Armand Shkullaku: Elbasani nuk punon, mor burrë. Elbasani nuk është incenerator. Kapsulon mbetjet, nuk djeg. Tre herë është ndezur gjithsej.

Edi Rama: Shkullak, nëse inceneratori i Elbasanit prodhon energji që prej 2017, nëse energjia ka shkuar për nevojat e impiantit dhe kjo është në një sahat e OSHEE dhe impianti prodhon energji që nga 2017-a dhe arsyeja pse nuk ka marrë asnjë kokërr leku për këtë është sepse autoriteti nuk i ka dhënë çmimin dhe ata janë në gjyq, ti a do dalësh këtu dhe të thuash që unë o shqiptar jam një njeri që flas pa lidhje sepse Edi Ramën e dua shumë. Sepse është kulmi… Ka që në 2017 që prodhon energji.

Armand Shkullaku: Ku e ke dokumentin që prodhon dhe sa energji?

Edi Rama: Unë nuk jam faturist i OSHEE. E përdor për nevojat e veta. Nuk ka marrë qindarka sepse autoriteti rregullator nuk i jep çmimin. Nëse ti shikon sahatin, do thuash që dashuria ime për Edi Ramën është kaq e madhe saqë është kthyer në verbëri dhe unë do të them që ky s’do asgjë, do dalësh?

Armand Shkullaku: Po. Po, e kam gabim, e kam gabim.

Blendi Fevziu: Kur përfundon Fieri?

Edi Rama: Fieri përfundon në Dhjetor. Ka pasur 1 vit e gjysmë vonesë jo për shkak të investitorit, por për shkak të palës sonë, sepse ishin protestat, bllokimet, përpjekjet për t’iu thonë që ore jeni në vete, këtu po vihet që të shpëtoni ju. Është ndryshuar vendi dy herë dhe kjo nuk është e investitorit, por këto nuk i di kjo …

Fatjona Mejdini: Unë i di se i kam takuar ata banorë.

Edi Rama: Pusho, pusho. Pusho të mbaroj unë.

Fatjona Mejdini: M’u drejtove…

Edi Rama: Lëre të mbaroj unë… Pusho të mbaroj unë sepse jeni përgjegjës për një helmim të dyfishtë të këtij populli me ato që bëni. Helmimi i plehrave dhe helmimi juaj që i merrni gjërat gjysmë të vërteta dhe gënjeshtër më të madhe se gjysmë të vërteta nuk ka.

Fatjona Mejdini: Jo.  Në fushën e Myzeqesë…

Edi Rama: Nuk do të pyesim fare se ku ndërtojmë. Ti ke për detyrë të japësh informacion dhe jo të shesësh gjysmë të vërteta.

Fatjona Mejdini: Kam dhënë zërin e qytetarëve që kundërshtonin.

Edi Rama: Ti shet gjysmë të vërteta dhe shitja e gjysmë të vërtetave është helmimi më i madh që i bëhet popullit shqiptar.

Marrë nga Tvklan.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne opinion 15 tetor edi rama rama ne opinion 15 tetor

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Politike 15 Tetor 2020, 21:11

TIRANË– Kryeopozitari Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit, përmes disa dokumenteve deklaroi në “Opinion” se Basha dont...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet