LIVE UPDATES
Politike

Ilir Meta dekoron me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” mjekun Gentian Toshkëziu

28 Prill 2022, 09:55 Nga DOSJA
Ilir Meta dekoron me titullin “Kalorës i Urdhrit të

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar doktorin dhe neurokirurgun Gentian Toshkëzi me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”

Një ceremoninë e veçantë u organizuar në nderë të mjekut Gentian Toshkëziu ku pjesë e ceremonisë ishin edhe shumë personalitete të shquara të mjekësisë shqiptare.

Doktor Toshkëzi ia ka kushtuar të gjithë jetën e tij misionit fisnik të mjekut, duke dhënë kontributin e tij mjekësor dhe shkencor, përmes pjesëmarrjes dhe organizimeve të konsultave shkencore, përmes qindra publikimeve prestigjioze dhe artikujve shkencorë, si edhe duke qenë pjesë e ekipit të profesionistëve në Institutin Vickie dhe Jack Farber për Neuroshkencën.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

Presidenti Meta: Largimi i trurit, i intelektualëve, i mjekëve dhe infermierëve nga vendi, është një dramë dhe plagë e madhe, që duhet ndalur sa më parë

28 prill 2022

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” doktorin e shquar neurokirurg  Gentian Toshkëzi: “Me mirënjohje ndaj përkushtimit të tij fisnik si doktor humanist të dhënë gjatë pandemisë COVID-19 si për vendlindjen e tij: Shqipërinë, ashtu edhe për vendbanimin e tij aktual: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u vlerësua si mjeku më i mirë i vitit 2020 në shtetin e Pensilvani. Në vlerësim të arritjeve të larta të shënuara si mjek jashtë atdheut, duke na bërë krenarë për lartësimin që i bën Shqipërisë, si dhe për kontributin e tij të vazhdueshëm mjekësor dhe shkencor.”

Në ceremoninë e veçantë të organizuar me këtë rast, ku merrnin pjesë edhe personalitete të shquara të mjekësisë shqiptare, Presidenti Meta u shpreh:

“Është kënaqësi të vlerësojmë një mjek të shquar shqiptar, neurokirurgun Gentian Toshkëzi.

Doktor Toshkëzi, i cili shkëlqen me profesionalizmin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, punon prej 14 vitesh, në Departamentin e Neuro-Shkencës të Jefferson Torresdale Hospital.

 Për punën e dalluar në këtë spital, gjatë pandemisë Covid-19, ai u vlerësua me çmimin e madh ‘Doktori më i mirë amerikan, Top neurokirurg 2020’, nga shteti i Pensilvanisë.

Me specializime dhe trajnime të shumta në Tiranë, Francë dhe Shtetet e Bashkuara, ai ka shpalosur kudo aftësitë e tij, në shërbim të pacientëve.

Doktor Toshkëzi është pjesëtar i denjë i disa akademive dhe kongreseve neurologjike si Akademia Amerikane e Kirurgëve Neurologë, Kongresi i Kirurgëve Neurologë; Shoqëria e Neurokirurgjisë në Gjuhën Franceze, etj.

 Doktor Toshkëzi ia ka kushtuar të gjithë jetën e tij misionit fisnik të mjekut, duke dhënë kontributin e tij mjekësor dhe shkencor, përmes pjesëmarrjes dhe organizimeve të konsultave shkencore, përmes qindra publikimeve prestigjioze dhe artikujve shkencorë, si edhe duke qenë pjesë e ekipit të profesionistëve në Institutin Vickie dhe Jack Farber për Neuroshkencën.

Doktor Toshkëzi bashkëpunon me mjekë e specialistë nga të gjitha fushat e Neuro-Shkencës, duke pasur në fokus pacientin dhe një shërbim sa më të mirë ndaj njerëzve me nevoja shëndetësore.

Ai dha kontributin e tij edhe gjatë pandemisë, përmes ekraneve televizive shqiptare, shprehu opinionin dhe këshillat e tij.

Krenar për vendlindjen e tij, ai e ka ngritur Shqipërinë lart edhe përtej oqeanit, përmes punës dhe profesionalizmit të dalluar.

Doktor Toshkëzi na ka bërë të gjithëve krenarë, për lartësimin që i ka bërë vendit tonë, për arritjet e tij dhe vlerësimet e shumta, që ai merr në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e mbi të gjitha për vlerësimet që merr nga pacientët, që janë edhe fokusi i punës së çdo mjeku.

Ne krenohemi me Doktor Toshkëzin, e të gjithë ata mjekë e bluza të bardha shqiptare, që shkëlqejnë me aftësitë e tyre, në vende të ndryshme në botë, ku ata punojnë e jetojnë.

Ata janë ambasadorë më të mirë të vlerave më të larta profesionale shqiptare, duke i shërbyer me përkushtim mbrojtjes së jetës dhe shëndetit.

Sakrificat e tyre janë të shumta, duke u përballur me sfidat e punës së përditshme, por edhe ato globale, siç ishte edhe pandemia Covid-19, ku shumë mjekë, infermierë dhe punonjës shëndetësorë sakrifikuan edhe jetën e tyre në mbrojtje e shërbim të njerëzve.

Për fat të keq,  largimi i trurit, i intelektualëve, i mjekëve dhe infermierëve nga vendi, është një dramë dhe plagë e madhe, që duhet ndalur sa më parë, duke krijuar kushte më të mira pune dhe motivimi,  si dhe mundësi të shumta për zhvillimin e tyre të mëtejshëm profesional në vendin tonë.

Një shoqëri e shëndetshme është ajo, që kujdeset për njerëzit në nevojë dhe sidomos për ata, që u shërbejnë këtyre njerëzve në nevojë.

Ndaj ne ju jemi mirënjohës të gjithë bluzave të bardha, që ndër vite, vazhdojnë plot përkushtim të mbrojnë shëndetin publik. I jemi mirënjohës dhe Doktor Gentit, që e përfaqëson denjësisht vendin tonë në SHBA dhe kudo ku ai, jep kontributin e tij. Ju faleminderit!”

(j.c)/dosja.al 

 

 

 

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike gentian toshkëziu ilir meta gentian toshkëziu ilir meta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet