LIVE UPDATES
Insights

Zjarret e Pishporos

Megjithëse lagen në të njëjtin det dhe rrethohen nga të njëjtat pisha, Poro dhe Pisha, janë pjesë e bashkive të ndryshme që do të thotë se qeverisen nga njerëz të ndryshëm. Pisha i takon Fierit, ndërsa Poro i përket Vlorës.

6 Tetor 2023, 16:17 Nga Ben Blushi
Zjarret e Pishporos
Pishporo

Pishporo është një bashkim fshatrash mes Semanit dhe Vjosës. Një fshat quhet Poro dhe fshati tjetër quhet Pishë dhe të dy bashkë bëjnë PishëPoro, që mund të ishte edhe PoroPishë. Megjithëse lagen në të njëjtin det dhe rrethohen nga të njëjtat pisha, Poro dhe Pisha, janë pjesë e bashkive të ndryshme që do të thotë se qeverisen nga njerëz të ndryshëm. Pisha i takon Fierit, ndërsa Poro i përket Vlorës.

Pisha edhe Poro shtrihen në një rrugë paralel me detin, buzë së cilës janë ndërtuar shtëpitë e ketyre fshatrave të qetë, të cilët mesa duket nuk kanë nxjerrë njerëz shumë të mëdhenj por as djaj as dreq, sic ndodh me fshatrat që hyjnë në histori qoftë për mirë, qoftë për keq. Poro dhe Pisha janë të qetë,të mbledhur dhe të butë, njëlloj si halat e pishave që bien në tokë dhe krijojnë një jorgan kadife në pyjet përreth. Për shkak të këtij humusi kadifeje që është gjithmonë i ngrohtë dhe i trashë, zjarret në këtë zonë nuk po shuhen prej disa ditësh. Ato kërcejnë nga një vend në tjetrin, sepse zjarret janë ngjitës dhe meqë Pisha ka zjarre nuk mund të mos kishte Poro dhe anasjelltas.

Për shkak të zjarreve, masivi i dendur i pishave të kësaj zone sot i ngjan një koke të qethur nga një berber amator. Diku ka qime pishash, diku nuk ka. Duke qenë bredharakë dhe ndoshta edhe pak të dehur, si gjithë qeniet e shthurrura të natës, zjarret kërcejnë me ritmin e erës duke u përhapur në mënyrë të crregullt. Prandaj në mes të pyjeve ka ngastra krejtësisht të djegura, të përzhitura e të zeza dhe pak metra më tej ka ngastra të freskëta, të shëndetshme dhe plotësisht jeshile. Në parcelat e zhuritura nuk ka më asnjë insekt, në pemë nuk ulet asnjë zog, toka është e nxehtë, trungjet janë të thata dhe kudo ku shkel ngrihet një tym që kërkon ajër për tu kthyer prapë në zjarr.

Unë shkova në PishPoro për të fotografuar zjarret bashkë me bregun e detit, sic bëj zakonisht kur endem në plazhet e gjata që shtrihen mes Semanit dhe Vjosës. Askund në bregdetin e Shqipërisë, nuk ka zona më të mbrojtura nga natyra dhe më pak të sulmuara nga njeriu. Në verë, shumica e këtyre plazheve mbulohen me cadra dhe banorët e Fierit që nuk duan të shkojnë as në Durrës, se është larg dhe as në Vlorë se është shtrenjtë, vijnë këtu duke u ankuar për dallgët, por më shumë për faktin që Shqipëria nuk e llogarit edhe Fierin si një qytet bregdetar.

Fieri duhet të ketë një nga vijat bregdetare më të gjata në Shqipëri, që nis në Divjakë, Karavasta dhe mbaron në Nartë. Janë disa dhjetëra kilometra plazhe të virgjëra, të cilat nëse popullohen do ta kthenin Fierin në një resort turistik gjigand në mes të Shqipërisë. Mijëra hektarë të gatshëm për ndërtime masive, nga pallatet deri tek hotelet mund të strehojnë një mizëri me turistë të cilët do ta kishin Rinasin një orë larg, spitalin e Fierit 10 minuta larg, Apolloninë 5 minuta dhe lungomaren e Vlorës më pak se 20 minuta larg. Kosovarët, që historikisht e kanë qejf Fierin, do lumturoheshin, ndërsa italianët e varfër të ditëve tona, do mrekulloheshin. Vetë fierakët që mezi e presin këtë ditë, ndoshta do pasuroheshin. Ekologjistët e veshur me pupla do pikëlloheshin ndërsa natyralistët e zhveshur lakuriq do mbuloheshin.

Kjo është arsyeja që ka kaq shumë zjarre në PishPoro. Turizmi masiv po afrohet. Ndërtimi po vjen në formën e një makine betoni që shkel mbi fusha të mbjella me misër, rrafshon pishat e larta dhe than lagunat e vogla të kësaj parajse. Prandaj, sapo shuhet një zjarr, ndizet një tjetër dhe flakët e një krateri të përvëluar vrapojnë nëpër natë nga një prush në tjetrin. PishPoro po digjet me thëngjij lëvizës që natën duken si xixëllonja endacake që djegin pemë.

Ndrëkohë, zjarrëvënësit që fshihen nëpër këto pyje kanë ndarë zonat e ndërtimit, parcelat dhe përqindjet, ndërsa betonierat pothuajse janë nisur pasi kanë marrë porositë që llogariten me metër kub. Para se të vijnë, ato e duan tokën të shkretë sepse betoni, nuk e ka shumë qejf natyrën. Ai po i afrohet PishëPoros për tia rrëmbyer pishat dhe për tia mbushur rërën me ndërtime me themele të cekëta. Ndoshta pas disa vitesh, kur aty të mos ketë më pisha,PishPoro do mbetet vetëm Poro.

Njerëzit do thonë isha me pushime në Poro aty ku dikur ka patur Pisha. Atëherë zjarrëvënësit e sotëm do ju kenë shitur pushuesve apartamentet e ngritura mbi pyjet e djegur dhe sërish do kthehen në shtëpitë e tyre të vjetra, që gjithmonë do mbajnë era pishë. Kjo është PishPoro që shumë shpejt mund të jetë IshPoro. E që megjithatë është e bukur edhe kur digjet.

ben blushi zjarr ne pishporo

Sondazh

Poll
Insights 2 Tetor 2023, 15:37 Lolita

Motra

Albano Bogdo Shprehja ne televizion publik se "filani i beri motren fistekut", me te qeshura dhe me synim poshterimin e nje personi, eshte tregues se ne 20...

Insights 2 Tetor 2023, 11:58 Mimoza Marjanaku

"Meditim përpara një bilete pa kthim"

Ç'të të them Ambra? Po 'tradhëton" vatanin tha babai im dhe une nuk desha ta kundërshtoja sepse nuk doja ta shqetësoja më...

Insights 30 Shtator 2023, 13:27 Ben Blushi

Në manastirin e Banjskës, në Kosovë

Pamjet nga qyteti Manastiri i Banjskës ku u vra një polic shqiptar dhe katër paramilitarë serbë ndodhet gati 20 minuta larg qyteti...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë