LIVE UPDATES
Insights

Promovimi i Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore për informimin, ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e saj, nëpërmjet Teknologjisë & Marketimit Dixhital

Marketingu digjital dhe teknologjia kanë ndihmuar në promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në mënyra të mëdha dhe të ndryshme.

3 Nëntor 2023, 10:35 Nga Enkeleda Memisha Besmir Kanushi

Promovimi i Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore për informimin,

Shqipëria, me një sipërfaqe relativisht të vogël, ka një trashëgimi të pasur natyrore dhe kulturore, të lashtë, të pasur me histori dhe me biodiversitet të përqëndruar në të gjitha zonat e mbrojtura. Pozicionimi i saj gjeografik, në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, ka bërë që në territorin e Shqipërisë të kryqëzohen një sërë rrugësh dhe kulturash të ndryshme që nga antikiteti e deri në ditët e sotme. Kjo trashëgimi ka nxitur interesin e turistëve të huaj për të vizituar Shqipërinë, në të gjitha destinacinet e saj turistike, natyrore dhe kulturore duke përmendur këtu: Parkun Kombëtar të Thethit me një natyrë magjepsëse, Luginën e Valbonës e cila përshkohet nga një lumë i kulluar që mban të njëjtin emër,  e rrethuar nga Alpet Shqiptare, Laguna e Kune-Vain e pasur me një biodiversitet gjallesash , një peisazh të mrekullueshëm dhe vec shumë të tjerave edhe Parku Kombëtar i Lumit të Vjosës, lumi i fundit i egër në Europë, në të cilin përvec vlerave të vecanta turistike, ndodhen edhe specie të rralla që jane objekt studimi për shkencëtarët dhe kërkuesit e kësaj fushe.

Nga ana tjetër, në kuadër të trashëgimisë kulturore materiale, permenden: qytetet e përfshira në Unesco si: Berati dhe Gjirokastra, Parqet Arkeologjike si Butrinti, Apolonia, Bylisi, Amantia, apo edhe Amfiteatrin e Durrësit dhe kalatë  te cilat kanë qenë vazhdimisht në fokus të vëmendjes së vizitorëve të huaj.  Flasim për turistët e huaj, kjo per faktin se interesin më të madh për kulturën shqiptare dhe sitet e trashëgimisë kulturore  kanë qënë ata që e kanë shprehur vazhdimisht.

Gjurmët e para të ndërtimeve fortifikuese në territorin shqiptar, mendohet se i përkasin periudhës së neolitit (viteve 2800-2700 p.e.s), ndërtuar si fortesa mbrojtëse në rast sulmi apo edhe si kalá të banuara si ajo e Beratit (Antipatrea), Rozafës (Shkodër), Limarit (Përmet), Petrelës (Tiranë), Mallathreja (Sarandë), Chimero (Himara), Amantia, Dimali (Berat), Bashtova e shume te tjera. Në Shqipëri ndodhen mbi 150 fortifikime, një pjesë e të cilave i kanë rezistuar kohës dhe gjatë Mesjetës u fortifikuan, ndërsa tek disa të tjera kanë mbetur vetëm gjurmët e ndërtimit të tyre dhe sot janë të rrënuara.

Shqipëria është anëtare e UNESCO-s (Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara ) një prej agjencive të specializuara të OKB-ës, që prej vitit1958. E ndodhur nën rregjimin komunist, nuk  u rregjistrua asnjë sit në këtë Listë deri në vitin 1992, vit, në të cilin për herë të parë Butrinti përfshihet si pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore  për vlerat e tij të papërsëritshme, Unikale si një qytet ku kanë bashkëjetuar qytetërime të ndryshme. Pas këtij viti Shqipëria do të ketë rregjistrime të tjera në Listën e Trashëgimisë Botërore dhe këto sigurisht do të kenë një rol të jashtëzakonshëm për ta njohur vendin në arenën ndërkombëtare pas daljes nga rregjimi komunist në aspektin pozitiv duke ndikuar keshtu edhe në rritjen e numrit të turistëve. Deri sot jane 8 site të rregjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore, dhe kjo nuk është pak kur flasim për një vend të vogël me sipërfaqe dhe popullsi si Shqipëria.

Pas viteve 90-të Shqipëria, fatkeqësisht nuk ka asnjë sektor tjetër të zhvilluar për të ngritur ekonominë e vendit, as bujqësinë për shkak të emigracionit masiv të të rinjve dhe mungesës së pajisjeve të fundit teknologjike, të cilat do ta bënin më të lehtë rritjen e produktivitetit dhe përdorimit të produkteve jo vetëm për nevojat e tregut vendas por, edhe në eksport. Po kështu edhe me blegtorinë e cila vazhdon me pak përjashtime të zhvillohet për përdorime personale, as industrinë e rëndë apo të burimeve nëntokësore e cila është dhënë me koncesion dhe shteti ketu nuk perfiton asgjë. E gjithë ekonomia shqiptare dhe politikat e qeverisë janë mbështetur në këto vitet e fundit tek ndihma dhe zhvillimi i Turizmit.

Shqipëria është një destinacion turistik i ri. Falë natyrës mbresëlënëse, peisazhit të larmishëm dhe një shumëllojshmërie atraksionesh me vlera historiko-kulturore, vendi ofron mundësi për lloje të ndryshme turizmi përfshi këtu atë kulturor dhe natyror, në kuadrin e turizmit rural, turizmit sportiv dhe aventuror, te kulinarisë, shëndetësor dhe, turizmit bregdetar, ku ofertat, paketat apo itineraret turistike ekzistuese shpesh kanë nevojë për mjaft përmirësim, ato duhet të diversifikohen me qëllim menaxhimin e sfidave të sezonalitetit dhe tërheqjen e turistëve në periudha të ndryshme të vitit si dhe me qëllim mbajtjen e turistëve për periudha më të gjata në këto destinacione.

Promovimi i Trashëgimisë Kulturore është një sfidë e rëndësishme për shoqëritë moderne, të cilat duhet të mbrojnë, të kujdesen por dhe të ndajnë me të tjerët pasurinë e tyre kulturore. Përmes përdorimit të marketingut digjital dhe teknologjisë, ky proces mund të bëhet më efikas dhe i arritshëm për një audiencë më të gjerë.

Artikulli ka për qëllim të shqyrtojë mënyrat se si mund të promovohet trashëgimia kulturore përmes marketingut dixhital dhe teknologjisë.

Lënda e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore e Shqipërisë dhe vendeve të Mesdheut e përfshirë në Kurrikulën e programeve në degë të ndryshme në Universitetin Mesdhetar të Shqiperisë ka për qëllim të informojë studentët me këtë pasuri të jashtëzakonshme që ka Shqipëria e cila për shume vite, për qëllime të caktuara të politikës ka qënë e nënvlerësuar dhe krejtësisht e përjashtuar nga cdo projekt investimi.

Menyrat e Promovimit të Trashëgimisë përmes Marketingut Dixhital dhe Teknologjisë

Trashëgimia Kulturore është një pasuri e çmuar të cilën duhet ta ndihmojmë për ta njohur më mire, për ta ruajtur, dhe për ta promovuar. Marketingu dixhital dhe teknologjia janë mjetet e përshtatshme për të nxitur ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë së një vendi, një kulture, ose të një komuniteti. Ketu do të shqyrtojmë disa mënyra se si këto dy aspekte të marketingut mund të ndihmojnë në promovimin e saj.

1. Website dhe Platforma të Dedikuara: Një website ose një platformë e dedikuar është një mjet i fuqishëm për të promovuar trashëgiminë kulturore. Përmes këtij kanali, mund të ndahen informacione të rëndësishme mbi trashëgiminë, siç janë historitë, arte, ngjarjet kulturore, dhe shumë të tjera. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të përfshirë vizitorët dhe për të arritur audiencën më të gjërë. Mund të përdoren edhe foto, video, dhe materiale multimediale për të përcjellë trashëgiminë në një mënyrë atraktive.

