LIVE UPDATES
Insights

A mund të jetë Izraeli anëtar i NATO-së?

Pyetja që kam është, nëse historia do ishte ndryshe sikur Izraeli të kishte qenë antar i NATOs. A do t’i frenonte kjo terroristët e Hamasi-t të cilët përvec të tjerave vranë fëmijë të pafajshëm, për të shkaktuar një luftë mes Iranit dhe Izraelit? A do kishin ata guxim të fusnin NATO në konflikt me Iranin?

25 Nëntor 2023, 12:12 Nga Ben Blushi
A mund të jetë Izraeli anëtar i NATO-së?
Ben Blushi

Disa ditë më parë kur Kosova po luante futboll me Izraelin po mendoja se pse Izraeli nuk është antar i NATOs. Izraeli ka 30 vjet që luan në ligat e Evropës dhe jo të Azisë aty ku e ka vendin. Në shumë kuptime historike, gjeografike dhe strategjike ky vend është më afër Evropës se shumë vende antare të NATOs dhe kjo jo për arsye sportive.

Atëherë pse nuk është në NATO?

Pyetja që kam është, nëse historia do ishte ndryshe sikur Izraeli të kishte qenë antar i NATOs. A do t’i frenonte kjo terroristët e Hamasi-t të cilët përvec të tjerave vranë fëmijë të pafajshëm, për të shkaktuar një luftë mes Iranit dhe Izraelit? A do kishin ata guxim të fusnin NATO në konflikt me Iranin? A do ta frenonte frika e përfshirjes së NATOs në konflikt, vetë Iranin që financion Hamasin? A do ishte më i qetë Libani, i marrë peng nga Hezbollahu, si një shtet kufitar me NATO? A mund të kishte Hezbollah në kufi me NATO? A do ishte vetë Izraeli një shtet më i kujdesshëëm për të respektuar palestinezët, urrejtjen e të cilëve e ka fituar me meritë gjatë 75 viteve të fundit?

Ndoshta po, ndoshta jo. Nëse ka një qind arsye që NATO mos ngatërrohet në atë zonë të botës, ka një mijë arsye për të besuar se prezenca e NATOs atje mund t’i kishte kursyer botës shumë fatkeqësi. Sic ka shumë arsye për të menduar se Izraeli mund të jetë antar i NATOs njëlloj si Turqia apo si Ukraina. Po atëherë pse nuk është Izraeli në NATO? Meqë është jashtë Evropës? Ky nuk është një kriter. Edhe Kanadaja është shumë larg Evropës por është në NATO. NATO nuk ka kufinjtë e Evropës sepse ndryshe as Turqia nuk do ishte antare dhe as Ukraina që është edhe më larg se Izraeli, nuk do ishte ftuar të behëj pjesë, c’ka e coi Rusinë në luftë.

Nga ana tjetër, pjesëmarrja e Turqisë në NATO rrëzon paragjykimin se kjo aleancë ushtarake bazohet mbi civilizimin e krishterë euroatlantik. Turqia është një vend musliman, më shumë aziatik sesa evropian dhe është në NATO. Siç mund të jetë nesër edhe Azerbaixhani që është po ashtu shumë larg Evropës dhe është një vend me shumicë muslimane. Izraeli nuk është një vend i krishterë njëlloj si Turqia dhe Shqipëria që janë në NATO.
Po çfarë do ndodhte nëse Izraeli do hynte në NATO?

Antisemitizmi do rritej. Qytetet e Evropës do mbusheshin me miliona protestues evropiane të cilët fajësojnë Izraelin për terrorizëm shtetëror edhe më shumë se c’fajësojnë amasin. Shumë evropianë mendojnë se Hamasi është prodhim i dhunës sistematike të Izraelit mib palestinezët e pambrojtur. Nëse shteti palestinez do ishte krijuar me kohë dhe Izraeli nuk do ta kishte penguar atë, ndoshta nuk do lindte nevoja për Hamas dhe dy popujt do jetonin në paqe duke i kursyer botës kaq shumë ndarje dhe anarki.

Ndërkohë, nëse një ditë do diskutohej antarësimi i Izraelit në NATO vendi që do ulëriste më shumë do ishte Turqia. Turqia do vinte veton e përjetshme për të penguar Izraelin për arsye që kuptohen. Ajo pretendon se është mbrojtësja më e madhe e muslimanëve të botës megjithëse në NATO nuk është pranuar për këtë shkak, por si një fuqi ushtarake e cila cuditërisht po pengon edhe Suedinë të antarësohet në NATO, ndërkohë që kjo e fundit është një nga vendet më pro palestineze të botës.

Megjithatë unë mendoj se do ishte e kundërta dhe rasti klasik i Truqisë dhe Greqisë e provon këtë argumennt. Nëse nuk do ishin antare të NATOs, Turqia dhe Greqia ndoshta do kishin shkuar në luftë cdo pesë vjet duke u kacafytyr për ishuj të pabanuar. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë vetëm e vetëm për shkak të NATOs. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka gjasa të ndodhë shpejt sepse aleanca funksionon. Ajo bashkon duke trembur dhe tremb duke bashkuar. Kështu mund të ndodhte edhe në Lindjen e Mesme. Avancimi i NATOs në një zonë të ngatërruar të botës, i ngjan ardhjes së një luani në një pyll ku macet zihen për mish.

Nëse Izraeli shkon në luftë me një shtet tjetër në këtë rast me Iranin, siç edhe u duk para disa javësh, është e sigurt që Amerika pra ushtria më e madhe e NATOs do ndërhynte për ta mbrojtur. Shumë politikanë në gjithë botën venë bast se ky është plani i Amerikës. Të përdorë Izraelin për të rrëzuar një herë e mirë rregjimin islamik të Iranit duke e penguar te prodhojë një armë bërthamore. Unë nuk jam i sigurt se kjo do të ndodhë, jo sepse Amerika nuk do, por sepse Irani është tërhequr dhe zgjedhjet e ardhshme në Amerikë nuk e favorizojnë këtë gjë.
Por nëse Amerika do shkonte çdo ditë në luftë për të mbrojtur Izraelin dhe ndoshta pas saj edhe Britania e shumë vende evropiane përfshi Gjermaninë, atëherë a nuk do të thotë kjo se NATO ka shkuar në luftë në Izrael?

Është pothuajse e njëjta gjë. Edhe pa qenë në NATO, Izraeli do mbrohej nga NATO. Po atëherë pse do duhet të jetë Izraeli në NATO? Sepse ndoshta kjo zgjidhje mund ta qetësonte më shpejt krizën në Lindjen e Mesme. Sepse pranimi i Izraelit në NATO mund të bëhej me kushte. Kushti kryesor do duhet të jetë njohja dhe lejimi i Shtetit Palestinez. Nevoja për mbrojtje kolektive në kushtet kur kërcënohet nga gjithë shtetet arabe dhe Irani, ndoshta do ta ulte Izraelin në tavolinë për të njohur dhe zbatuar akordet që ka firmosur për krijim e shtetit palestinez. Nëse Izraeli do ta pranonte këtë kusht, me siguri jo vetëm Turqia, por shumica e vendeve anatare të NATOs dhe jo vetëm, do kishin një hall më pak. Harta e botës do kishte një shtet më shumë dhe një konflikt më pak. Po ndoshta gjithë ky arsyetim është i kotë sepse Izraeli mund të mos dojë kurrë të jetë pjesë e NATOs, megjithëse në kushtet e sotme, ai vend do lutej të ishte më i mbrojtur se c’është aktualisht. Izraeli ndjehet më i lirë të shfarosë palestinezët sic po bën, duke mos patur asnjë detyrim ndërkombëtar që ia lidh duart. Një vend antar i NATOs nuk do bombardinte kurrë Gazën në mënyrën mizore që kemi parë javët e fundit.

Prandaj ne kemi poaq arsye sa vetë Izraeli për ta zgjeruar Aleancën dhe kjo temë një ditë do të jetë në tavolinën e NATOs, me shumë gjasë. Shqipëria si një antare do duhet të ishte pro megjithëse ajo nuk do thoshte kurrë jo për nga pesha dhe historia që ka. Pastaj, nëse Izraeli nuk do, atëherë na mbetet të shohim ndeshjen mës Izraelit dhe Shqipërisë apo mes Izraelit dhe Gjermaisë për Kampionatin Evropian, duke vrarë mendjen pse Izraeli luan me top plastik në Evropë dhe me topa hekuri në Azi. Në pushim të ndeshjes do shihnim sesi fëmijët vriten njëlloj si në Gaza ashtu edhe në Izrael. Pikërisht sepse bota ka dështuar t’i mbrojë të dy palët.Duke parë futboll në pushimin mes dy luftërave.

ben blushi

Sondazh

Poll
Insights 17 Nëntor 2023, 10:36 Edison Ypi

Mbreti i Panairit

Edison Ypi Të jetë për mua, unë i bie shkurt. Nxjerr një VKM (Vari Këmborën Mushkës) për të zgjedhur Mbr...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj