Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Peticioni për Kim, Balla: I turpshëm! Berisha s’ka pasur marrëdhënie të mira me ambasadorët
27 Prill 2022, 20:41Nga DOSJA
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se peticioni i nisur kundër ambasadores amerikane Yuri Kim është i turpshëm. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se kjo sjellje është e trashguar nga regjimi komunist. Ai gjithashtu shtoi se gjatë gjithë historisë dhe ambasadorve amerikanë në vend, Berisha nuk ka pasur marrëdhënie të mira me asnjë prej tyre.
“Këto janë sjellje të trashëguara nga regjimi komunist, unë jam i ri, por kam pasur mundësinë që të lexoj, nga ato çmenduritë e regjimit, ku ftoheshin masat që të bënin sulme kundër personave të caktuar, dhe natyrshëm kundër rrezikut angloamerikan. Në fakt edhe ky sulm ndaj një prej ambasadorëve më të mirë që SHBA ka pasur në Shqipëri… më thoni se me cilin prej ambasadorëve amerikane Sali Berisha ka pasur një marrëdhënie të mirë? Nxit gjithë këtë historinë e peticioneve, ky është një turp, krijimi i frymës antiamerikane në PD, apo ndonjë kalemxhi që paguhet nga lekët e pista të djalit të Sali Berishës, janë një turp që i takon ta mbajnë atyre. Ne kurrë nuk do të harrojmë që pa mbështetjen e SHBA-ve, Shqipëria rrezikonte ekzistencën e saj si shtet-komb”, u shpreh Balla.
Një peticion ka nisur kundër ambasadores amerikane Kim. Në rrjetet sociale është shpërndarë një peticion kundër saj, e deri më tani është firmosur nga mijra qytetarë online, ku i kërkohet Departamentit Amerikan të Shtetit që ti ndalojë ambasadores ndërhyrjen në punët e brendshme të vendit. (SHIKO KËTU)
(I.A/dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË- Deputetja e opozitës, Mesila Doda, njëherësh sekretarja e Përgjithshme e PDIU, ka komentuar situatën e brendshme në Partinë Demokratike. Në një int...
TIRANË– Një peticion ka nisur kundër ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Në rrjetet sociale është duke u shpërndarë një peticion kundër saj, e...
SHBA- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka dhënë një deklaratë në selinë e OKB në Neë York, përpara takimit për llogaridhënien për krimet në Ukrainë. Gjatë...
TIRANË- Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka deklaruar se Parku Kombëtar i Butrintit nuk do të jepet me konçesion por menaxhimi i tij i kalon Fond...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë me emra për presidentin e vendit. Për kreun e qeverisë shqiptare, pasardhësi i Ilir Metës në ...
TIRANË– Thirrja e ezanit nga hoxha ka ndërprerë prononcimin e kryeministrit Edi Rama. Në momentin që ai ka dalë nga selia e përmendi se dalja e tij p...
TIRANË– 3 emrat e kryeministrit Edi Rama për president nuk janë bërë me dije, por vetë ai tha me ironi se nuk i përkasin botës së përtejme. Kryeminis...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është bezdisur gjatë kohës që jepte intervistë për mediat e pranishme jashtë godinës së Partisë Socialiste. Shkak është...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se rrogat e pedagogëve janë të mjerueshme. Gjatë një bashkëbisedimi me pedagogët, Berisha tha se ç...