Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Steka e lartë e trashëguar e kësaj kombëtareje, mungesa totale e rezultateve, klima e lëkundur dhe përvoja e çoroditur patën një fund të tillë për ish-trajnerin e ekipit kombëtar Christian Panucci, i cili sërish përballë Vilma Mashës në Supersport dhe Skarços në TVSH, pas disfatës me Turqinë, nuk preferoi të largohej vetë. Ambiciozi roman që 17 korrikun e dy viteve më parë kishte pritshmëritë e larta të ngacmonte nervin e përgjumur të trashëguar nga kombëtarja e De Biazit (edhe pse e gjeti pas një fitoreje në Izrael), sërish nuk ia doli, sërish mori kosto, por që sërish zgjodhi të mos ikë vetë.
Por, nuk kishte në dorë zgjedhjen e tjetrit. Dhe këtu “spekulloi” pak. Mbase pa dashur.
Gjithkush kuptoi tipin dhe fizionominë e tij, sepse në raport me paraardhësin e pankinës qasja dhe komportimi ishin diametralisht në ekstreme. Kurrsesi dhe në asnjë mënyrë vetë personalisht nuk e prisja një rrufe të tillë, teksa në një të shtunë dielli, të një Bashkie që duam, apo nuk duam, president Duka vendos të mos mbajë më kosto personale mbi vete. Dhe në fakt, keqardhja jo ironike për fundin not-happy të Christian me Shqipërinë ishte një diçka krejtësisht e domosdoshme.
E kish kuptuar dhe vetë, por kapriçio e tij profesionale dhe sedra për të falur diçka më shumë në këtë ekip e frenonte ta zgjidhte rrugën e largimit. E vonuar si zgjidhje, por pa rrugë ndërmjetësimi. Madje, madje, president Duka me instiktin e tij vendosi në nëntorin e kaluar t’i dalë kundër gjithë botës dhe t’i japë sërish votëbesim, duke e mbajtur, edhe pas 4 golave skocezë, brenda në “Loro Boriçi” . Jo për arsye ekonomike të kontratës sesa për aspektin e kohës për një pasardhës të mundshëm, argument që gjithsesi bënte sens. Dhe bënte shumë.
Christian premtoi ndryshim, por skuadra sërish nuk i reagoi. Dhe ai, përsëri nuk çedoi. Por, këtë radhë zgjedhësi i tij nuk mundte më të mbante këtë kosto sportive, në një edicion me pritshmëri të mëdha. Pas Kosovës (miqësore) dhe pas Skocisë (Zyrtare në Ligën e Kombeve), ish-trajneri mori përsipër të gjitha përgjegjësitë e humbjes. Këtë radhë nuk shkonte më të riartikulonte sërish këtë gjë. Nuk e tha.
Në shumicën e rasteve ai vetë përcillte me shqetësim faktin që skuadra nuk ka qenë e plotë dhe me mungesa. Këtë radhë e zgjodhi të plotë, dhe me objektivitet nuk e nxori më si argument, por fraza: “kjo është skuadra, këta janë lojtarët…”, ishte një dorëzim më vete dhe një cikël i mbyllur për të personalisht. Askush nuk mund të shprehet, madje, as vetë ai që nuk mori kohën e mjaftueshme. Por, me shumë politesë, Gianni de Biazi e dorëzoi detyrën me 4 ndeshje të pa zhvilluara ende të eleminatoreve të Botërorit të Rusisë, në mënyrë që pasardhësi të njihte sa më mirë grupin dhe ekipin. Dhe kështu ndodhi.
President Duka e votëbesoi më shumë se ç’do të votëbesonte veten. Dhe mirë bëri. Por, nata e 22 marsit nuk mund ta thellonte akoma më shumë në reflektim me kosto. S’kishte zgjidhje tjetër: Shtrëngim duarsh dhe prenotim fluturimi për Romë. Madje, edhe me një start që mund ti kushtojë një sezon tërësisht të djegur eleminator. Më shumë se askush tjetër, trajnerin e dëmtoi një paranojë personale tërësisht periferike, por që u reflektua shumë në grup dhe gjithkund. Erdhi me dëshirën e madhe për të bërë shumëçka, por iku me falenderimin shumë sinjifikativ: “Punova i qetë dhe nuk munda dot…”. Dhe në fakt, një komoditet të tillë ia dha Shqipëria (FSHF), por mbi të gjitha president Duka, të cilit nuk ia ktheu në asnjë moment mundësinë e zgjidhjes së kontratës pa rrugën e shkarkimit.
Christian deshte të bënte diçka, deshte të arrinte një sukses të njëjtë, por e pengoi vetëm vetvetja dhe askush tjetër. Gjithçka e kishte totalisht në favorin dhe dispozicionin e tij. Armiqtë imagjinarë dhe instalimi i një “junte” presioni në ekip nuk konvertuan me rezultate. Natyrisht në fushë nuk luante ai, por pa dashur, ose me një instikt radikal për vendosjen e autoritetit, lojtari i disiplinës nuk ishte ampula e duhur. Kombëtarja kthehet sërish të diskutojë vendet e mëposhtme. Ka një lloj të drejte kur thotë se “koha do të vërtetojë nëse largimi im ishte vendim i drejtë, apo”. Por, po ashtu e kupton fare mirë që vendimmarrësit nuk i la asnjë opsion zgjedhjeje. Pse? Sepse rezultatet munguan. Çdo gjë tjetër, pas tyre do anashkalohej dhe do e mbante sërish këtu trajnerin. Sidoqoftë ish-tekniku mori një përvojë të mirë. Atë që i mungonte, atë që i duhej dhe atë që do ti duhet shumë në vijimësi.
(Shkruar për Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Dy vëllezërit indianë që janë në kërkim ndërkombëtar për një skandal financiar që kap vlerën e 725 milionë dollarëve, ka vënë në lëvizje dhe intitu...
Derisa lexoj për betejën e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar me Brexit-in, asociacioni im i parë gjithmonë është i ndërlidhur me Stalinin. Në fundvitet 1920...
Camila Morrone është një nga të dashurat më stabël të ylli hollivudian Leonardo Di Caprio. Modelja bukuroshe, e njohur për hiret e saj, është e vetmja që ka arr...
Tiranë- Në kongresin e nesërm të PS-së do të jetë present edhe ish-kryeministri Fatos Nano. Për këtë ftesë ka folur së fundmi edhe analisti Andi Bushati, i c...
Nga të dhënat mësohet se vetëm në muajin shkurt u shkaktuan 125 aksidente rrugore nga 113 aksidente në shkurt 2018, duke u rritur me 10,6% krahasuar me të njëjt...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot një 29-vjeçar, i cili u vu në pranga pas një operacioni të koduar “MAPO”.Në një njoftim për mediat Polici...
TIRANË- Ka një tendencë për ti parë në një mënyrë tejet sipërfaqësore qëndrimet e forta që Ilir Meta mbajti sot. Deklaratat e tij janë shpjeguar si një për...
TIRANE- Dorëheqja e paralajmëruar e Presidentit, mund të krijojë skenare të reja, ndërsa PS shkon në Kongres më e vetmuar se kurrë. Rikthimi i Fatos Nanos në Ko...
Laç- Ashtu si çdo vit edhe këtë pranverë ka nisur pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç. Që nga sot mijëra qytetarë vizitojnë këtë kis...
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi legjislacionin që u mundëson autoriteteve të bllokojnë faqe të caktuara interneti dhe të japin dënime për “lajme t...