LIVE UPDATES
Bota

Infektimet e reja në Gjermani arrijnë në nivel alarmues

12 Gusht 2020, 11:22 Nga DOSJA
Infektimet e reja në Gjermani arrijnë në nivel alarmues

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn shprehet i shqetësuar shumë për gjendjen: “Këtu shohim se për shkak të kthimit të atyre që kanë qenë me pushime, por edhe për shkak të party të llojeve të ndryshme dhe festimeve familjare në gjithë vendin, ka pasur shpërthime të infektimeve në shumë rajone”, deklaroi Spahn për Deutschlandfunk. Sistemi shëndetësor i Gjermanisë ende nuk ka probleme të përballet me shifrat më të reja të infektimeve, por duhet të jemi “shumë, shumë të kujdeshëm”, tha ai.

Spahn apeloi edhe njëherë tek qytetarët që të mbajnë rregullat higjenike, të përdorin maskat mbrojtëse dhe të mbajnë distancën në çdo rast. “Atje ku përdoret alkooli në party, gjërat mund të zhvillohen shumë shpejt”, theksoi Spahn, i cili paralajmëron se në rastet e tilla përhapja e virusit mund të jetë edhe më e shpejtë se zakonisht, për shkak të atmosferës dhe humbjes së kontrollit. Në Düsseldorf në fillim  të shtator është parashikuar të mbahet një koncert me 13.000 persona, i pari këtij lloji në Gjermani, prej shpërthimit të pandemisë.

1226 infektime për një ditë

Më parë Instituti Robert Koch ka kumtuar se brenda një dite janë regjistruar 1226 raste të reja të infektimeve me virusin Corona. Një shifër më të lartë për herë të fundit kemi pasur me 9 maj, kur ka pasur 1251 raste të infektimeve të reja.

Pika kulmore e rasteve është shënuar në prill, kur brenda ditës regjistroheshin deri në 6000 raste pozitive të COVID-19. Shifrat kanë rënë prej atëherë në mënyrë konstante. Por prej fillimit të kthimit të pushuesve nga vendet e tjera në fund të korrikut, numri i të infektuarve po rritet rishtas. Presidenti i IRK, Lothar Wieler thotë se shkaku kryesor i rritjeve të rasteve është mosrespektimi i rregullave.

Ndryshe nga koha e shpërthimit të infektimeve në thertoren Tönnies para më shumë se një muaji, tani kemi të bëjmë me një shtim të numrit të infektimeve në mbarë vendin. Shifrat po shtohen në gjithë Gjermaninë dhe është e pamundur që të kontrollohen të gjitha rastet. Ekspertët kanë frikë se ky zhvillim nuk mund të futet nën kontroll vetëm me disa masa kufizuese.

Në NRW hapen shkollat

Në mbarë vendin me shumë vëmendje po shikohet hapja e shkollave në landin Renania Veriore-Vestfalia (NRW), që është landi me numrin më të madh të banorëve në Gjermnai – 18 milionë banorë. Për rreth 2,5 milionë nxënësit e këtij landi, që mësimet do t’i ndjekin në 5500 shkolla, është futur obligimi i mbajtjes së maskave në shkolla dhe në mësim. Nga ky obligim janë përjashtuar vetëm nxënësit e shkollave fillore. Ata nuk janë të obliguar të mbajnë maska në mësim, por duhet të mbajnë maska në korridore dhe në oborr të shkollës. Në këtë land do të shihet shumë shpejt nëse ky koncept vërtet mund të funksionojë.

Prej shpërthimit të pandemisë në Gjermani janë regjistruar 218.519 persona të infektuar me virusin SARS-CoV-2. Gjatë ditës së djeshme kanë vdekur gjashtë persona. Ndërsa numri i të vdekurve në Gjermani ka arritur ndërkohë shifrën prej 9207 persona. Shefi i Institutit Robert Koch, Wieler thotë se deri të hënën janë regjistruar si të shëraur rreth 198.800 të infektuar. RKI pohon se shifrat duhet të merren me rezervë sepse prej lajmërimit deri tek përpunimi i shifrave kalon një kohë e caktuar, ndaj shifrat edhe mund të dallojnë në realitet.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll
Bota 12 Gusht 2020, 09:27

George Soros, babai i prapaskenave botërore?

SHBA– Ai është një nga drejtuesit e “prapaskenave botërore”. Ai financon një rrjet global bashkëpunëtorësh. që e quajnë veten gazetarë, aktivistë të shoqërisë c...

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët