LIVE UPDATES
Insights

Të gjithë me sytë nga Lindja e Mesme, po a ka Perëndimi një strategji të qëndrueshme për Ukrainën?

E kush e beson realisht se Kievi mund të rimarrë territorin e aneksuar nga Rusia gjatë vitit të ardhshëm, në kushtet kur edhe gjenerali Valery Zaluzhny, shefi popullor i Shtabit të Forcave të Armatosura të Ukrainës, e ka bërë të qartë se “me shumë gjasa nuk do të ketë depërtime të thella në frontin e armikut”?

18 Nëntor 2023, 10:46 Nga Ivan Krastev
Të gjithë me sytë nga Lindja e Mesme, po a ka Perëndimi
Ukraine

Nga Ivan Krastev “Financial Times”

 “Askush nuk beson si unë tek fitorja jonë”.Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një intervistë dhënë kohët e fundit për revistën “Time”. Dhe ai ka të drejtë. Përballë realitetit të zymtë të një kundërofensive të ushtrisë ukrainase që ka ngecur thuajse në vend-numëro, dhe pas sulmit të përgjakshëm të Hamasit ndaj Izraelit, dhe reagimit tejet të ashpër të këtij të fundit, shumë analistë po pyesin nëse Perëndimi ka ende një strategji të qëndrueshme për t’u përballur me luftën që ka nisur Rusia në Evropë.

E kush e beson realisht se Kievi mund të rimarrë territorin e aneksuar nga Rusia gjatë vitit të ardhshëm, në kushtet kur edhe gjenerali Valery Zaluzhny, shefi popullor i Shtabit të Forcave të Armatosura të Ukrainës, e ka bërë të qartë se “me shumë gjasa nuk do të ketë depërtime të thella në frontin e armikut”?

Dhe kush mendon, përveç më optimistët ndër ne, se presidenti rus Vladimir Putin është i hapur për çdo negociatë kuptimplotë me Ukrainë, vetëm 1 vit pas zgjedhjeve presidenciale amerikane të radhës, kur kryeson në sondazhe kandidati i tij i preferuar Donald Trump?

Në fakt, si ‘skifterët’ ashtu edhe ‘pëllumbat', pra ata që mbajnë qasje të moderuara dhe të ashpra ndaj Luftës në Ukrainë, kanë filluar të duken të përçarë dhe të shkëputur në një mënyrë të rrezikshme nga realiteti. Çuditërisht, humori i opinionit publik po ndryshon, si në Ukrainë ashtu edhe në Perëndim.

Dhe për shkak të kundërshtimit të republikanëve të dhënieve fondeve shtesë nga SHBA-së për luftën e Ukrainës, dhe një ri-përqendrimi të vëmendjes drejt Lindjes së Mesme, nuk mund të merret si e mirëqenë mbështetja perëndimore për Ukrainën.

Aktualisht evropianët po përballen tani me dy luftëra shumë të ndryshme por të ndërlidhura më njëra-tjetrën, të cilat kërcënojnë jo vetëm sigurinë e Evropës, por edhe identitetin politik të shoqërive evropiane. Në të dyja luftërat janë të përfshira edhe fuqitë bërthamore, dhe që të dyja kanë një rëndësi simbolike të madhe.

Lufta Izrael-Hamas, e ka zhvendosur jo vetëm vëmendjen e publikut drejt Lindjes së Mesme duke krijuar një konkurrencë për burimet, por ajo ka dobësuar gjithashtu edhe pikëpamjen se ka diçka të jashtëzakonshme në natyrën e agresionit të Rusisë.

Kur Rusia bombardonte linjat e furnizimit me energji për qytetet dhe fshatrat e Ukrainës në mesin e dimrit, ajo është akuzuar për krime të luftës. Tani edhe Izraeli e ka privuar Gazën nga furnizimet me energji dhe ujë. A janë gati Ukraina dhe Perëndimi t’i quajnë krime lufte këto akte?

Një studim i kohëve të fundit mbi “gjeopolitikën e emocioneve” nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) pak kohë para shpërthimit të luftës në Gaza, zbuloi një prirje shqetësuese, edhe pse jo befasuese. Opinioni publik në vendet e mëdha joperëndimore, është më i interesuar se kur do të përfundojë lufta, sesa si do të përfundojë ajo.

Po ashtu, ai e konsideron Perëndimin dhe Ukrainën, dhe jo Rusinë, si pengesën kryesore për paqen. Shumica e njerëzve në të ashtuquajturin Jug Global, presin që 5 vitet e ardhshme Moska do të arrijë të dominojë në skenën globale, duke e parë konfliktin si një luftë e tërthortë midis SHBA-së dhe Rusisë.

Ndaj pyetja është: A mund të triumfojë Perëndimi, nëse popullata e tij nuk beson se duhet të jetë pjesë e një lufte, ndërsa shumica e të tjerëve besojnë se po? Në muajt e parë të konfliktit, Kremlini besoi gabimisht se “operacioni i tij special ushtarak”, do të përfundonte brenda disa javësh, dhe se trupat ruse do të mirëpriteshin si çlirimtare në Ukrainë.

Por lufta agresive që nisi Putin në fillim të vitit 2022, nuk është ajo që po zhvillohet tani. Shumë analistë nuk arrijnë të kuptojnë se Putini e sheh konfliktin në Ukrainë, si pjesë të një lloj lufte të përjetshme të Rusisë me Perëndimin. Objektivi i tij, nuk është më të krijojë një Ukrainë pro-ruse, por të tregojë se një Ukrainë pro-perëndimore, do të ishte pak më shumë se sa një shtet i dështuar dhe se në çdo rast mbështetja perëndimore për Ukrainën do të marrë fund një ditë.

Nën këtë mjedis të ri, sfida me të cilën përballet Perëndimi është tejet e ngjashme me atë me të cilën u përball dikur SHBA-ja në Gjermaninë Perëndimore (sidomos në Berlinin Perëndimor) në vitet e para të Luftës së Ftohtë.

Perëndimi duhet të provojë se Ukraina është një vend, në të cilin investitorët janë gati të investojnë paratë e tyre - sigurisht të mbrojtura nga bateritë e raketave amerikane Patriot - përpara se të përfundojë lufta. Po ashtu duhet të jetë gjithashtu një vend, në të cilin një numër i madh ukrainasish që aktualisht po jetojnë jashtë atdheut, të jenë gati të rikthehen në vendlindjen e tyre.

Së fundmi, negociatat me BE-në për anëtarësimin e Ukrainës, duhet të jenë në gjendje të nisin edhe kur lufta po vazhdon me një egërsi të madhe. Megjithatë, gjetja më e habitshme e sondazhit të ECFR, është se shumë njerëz në vendet joperëndimore që besojnë se Rusia do të triumfojë në Ukrainë, besojnë gjithashtu se BE-ja nuk do të ekzistojë më pas 20 vjetësh. Kjo duhet t’i bëjë udhëheqësit evropianë të kuptojnë pa humbur kohë, faktin se në këtë luftë në lojë nuk është vetëm sovraniteti i Ukrainës.

ivan krastev

Sondazh

Poll
Insights 17 Nëntor 2023, 10:36 Edison Ypi

Mbreti i Panairit

Edison Ypi Të jetë për mua, unë i bie shkurt. Nxjerr një VKM (Vari Këmborën Mushkës) për të zgjedhur Mbr...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë