LIVE UPDATES
Insights

Ligësia e dyfishtë e Erion Veliajt

Nuk është hera e parë që Erion Veliaj e përdor në ligjërimin publik termin konviktor si të kundërtin e qytetarit. Për të, konviktori është një njeri i pisët, një zaptues i qytetit që vjen nga jashtë qytetit, ose një egoist i pandreqshëm që do të zërë hapësirën publike, duke rënduar kësisoj stigmën e padrejtë ndaj të rinjve që vijnë për të studiuar e punuar në Tiranë.

9 Shtator 2023, 15:26 Nga Nga Arlind Qori
Ligësia e dyfishtë e Erion Veliajt
Arlind Qori

Konvikte janë pasë quajtur vendbanimet e studentëve/nxënësve, të cilët i kryenin studimet në një qytet tjetër nga ai ku kishin jetuar deri përpara se të nisnin shkollën. Fillimisht, termi konviktor nuk ka pasur konotacion nënçmues, por ishte thjesht emri i njerëzve që jetonin në konvikte. Mes shumësisë së “konviktorëve” kanë dalë inxhinierë, mjekë, historianë, informaticienë, mësues etj. të panumërt. Vetë jeta në konvikt nuk sjell ndofarë degradimi të njeriut. Përkundrazi, mund të jetë nxitëse e solidaritetit dhe jetës së pavarur. Jo më kot ngjarja më e rëndësishme politiko-shoqërore e 33 viteve të fundit është ngjizur pikërisht në konviktet e Qytetit Studenti.

Nuk jam i sigurt nëse nënçmimi i “konviktorit” ka nisur në vitet ’80 apo ’90 të shekullit të kaluar. Ama e mbaj mend që së paku prej mesit të viteve ’90 e tutje termi nisi të përdorej në mënyrë pezhorative nga një pjesë e të lindurve në Tiranë për studentët që vinin nga fshatra e qytete të tjera. Sipas kësaj vetëmburrjeje boshe, që e ngre veten duke stigmatizuar tipare të sajuara të tjetrit, konviktori/ja ishte njeri i dorës së dytë, i pagdhendur mjaftueshëm, pa mundësi ekonomike, i veshur keq, madje edhe më keq se kaq. Kështu skalitej lumpenaristokracia e qytetit, e cila ishte mjaft më e ulët moralisht dhe në të shumtat e rasteve edhe intelektualisht krahasuar me “konviktorët”.

Nuk është hera e parë që Erion Veliaj e përdor në ligjërimin publik termin konviktor si të kundërtin e qytetarit. Për të, konviktori është një njeri i pisët, një zaptues i qytetit që vjen nga jashtë qytetit, ose një egoist i pandreqshëm që do të zërë hapësirën publike, duke rënduar kësisoj stigmën e padrejtë ndaj të rinjve që vijnë për të studiuar e punuar në Tiranë.
Çka e bën edhe më çmeritëse ligësinë e tij është se u mvesh “konviktorëve” krimin e tij më të madh ndaj qytetit: zhdukjen e hapësirave publike. Si askush përpara tij, Erion Veliaj është përgjegjës për zaptimin e parqeve e lulishteve nga kullat, për zhdukjen e futjen në thes të monumenteve të kulturës, për ngushtimin e trotuareve dhe eliminimin e çdo hapësire loje për fëmijët.

Tirana është qytet i pushtuar. Po nga oligarkia e ndërtimeve dhe mafiozët që furnizojnë me kapital dhe fuqi blerëse zaptimin e hapësirës me ndërtesa të larta. Erion Veliaj nuk është gjë tjetër veçse një kolaboracionist spitullaq në këtë pushtim. Dhe si i tillë, i pafuqishëm për t’u parë në pasqyrë pa i ngjallur krupën vetes, e gjen armikun te shumësia e të rinjve që me studimet dhe punën e tyre të palodhur e të keqpaguar janë arteriet kryesore të asaj pak jete që i ka mbetur qytetit tonë

arlind qori

Sondazh

Poll
Insights 26 Gusht 2023, 20:58 Auron Tare

Turizmi pas shpinës së Blendit

Blendi Fevziu Me Blendin jemi miq te vjeter prej shume vitesh. Dikur takoheshim shpesh sot me rralle. Emisionet ne Opinion i ndjek edhe mund te them se edh...

Insights 23 Gusht 2023, 12:13 Ben Blushi

Ben Blushi: 80-vjetori i babait

Kico Blushi Sikur im atë të ishte sot, me siguri do më thoshte shkojmë në Dardhë për të festuar 80 vjetorin dhe tan...

Insights 21 Gusht 2023, 12:21 Auron Tare

Na rrofshin numrat

Auron Tare Qe te jem i sakte dhe korrekt. Kjo pamje mund te ishte edhe ne shume qyetete turistike te Mesdheut. Nuk qendron problemi se dy te huaj ecin me b...

Insights 20 Gusht 2023, 12:00 Dosja.al

Taksat me thyesa që kapën shtetin

Në ligjin për Taksat Kombëtare ka një paragraf. Është neni që përcakton taksimin e kromit. Dhe neni thotë shprehi...

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd