LIVE UPDATES
Bota

Importet nga rajonet në konflikte vështirë të zëvendësohen

6 Maj 2022, 06:40 Nga DOSJA
Importet nga rajonet në konflikte vështirë të

Vetëm një pakicë e ndërmarrjeve gjermane që kanë pas punuar më parë me furnizues nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia kanë arritur të kalojnë në afat të shkurtër tek furnizues të tjerë. Vetëm 13,8 përqind e ndërmarrjeve industriale gjermane janë në gjendje ta ndërrojnë plotësisht në afat të shkurtër burimin e furnizimit, që ndodhet në vendet e prekura. Kjo bëhet e ditur nga një sondazh i publikuar ditën e martë (03.05) nga Instituti Ifo, në Mynih. Për 43,4 përqind të ndërmarrjeve kjo gjë ka qenë pjesërisht e mundur. 16,3 përqind janë përgjegjur se përdorimi i burimeve të tjera të furnizimit nuk është ekonomik. Dhe 13,8 përqind kanë deklaruar se kjo nuk është fare e mundur.

“Ndërrimi i burimeve të furnizimit i shkakton shumë shqetësime ndërmarrjeve,” thotë analisti i Ifo-s, Klaus Wohlrabe lidhur me rezultatin e sondazhit. “Shpesh, zinxhirët e furnizimit dhe proceset e prodhimit, që janë provuar me vite të tëra nuk mund të riorganizohen në një afat të shkurtër.”

Në tregtinë me shumicë vetëm 7,4 përqind deklarojnë, se është krejtësisht e mundur të gjenden burime të reja importi, sipas Ifo-s. 42,0 përqind mendojnë se kjo është pjesërisht e mundur. Për 16,0 përqind ndërrimi i burimeve të furnizimit nuk është ekonomik dhe 17,3 përqind thonë se nuk është e mundur.

Shumë ndërmarrje preken indirekt, sepse furnizuesit e tyre marrin importe nga Rusia. „Përveç kësaj shpesh ekziston pasiguri, nëse një ndërmarrje është prekur mbase nga sanksionet, dhe sa është shumë është prekur,” thotë Wohlrabe.

Zinxhirët e furnizimit vazhdojnë të stresohen

Megjithëse kriza e Coronës është duke marrë fund në Europë, ekonomia e ndërmarrjeve gjermane të nivelit të mesëm vazhdon të vuajë nga problemet e zinxhirëve të furnizimit. Vërtet, që pjesa e firmave të prekura nga mungesa e materialeve është ulur nga 48 përqind në muajin shtator në 42 përqind në muajin mars, siç bëri të ditur ditën e hënë (02.05) Banka shtetërore për rindërtim, KfW.

Por kjo ka të bëjë shumë me sektorin e shërbimeve, i cili varet më pak nga furnizimet se sa sektorët e tjerë të ekonomisë. Në ndërmarrjet përpunuese dhe të ndërtimit, pjesa e ndërmarrjeve të prekura nga mungesat vazhdon të jetë 78 përqind. Në tregtinë me shumicë dhe pakicë, kjo pjesë është rritur madje me pesë përqind që nga vjeshta, duke arritur në 68 përqind.

Frikë nga ndonjë embargo gazi

Sipas krye-ekonomistes së Bankës së rindërtimit, KfW, Fritzi Köhler-Geib këtu duket se luan një rol fakti që në tregtinë globale të mallrave ka probleme logjistike në porte dhe tek ndërmarrjet e transportit për shkak të izolimit të Kinës gjatë strategjisë “zero Covid”,

Pikërisht në një kohë që kërkesat rriten: „Kjo bën që zinxhirrët e furnizimit të stresohen,” thotë ekonomistja.

Gërshetimet direkte ekonomike të ndërmarrjeve të mesme gjermane me Rusinë dhe Ukrainën janë relativisht të vogla: „Por, duhet pasur parasysh se aktualisht ndonjë embargo gazi apo ndalimi i furnizimit me gaz qendron si shpata e Demokleut ndaj të gjitha zhvillimeve”.

Atmosfera e ekonomisë së mesme dhe e ndërmarrjeve të mëdha vuan prej pasigurisë së madhe, se si do të ndikojnë mbi ekonominë lufta e Ukrainës dhe sanksionet perëndimore.

Ministri i Ekonomisë Habeck e sheh ekonominë në fazë “Staccato”

Rusia filloi më 24 shkurt sulmin ndaj Ukrainës. Shtetet perëndimore dhe vendet e tyre partnere reaguan me sanksione, edhe kundër Bjellorusisë si aleate e Rusisë. Aktualisht nga shtetet e BE-së diskutohet ashpërsimi i sanksioneve.

Ministri federal i Ekonomisë, Robert Habeck i sheh ndërmarrjet gjermane, të rënduara nga çmimet e larta të energjisë në kuadër të luftës, në një lloj faze “staccato”. Mungojnë forcat e specializuara, zinxhirët e furnizimit nuk funksionojnë më si duhet.

“Kjo do të thotë se nuk ecën çdo gjë si në vaj, por herë pas here vijnë lëndë të para, dhe prodhohet, pastaj furnizimi ndalon,” tha politikani i Partisë ekologjiste në fillim të javës.

Pak shqetësime ekzistenciale tek firmat

Megjithë perspektivën e paqartë ekonomike është larguar frika e ekzistencës nga shumë firma gjermane. Pas heqjes së kufizimeve të Coronës, shumë më pak firma janë të shqetësuara për vazhdimin e ekzistencën në krahasim me fillimin e vitit, bëri të ditur ditën e hënë instututi Ifo, i Mynihut.

Që prej fillimit të vitit, sipas Ifo-s, numri i firmave që tremben për mbijetesën ka rënë. Kështu aktualisht 7,1 përqind e firmave e shohin ekzistencën e tyre të rrezikuar, ndërkohë që në janar kjo shifër ka qenë 13, 7 përqind, pra gati dyfishi më shumë. Megjithatë, vazhdojnë ende të ekzistonë ndryshime të mëdha me kohën para Coronës, kjo në varësi të sektorit. Në gastronomi dhe hoteleri dhe në sektorin e organizimit të aktiviteteve, gati 25 përqind e firmave kanë frikëra ekzistenciale, thekson instituti Ifo. Për të nxjerrë parashikimet e tyre për koniunkturën, analistët e Mynihut që merren me studimin e koniunkturës, pyesin rregullisht një numër katëshifror firmash gjermane.

Marrë nga DW

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion