Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Eshtrat në Fushë-Kuqe! Dyshohet se i përkasin Mariglenit 16-vjeçar, u zhduk në vitin 2015
4 Prill 2022, 07:15Nga DOSJA
TIRANË– Kafka dhe eshtrat e gjetura dje në Fushë Krujë dyshohet se i përkasin adoleshentit Mariglen Gjonajt, i zhdukur prej më shumë se 7 vitesh. Të gjitha mbetjet janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ndërsa familjarët e të miturit janë paraqitur gjithashtu për të dhënë kampion ADN-je që do të krahasohet më pas me atë të eshtrave të gjetura për të parë nëse përputhet. Eshtrat u zbuluanditën e djeshme rastësisht nga banorët e zonës në rrugën e fshatit Adriatik, në një zonë të mbushur me pemë e shkurre nga banorët e zonës që ndjenë erën e keqe pas djegies së shkurreve, duke zbuluar kështu të dhëna që mund të zbërdhjnë misterin e zhdukjes të së miturit.
Gjonaj, nxënës i klasës së 10-të në gjimnazin e Mamurrasit, kishte shkuar si çdo ditë tjetër në shkollë më 18 maj por nuk u kthye më kurrë në shtëpi. Pasi lajmëroi të ëmën se me shkollën kishte një aktivitet, adoleshenti mori orën e tij Rolex, gjithashtu me bizhuteritë e makinën e vëllait dhe doli nga banesa, por kishte harruar telefonin e tij celular.
Familjarët nisën ta kërkonin pasi ai nuk u kthye në orarin e zakonshëm dhe as në darkë, duke nisur kërkimet personalisht, por afër mëngjesit u dorëzuan duke shkuar në Polici për ta denoncuar zhdukjen e Gjonajt. Familjarët dhe Policia kërkonin por nuk e gjetën kurrë të miturin, i cili mendohet se është marrë peng dhe është grabitur pasi me vete kishte orën e shtrenjtë dhe bizhu, të cilat kapnin një vlerë 10 milion lekë të vjetra. Por ndoshta fati i tij ka qenë edhe më i keq, mund të jetë vrarë nga grabitësit e tij. Mirëpo dalja zyrtare e rezultateve të ADN-së do të kërkojë kohë pasi në zonën e Kurbinit janë disa të zhdukur në periudhën e 10 viteve të fundit, kështu që pritet që Policia t’u marrë mostra edhe të tjerëve me qëllim zbulimin e identitetit të viktimës.
TIRANË- Procedohen penalisht 6 drejtues të mjeteve që u ofruan para punonjësve të Policisë. Policia Rugore e Tiranës ka bërë me dije se gjatë 48 orëve të f...
VLORË– Katër persona janë vënë nën hetim nga policia e Vlorës pasi ishin pjesmarrës në protestën që u zhvillua ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. P...
TIRANË-Eshtrat dhe kafka e gjetur një ditë më parë në vendin e quajtur “Fushë Kuqe” të Kurbinit, dyshohet se mund të jenë të adoleshentit Mariglen Gjonaj, ...
ITALI- Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafik të lëndëve narkotike në zonën e Cesenës.Sipas mediave italiane, policia kis...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Beratit, ku ka inspektuar godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbime...
TIRANË– Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë përfunduar persona të cilët akuzohen për d...