2. Marketingu në Mediat Sociale: Mediat sociale janë një mjet i rëndësishëm për të ndihmuar në promovimin e trashëgimisë. Platformat si Facebook, Instagram, Twitter, dhe YouTube ofrojnë mundësi të mëdha për të ndarë materiale vizuale dhe informative me audiencën. Mund të krijohen postime dhe video të dedikuara për të përshkruar elementet e trashëgimisë, historitë e tyre, dhe rëndësinë e ruajtjes së tyre. Ndërkohë, mund të përdoret edhe marketingu i sponsorizuar kundrejt pageses për të arritur një audiencë më të gjerë.

3. Aplikacionet Mobile: Zhvillimi i aplikacioneve mobile është një mënyrë tjetër e promovimit të trashëgimisë. Një aplikacion i dedikuar mund të ofrojë informacione të hollësishme mbi ndërtesa historike, arte, fakte ose ngjarje kulturore. Aplikacionet mund të përfshijnë edhe funksione interaktive, si udhëzimet e udhëtimeve virtuale ose lojëra edukative për të rritur interesin e përdoruesve ndaj trashëgimisë.

4. Realiteti Virtual (VR) dhe Realiteti i Pashëm (AR): Teknologjia VR dhe AR mund të ofrojnë eksperiencë më të thellë të trashëgimisë. Përmes VR, përdoruesit mund të eksplorojnë në mënyrë virtuale si psh.: ndërtesa historike, qytete antike, ose vendet e rëndësishme kulturore. Ndërsa AR mund të përdoret për të shtuar informacione shtesë nëpër ambiente reale, duke ofruar përshkrimet dhe historitë në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes pajisjeve mobile.

5. Video dhe Multimedia: Video është një mjet i fuqishëm për të komunikuar me audiencën dhe promovuar trashëgiminë. Mund të krijohen video të shkurtra që prezantojnë aspekte të ndryshme të trashëgimisë, intervista me ekspertë, ose eksplorime të objekteve të rralla. Ndërkaq, podcastet dhe materiale multimediale të tjera janë gjithashtu një mënyrë e mirë për të ndarë histori dhe informacione të rëndësishme mbi trashëgiminë.

6. Edukimi Online: Platformat e kurseve online e-learning te cilat mund te krijohen lehtesisht duke perdorur platformat dhe aplikacionet e gatshme qe ofrohen falas ose kundrejt nje pagese Psh: Moodle, Google Classroom, Skillshare, Adobe Captivate etj, janë një mjet i fuqishëm për të edukuar njerëzit mbi trashëgiminë. Nepermjet ketyre platformave mund të krijohen kurse online, seminare, ose materiale edukative që promovojnë ndërgjegjesimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë. Këto kurse mund të ofrohen falas ose me pagesë, dhe mund të adresojnë audiencën e gjerë.

Përfundim

Marketingu digjital dhe teknologjia kanë ndihmuar në promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në mënyra të mëdha dhe të ndryshme. Përmes website-ve, mediave sociale, aplikacioneve mobile, VR, AR, video, dhe edukimit online, trashëgimia mund të prezantohet në mënyrë tërheqëse dhe atraktive. Këto mjete janë efektive për të nxitur ndërgjegjësimin dhe interesin e publikut ndaj trashëgimisë, duke kontribuar në ruajtjen e pasurisë kulturore për brezat e ardhshëm.

enkeleda memisha besmir kanushi

Sondazh

Poll
Insights 10 Tetor 2023, 09:22 Enkeleda Memisha Besmir Kanushi

Turizmi mjekësor në Shqipëri

foto ilustruese Roli i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Turizmin Shëndetësor, Robotika në Stomatologji. ...

Insights 9 Tetor 2023, 16:00 Esiona Konomi

Kush po i frikëson gratë?

KQZ Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po paraqiten zinxhir një sërë dorëheqjesh nga këshilltaret bashkiake të cil...

Insights 6 Tetor 2023, 16:17 Ben Blushi

Zjarret e Pishporos

Pishporo Pishporo është një bashkim fshatrash mes Semanit dhe Vjosës. Një fshat quhet Poro dhe fshati tjetër quhet Pishë...

Insights 2 Tetor 2023, 15:37 Lolita

Motra

Albano Bogdo Shprehja ne televizion publik se "filani i beri motren fistekut", me te qeshura dhe me synim poshterimin e nje personi, eshte tregues se ne 20...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj