“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Inflacioni godet Europën, ekspertët: Në Shqipëri duhet indeksimi i pagave
18 Nëntor 2021, 19:22Nga DOSJA
TIRANË – Europa është tronditur nga rritja e çmimeve në muajin tetor. Niveli i inflacionit arriti në 4.4% dyfish më i lartë së parashikimet e Bankës Qendrore Evropiane duke shtuar shqetësimet për të ardhmen. Rritja është e udhëhequr nga energjia, me çmimet e naftës, gazit dhe energjisë elektrike në nivele rekord, ndërsa 54% të saj ne e importojmë sipas Bankës së Shqipërisë.
Momentalisht ne jemi ndër vendet me inflacionin më të ulët në kontinent, fill pas Portugalisë, Maltës dhe Zvicrës. Për profesorin Klodian Muco kjo vjen edhe për shkak të ekonomisë informale:
“Gjatë pandemisë një fenomen kontradiktor ishte fakti se nga njëra anë ekonomia ngadalësohej ndërsa çmimet e apartamenteve rriteshin. Sigurisht ekonomia informale dhe pastrimi i parave luajnë rolin e tyre.”
Niveli i përgjithshëm i inflacionit është nga më të lartët që në vitin 2017, ku qeveria shqiptare bëri dhe një rritje të ndjeshme pagash. Nëse kjo nuk ndodh edhe në vitin e ardhshëm shqiptarët mund të goditen më rëndë nga varfëria:
“Duhet bërë indeksimi i pagave, ndryshe do të ketë më shumë varfëri. Mendoj se qeveria i ka paratë nëse do të heqë nga lista koncesione siç është ai për kolaudimin teknik të mjeteve. ”
Nga janari në tetor çmimet e shportës ushqimore janë rritur me rreth 4%, ndërsa transporti me 6.8%, duke u kthyer në dy grupet kryesore që po drejtojnë rritjen e çmimeve.
VALENCIA – Një grup shqiptarësh prej 8 vetash është arrestuar nga Policia Kombëtare në Valencia. Efektivët sekuestruan 2 plantacione me marijuanë, në të c...
Pesë anëtarët e familjes Pupa u masakruan dhe u vranë brenda shtëpisë, mes tyre një foshnje 7 muajshe, ndërsa drejtësia shpalli fajtor dhe ekzekutoi me dënimin ...
TIRANË – Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë del në mbështetje të thirrjes së Institutit Shqiptar të Medias ndaj gazetarëve për trajtimin me seriozitet...
TIRANË– Lëvizje tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve! Burime për BoldNews bëjnë me dije se dy zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm kanë dhënë dorëheqj...
Në hyrje, disa tulla të kuqe janë ngjitur pa kuptim me qëllimin për të krijuar dy kolona prej nga ku i zoti i shtëpisë kishte bërë plane me siguri që të ndërton...
DURRËS- Të 7 muxhahedinët kanë dhënë dëshmitë para një gjykatë suedeze të zhvendosur për 2 javë në Durrës, lidhur me masakrat në burgjet iraniane në verën ...
BRITANI E MADHE – Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe Qirjako Qirko kundërshton kategorikisht lajmin e publikuar në “ The Times” se vendi jonë do...
TIRANË– 8 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë nd...
PËRMET– Lirohet përfundimisht nga detyra si drejtor i Përgjithshëm, Petrit Gjokaza. Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gl...