Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Inceneratorët, LSI kërkon informacion SPAK: Ka persona nën hetim, ç’prova janë mbledhur?
4 Prill 2022, 12:11Nga DOSJA
TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar informacione nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në lidhje me aferën e inceneratorëve. Përmes një shkrese, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kërkon të dijë se në ç’fazë janë hetimet pas kallëzimit të bërë për kryebashkiakun Erion Veliaj, Ëngjëll Agaçin, Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon. LSI shton se pa cënuar parimin e sekretit hetimor, kërkon të dijë aktet dhe provat e administruara nga Prokuroria si dhe informacion lidhur me personat që po hetohen nga Prokuroria dhe statusin penal që i atribuohet personave që po hetohen.
NJOFTIMI I PLOTË:
Të nderuar Prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, Lëvizja Socialiste për Integrim, në datë 04.03.2021 ka depozituar një kallëzim penal në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndaj: Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Z. ERION VELIAJ; Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Z. ËNGJËLL AGAÇI; Titullarit të Autoritetit Kontraktor, Ish Ministrit të Mjedisit, Z. LEFTER KOKA; Ish Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Z. ALQI BLLAKO; Komisionit të Dhënies me Koncesion për projektin “Për Ndërtim Landfilli, Inceneratori dhe Rehabilitim i Venddepozitimeve Ekzistuese Tiranë dhe Prodhimin e Energjisë Elektrike”. Gjithashtu, në datë 16.12.2021 kemi depozituar pranë jush material me prova shtesë në funksion të hetimit të veprave penale të kallëzuara. Si subjekt që ka në mënyrë të drejtpërdrejtë interes të ligjshëm lidhur me kallëzimin e depozituar, si dhe bazuar në nenin 283 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, me anë të kësaj kërkese kërkojmë informacion lidhur me: 1) Statusin Juridik të procedimit penal; 2) Pa cënuar parimin e sekretit hetimor, aktet dhe provat e administruara nga Prokuroria si dhe informacion lidhur me personat që po hetohen nga Prokuroria dhe statusin penal që i atribuohet personave që po hetohen; 3) Nëse ka persona që kanë status penal “nën hetim” apo “të pandehur”, kërkojmë informacion lidhur me masat konkrete të sigurisë që janë marrë nga Prokurori i çështjes. Sjellim në vëmendjen tuaj, se afati maksimal i parashikuar nga neni 323 dhe 324 I Kodit të Procedurës Penale, për përfundimin e hetimeve është 2 vjet. Në këto kushte do të vlerësonim maksimalisht respektimin e këtij afati ligjor nga Institucioni Juaj. Duke ju falenderuar, mbetemi në pritje të informacionit Tuaj!
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Nënvarianti Ba2 i Omicron konfirmohet edhe në Shqipëri. A2CNN raporton se në Institutin e Shëndetit Publik kanë mbërritur përgjigjet e analiz...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mohuar se sot në ambientet e Kuvendit ka pasur takim me grupin negociat...
TIRANË- Pesë të rinj janë vënë në pranga në Tiranë me finalizimin e operacionit të koduar policor “Money Scam”. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia bën ...
TIRANË– Gazetari i kronikës Elton Qyno rrjeshtoi ditën e sotme disa nga motivet kryesore se përse ndodhin atentatet dhe ekzekutimet mafioze në vend. ...
Është një histori që ngjan e vjedhur nga kinematografia. Por protagonistët e saj janë realë, i kthyen rrugët e Tiranës si skena të ndjekjes me automjete su...
LEZHË-Altin Marku ka deklaruar para grupit hetimor se qëlloi me armë zjarri ndaj kreut të njësisë Administrative të Kallmetit, Besnik Simonit për vetëmbroj...
TIRANË– Kafka dhe eshtrat e gjetura dje në Fushë Krujë dyshohet se i përkasin adoleshentit Mariglen Gjonajt, i zhdukur prej më shumë se 7 vitesh. Të ...