LIVE UPDATES
Insights

Turizmi pas shpinës së Blendit

Nje monument i vecante ne llojin e vet. Blendi tek qendronte aty ky kryqezohen udhet e Pazarit, me pasion tregonte numrin e madh te vizitoreve qe silleshin verdalle duke bere foto apo duke pare vitrinat e dyqaneve.

26 Gusht 2023, 20:58 Nga Auron Tare
Turizmi pas shpinës së Blendit
Blendi Fevziu

Me Blendin jemi miq te vjeter prej shume vitesh. Dikur takoheshim shpesh sot me rralle. Emisionet ne Opinion i ndjek edhe mund te them se edhe pas kaq shume vitesh ne ekran perseri ka mbetur nje prej me te mireve.
Ka ca kohe qe Blendi ka filluar te promovoje Shqiperine turistike. Gjate periudhes se veres viziton dhe promovon vise dhe pejsazhe pak te shkelura me pare kryesisht per nje publik shqiptar. Promovimi i tyre prej nje gazetari te njohur si Blendi sigurisht sjell nje vemendje me te shtuar. Ai ka nje ndikim me te madh ne kete fushe per vete faktin se ka nje numer te konsiderueshem qe e ndjekin ne rrjetet sociale. Per kete arsye po i shkruaj edhe une disa rreshta per vizitat e Blendit ne Shqiperine turistike.
Disa dite me pare e pashe tek promovonte Pazarin e Gjinokastres. Nje monument i vecante ne llojin e vet. Blendi tek qendronte aty ky kryqezohen udhet e Pazarit, me pasion tregonte numrin e madh te vizitoreve qe silleshin verdalle duke bere foto apo duke pare vitrinat e dyqaneve. Por edhe pse Blendi e promovoi mjaftueshem Pazarin, pas shpines se tij morine e dyqaneve te vogla I la ne heshtje. Ndoshta se nuk kishte cfare te thoshte per ato qe pa ne vitrinat e tyre.
Pazari i Gjinokastres eshte restauruar vitet e fundit nga nje fond i Qeverise Shqiptare dhe Fondi Shqiptaro Amerikan AADF. Restaurimet kane bere te mundur rikthimin ne jete te nje pjese te vecante te arkitektures se qytetit. Pazari duket me te vertete I ringjallur dhe plot gjalleri. ( Megjithese duhet thene se Pazari u restaurua edhe ne perudhen e Berishes se II-te me nje fond prej 6 milion euro. Cfare u be me keto fonde, a ishin me te vertete restaurime apo jo ende sot ka mbetur mister. Ne 2013 u premtua se ky investim prej 6 milion eurosh ne Pazar do te hulumtohej dhe pergjegjesit do te shkonin para drejtesise. Se cu be me kete premtim dhe ku shkuan ato 6 milion euro askush nuk di me shume). Gjithsesi tema e ketij shenimi nuk eshte restaurimi I Pazarit por Manaxhimi I tij. Cdo vit me grupe te ndryshme e vizitoj Pazarin jo vetem si pjese e atraksionit por edhe se nje pjese te dyqanxhinjve i njoh. Pazari I Gjinokastres perpos emrit qe ka dhe terheqjes se kuptueshme nga vizitoret eshte nje pasyre tipike e turizmit shqiptar. Fasade e bukur me mallra te rreme. Ne pjesen me te madhe te ketij Pazari tregetohet “artizanat” prodhuar ne Turqi apo Kine. Jane prodhime kitch, te lira, pa shije, pa shpirt artistik dhe pa asnje lidhje me artizanatin e dikurshem shqiptar.
Nje dru punues ne nje qoshe te Pazarit, nje gur punues dhe nja dy lesh punues te cilet mezi mbajne veten nuk mund te jene perfaqesuesit e artizanatit ne Jugun shqiptar.
Pazari si kompleks administrohet nga nje organizate e krijuar nga AADF ( Fondi shqiptaro amerikan). Imagjinoni per nje cast sikur me te vertete ky Fond ( te cilit po I jepet ne administrim edhe Butrinti) do te donin/dinin si ta benin kete Pazar nje qender te rendesishme te artit shqiptar. Imagjinoni ne se dikush do te ishte me te vertete serioz per te risjelle artin e mrekullueshem te artizanatit shqiptar cfare mundesie te arte I sjellin numrat e turisteve qe vine verdalle duke pare kitchin Turko/Kinez ne Gjinokaster.
Imagjinoni per nje cast fondet qe shpenzohen per argetime apo “koncerte” banale si “Tekno Ceco” “Gjyshet ne F’est” “Fustanella Pala pala” “Gliko me Arra” apo sheqerna te ketij lloji te jepeshin per mbeshtetjen e artizaneve te Jugut?. Po sikur arti I cdo artizani ne Jug do te mbeshtetej financiarisht dhe do te ekspozohej ne Pazarin e Gjinokastres perballe nje publiku qe sa vjen dhe rritet? Po sikur dikujt qe ka vulen ne dore ti shkonte mendja dhe te ndalonte cdo prodhim kitch Turko/Kinez te shitej ne Pazarin e Gjinokastres? Po sikur hapsira e mbushur me banalitete te prodhuara ne provincat e largeta te Kines ti jepej artizaneve dhe fshatareve te Jugut te Shqiperise per prodhimet e tyre? Po sikur ne nje nga godinat e restauruara te hapej nje shkolle artizanati ku te rinjte te mesonin artin e tradites se Jugut? Po sikur veshjet e shtrenjta te malesoreve te Jugut te ringjalleshin perseri dhe te lakmoheshin si dikur nga artiste dhe poete europiane?
Artizanati I nderthurur me turizmin eshte pjese e rendesishme e ekonomive lokale. Shume vende e kane zhvilluar duke e shtrire ne nje sistem kapilar i cili krijon mundesi te arta punesimi, zhvillim ekonomik rural por edhe ruajtjen e tradites kulturore. Vlere kjo shume e rendesishme ne turizmin kulturor.
Per te mos shpikur rroten ka plot modele nga ku mund te marrim dhe ta zhvillojme jo vetem ne Pazarin e mrekullueshem te Gjinokastres por edhe ate te Shkodres, qendra e dikurshme e artizanatit ballkanik. Ringritja e artizanatit tani qe turizmi po mer nje zhvillim te dukshem eshte nje nevoje urgjente jo vetem si nje mundesi ekonomike por edhe si shprehje e artit dhe trashegimise kombetare. Me shume pak fonde dhe me shume dashuri ky Pazar mund te ringjallet shpirterisht ashtu sic u ngjall eshte fizikisht.
Ne kete menyre Pazari I Gjinokastres nuk do te jete me nje fasade me mallrat e rreme por nje vitrine e kultures shqiptare te cilen Blendi Fenziu mund ta promovoje cdo sezon veror pa ju shmangur dyqaneve te vogla pas shpines se tij.

auron tare

Sondazh

Poll
Insights 23 Gusht 2023, 12:13 Ben Blushi

Ben Blushi: 80-vjetori i babait

Kico Blushi Sikur im atë të ishte sot, me siguri do më thoshte shkojmë në Dardhë për të festuar 80 vjetorin dhe tan...

Insights 21 Gusht 2023, 12:21 Auron Tare

Na rrofshin numrat

Auron Tare Qe te jem i sakte dhe korrekt. Kjo pamje mund te ishte edhe ne shume qyetete turistike te Mesdheut. Nuk qendron problemi se dy te huaj ecin me b...

Insights 20 Gusht 2023, 12:00 Dosja.al

Taksat me thyesa që kapën shtetin

Në ligjin për Taksat Kombëtare ka një paragraf. Është neni që përcakton taksimin e kromit. Dhe neni thotë shprehi...

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve