LIVE UPDATES
Insights

Një poker ambasadash nën tryezën e lajmit

Aspekt i parë lidhet me burimin e lajmit, i cili na tregon rrugën që paska ndjekur Bujar Spahiu. Për trajtimin e kërcënimeve që pretendon se i janë bërë, Bujar Spahiu iu qenkërka drejtuar përfaqësive diplomatike të akredituara në Shqipëri!

23 Shtator 2023, 21:24 Nga Shpëtim Doda
Një poker ambasadash nën tryezën e lajmit
Shpetim Doda

Përpara tri ditësh u përcoll lajmi se Bujar Spahiu, kreu aktual i KMSH-s, është kërcënuar së paku në dy raste me jetë për të dhënë dorëheqjen. Lajmi thuhej se mbështetej në “burime diplomatike”, ndërkohë që tek thuhej është konfirmuar edhe nga vetë KMSH, e cila, nga ana e saj, deri në këtë moment, ndonëse kanë kaluar tri ditë, nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë lajm. Mosreagimi ndaj lajmit, nuk është përgënjeshtrim, por pranim i heshtur i vërtetësisë së tij, çka i shteg spekulimit analitik e racional nën dritën e kontekstit politik e social të cilit i adresohet dhe brenda të cilit synon të operojë vetë lajmi, duke krijuar deri edhe mundësinë për ta vështruar Bujar Spahiun, në mos autor, së paku investitor, jo sepse është përfitues i drejtpërdrejtë nga lajmi, por sepse mosreagimi – qoftë për ta konfirmuar, qoftë për ta përgënjeshtruar një lajm – në suazën e lajmeve të kësaj natyre është investim i mirëfilltë, çka çdo njeri që e njeh sadopak komunikimin mediatik, e ka fare të qartë.
Lajmi në fjalë është thellësisht shqetësues në më tepër se një aspekt.

Aspekt i parë lidhet me burimin e lajmit, i cili na tregon rrugën që paska ndjekur Bujar Spahiu. Për trajtimin e kërcënimeve që pretendon se i janë bërë, Bujar Spahiu iu qenkërka drejtuar përfaqësive diplomatike të akredituara në Shqipëri! Përdorimi i përfaqësive diplomatike të akredituara në vendin tonë si një zyrë apo organ ekstra ligjor për të denoncuar kërcënime të karakterit lokal e individual, është sa qesharak në pamje të parë, aq edhe i rrezikshëm në një qasje më të thellë, nën dritën e klimës së ngarkuar sociale e politike në rajon e më gjerë. Përfaqësitë diplomatike s’janë mandatuar për të ushtruar funksionet e organeve të rendit dhe prokurorisë në Shqipëri. Sfera e veprimtarisë së tyre janë konsolidimi i marrëdhënieve me vendet ku operojnë nën dritën e interesave dhe politikave që vendet që përfaqësojnë kanë në ato vende ku këto përfaqësitë operojnë, dhe jo hetimi dhe ndjekja e personave që kryejnë vepra penale. Edhe në rast se, në një çast dalldie, do të kishin patur prirje për të marrë mbi vete një tagër të tillë, përfaqësitë diplomatike nuk do t’ia bënin me dije asnjë personi të jashtëm, për shkak se do të dilnin zbuluar si shkelës të Konventës së Vjenës. Prej këndejmi më lind dyshimi i arsyeshëm se lajmi është stisje e paramenduar për të krijuar çoroditje dhe zhvendosje vëmendjeje në kurriz të lëndueshmërisë që shfaqin çështje të caktuara.

Pyetja shtrohet: çfarë kuptim ka, që kreu i KMSH-s të adresojë kërcënime që pretendon i janë bërë dhe të kërkojë zgjidhje tek përfaqësitë diplomatike? Thënë pak më drejtpërdrejt: cili është përfitimi që synon të arrijë Bujar Spahiu përmes investimit në këtë lajm? Nëse e shohim lajmin nën dritën e elementëve që përmban narrativa e tij, synimet janë fare të qarta.

1.) Përmendja e “burimit” të lajmit është jo thjesht injorim, por shantazh ndaj organeve ligjzbatuese të vendit. Dhe kjo është edhe pjesa e rrezikshme e lajmit, perceptimi i jashtëm që mëton të krijojë. Duke shmangur dhe injoruar publikisht organet e rendit dhe prokurorinë si të vetmet organe që kanë tagrin ligjor të ndjekin e të hetojnë çështje të kësaj natyre, lajmi përcjell qartësisht e publikisht mosbesimin që Bujar Spahiu paska ndaj tyre, me mëtimin për të krijuar te të huajt perceptimin sikur i është vënë kundër edhe tërë shteti shqiptar. Përpjekja për të krijuar e një perceptimi të tillë është arsye e mjaftueshme për të vënë në lëvizje organet e shantazhuara për të nisur një hetim kryesisht e të bëjë më pas transparencë rreth tërë sa lidhet me pretendimet e Bujar Spahiut. Në të kundërt, do t’i linte shteg perceptimit se kjo është një lojë në të cilën janë përfshirë edhe organet në fjalë; një lojë, e cila ka lidhje me pranimin e fajësisë nga ana e Charles McGonigal për korrupsion dhe fshehje të ardhurash, në të cilën vetë Edi Rama përmendet si i implikuar i drejtpërdrejtë; një lojë, përmes të cilës mëtohet t’i vihet në ndihmë Edi Ramës, jo duke zhvendosur vëmendjen e publikut nga zhvillimi në fjalë, por duke shantazhuar tërthorazi drejtësinë amerikane me kartën e rrezikut të ekstremizmit fetar në Shqipëri përpara 5 shkurtit, ditës kur kjo drejtësi do të japë vendimin e saj për Charles McGonigal-in dhe personat e implikuar, mes të cilëve edhe Edi Rama. Aq më tepër kur, siç u shpreha më lart, klima sociale e politike në rajon e më gjerë është tejet e ngarkuar.

2.) Përmendja e “burimit” të lajmit është përpjekje dukshëm e dëshpëruar e Bujar Spahiut për të frustruar të gjithë ata të cilët nuk ndihen të përfaqësuar as prej institucionit që ai drejton, e as prej atij vetë, duke mëtuar të krijojë mes këtyre perceptimin sikur gëzon mbështetjen dhe mbrojtjen e ndërkombëtarëve. Dhe kjo është edhe pjesa qesharake e lajmit, jo sepse besimtarët nuk e kanë shqisën e mbresimit dhe mahnitjes, por sepse ata e kanë të qartë se detyra dhe misioni statutor e ligjor qoftë i Bujar Spahiu, qoftë i institucionit që drejton, është të përfaqësojë besimtarët muslimanë në raport me të tretët, jo përfaqësitë diplomatike; madje edhe në ato raste kur dëshira për t’u shfaqur si benjamin i tyre të shtyn të ndërmarrësh veprime çaplineske.

3.) Përmbajtja e lajmit është dukshëm përpjekje e Bujar Spahiut për të prodhuar zhurmë, jo thjesht si një nga format terapeutike për të vënë nën kontroll dëshpërimin që e ka kapluar, por edhe si një nga format e mbulimit të parregullsive, të shkeljeve statutore e ligjore dhe të jo pak manipulimeve që kanë shoqëruar procesin e zgjedhjeve në organet drejtuese të KMSH-s përmes çoroditjes e zhvendosjes së vëmendjes së besimtarëve, pa u vramendur se kësisoj ai po krijon një spirale të rrezikshme për besimtarët muslimanë, të cilët duket qartë se Bujar Spahiu as që i fut në refene. Dhe mbase me të drejtë, pasi nuk është në atë pozicion si rezultat i vullnetit dhe zgjedhjes së tyre.

shpetim doda

Sondazh

Poll
Insights 18 Shtator 2023, 07:25 Elona Caslli

Presidencë apo Agjenci Turistike?!

Mënyra si trajtohen departamentet e Marrëdhënieve me Jashtë në institucionet shqiptare lë shumë për të dëshi...

Insights 12 Shtator 2023, 19:48 Petrit Malaj

Të fitosh për Shqipërinë

Enrik Beqiri dhe Kombetarja shqiptare e futbollit Mes vapës së fillimvjeshtës, lajmeve të kronikës së zezē, lajmeve për ...

Insights 11 Shtator 2023, 14:22 Auron Tare

Qiparisat nuk ka kush ti vadisë?

foto ilustruese Debati për nje Muze në Tepelenë kushtuar periudhës se diktaturës ka disa vite që është hapur. Filli...

Insights 10 Shtator 2023, 11:57 Agim Xhafka

Një natë në Dardhë

Agim Xhafka Te sheshi,kur po prisja jeshilen e semaforit,dikush më “trokiti” te shpatulla. Kthehem,shoh një grua flokëbardhë...

Insights 9 Shtator 2023, 15:26 Nga Arlind Qori

Ligësia e dyfishtë e Erion Veliajt

Arlind Qori Konvikte janë pasë quajtur vendbanimet e studentëve/nxënësve, të cilët i kryenin studimet në një q...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë