LIVE UPDATES
Insights

Taksat me thyesa që kapën shtetin

Kromi i Shqipërisë nxirret nga nëntoka dhe qytetarët nuk përfitojnë asgjë. Sepse renta është zero.

20 Gusht 2023, 12:00 Nga Dosja.al

Taksat me thyesa që kapën shtetin

Në ligjin për Taksat Kombëtare ka një paragraf. Është neni që përcakton taksimin e kromit. Dhe neni thotë shprehimisht:

“Përqindja e rentës minerare për përmbajtjen e mineralit metalor në nënproduktin minerar është në masën sa 3/7 e normës së rentës për vitin 2019, 3/8 e normës së rentës për vitin 2020 në masën 0% për periudhën nga hyrja në fuqi e këtij ligji deri në fund të vitit 2023 dhe 1/3 e normës së rentës për vitin 2024 e në vijim”

Ky nen ligji është unikal në planet. Nuk ka rast të dytë në botë, që një qeveri të ketë vendosur taksë me thyesa. Dhe arsyeja se pse neni është shkruajtur ashtu sigurisht që nuk është interesi publik. Pjesa dërrmuese e deputetëve që kanë votuar ligjin, nuk e kanë kuptuar fare se çfarë kanë miratuar. Megjithatë historia e shpjeguar thjeshtë është kështu.

Në fund të vitit 2014, ministria e Financave dërgoi në Parlament paketën e re fiskale. Njëra nga masat që propozonte paketa ishte ulja e taksës për kromin që përpunohet në vend në formën e ferrokromit sepse kjo ishte kërkuar nga një grup interesi i quajtur “Shoqata e Mineraleve të Shqipërisë” për të nxitur përpunimin e mineralit në vend duke përfituar më shumë vlerë të shtuar.   

Në atë kohë, renta e kromit bruto ishte 6 për qind. Sipas propozimit të qeverisë renta që paguhej në eksport për kromin e përpunuar në vend u bë sa 2/3-at e rentës për kromin që eksportohej bruto, pra 4 për qind. Masa u votua nga Parlamenti. Në atë kohë Shqipëria kishte vetëm, një përpunues të kromit, kompaninë Albchrome, e cila sapo ishte blerë nga grupi Balfin. Ky ishte vetëm ndryshimi i parë.

Çmenduri shqiptare

Dy vjet më vonë, në fund të vitit 2016, qeveria propozoi dy favorizime të tjera për përpunuesit e kromit. Ndryshimi i parë ishte ai që e ulte rentën nga 6 për qind në 3 për qind, për kromin që kompanitë prodhuese shisnin tek përpunuesit. Pra, nëse një galeri kromi e çonte kromin direkt në eksport do të paguante 6 për qind rentë. Por nëse ja shiste atë përpunuesve vendas do të paguante vetëm 3 për qind. Masa detyronte prodhuesit e kromit t’ia shisnin atë përpunuesve.

Ndryshimi i dytë ishte ulja sërish e rentës për kromin e përpunuar. Ajo që në fund të 2014-s u ul sa 2/3-tat e rentës së kromit bruto tani propozohej të ulej më tej duke u bërë sa 1/2-at. Pra nëse për kromin bruto renta mbetej 6 për qind, për kromin e përpunuar u bë 3 për qind.  

Këtë herë propozimi kishte ardhur nga Shoqata e Minierave e Shqipërisë. Në atë kohë në Shqipëri ishin vetëm dy kompani që përpunonin krom si përfituese të këtij lehtësimi. Por sigurisht pjesën e luanit e kishte Albchrome. Ky ishte ndryshimi i dytë.

Ndryshimi i tretë do të vinte dy vjet më vonë. Në fund të vitit 2018, qeveria propozoi sërish ndryshimin e rentës. Këtë herë duke rritur më tej rentën minerare për kromin që eksportohej bruto nga 6 për qind në 9 për qind. Pra për t’i detyruar edhe më shumë prodhuesit e kromit që ta shisnin kromin e tyre tek uzinat vendase të përpunimit.

Këtë herë justifikimi i qeverisë ishte se Shqipërisë po i mbaronte kromi dhe duhej dekurajuar sa më shumë eksporti i kromit bruto, me qëllim që të nxitej përpunimi në vend.  Përfituesit e lehtësimit ishin tre kompani. Përvec dy ekzistueseve, në vitin 2017 ishte hapur dhe një uzine e tretë e përpunimit të kromit në Refraktare të Elbasanit nga kompania GSA. Por sigurisht përpunuesi më i madh mbetej gjithmonë Albchrome.

Po sikur ta heqim fare?

Në fund të vitit 2020, erdhi qershia mbi tortë. Për shkak të rënies së çmimeve të kromit si pasojë e pandemisë, Shoqata e Minierave të Shqipërisë u bë e gjallë sërish. Këtë herë u propozua që taksa për kromin e përpunuar të hiqej fare për tre vjet.

Masa u justifikua si e domosdoshme për të mbajtur në këmbë industrinë minerare të vendit, e cila në të kundërtën do të falimentonte duke nxjerrë të papunë të gjithë minatorët.

Këtë herë veç kromit përfituan dhe uzinat e përpunimit të bakrit. Parlamenti e hoqi taksën. Ishte koha e arte e brezit të Kërpëratave.

Por çmimet e kromit u rekuperuan sërish. Dhe 8 muaj pasi Parlamenti e hoqi taksën për mineralet e përpunuara, Albchrome u shit nga Balfin tek grupi turk Yildirim, tashmë me një çmim më të mirë edhe për faktin se kompania blerëse do të punonte dy vjet pa taksa.

Rezultati? Kromi i Shqipërisë nxirret nga nëntoka dhe qytetarët nuk përfitojnë asgjë. Sepse renta është zero.

Rezultati i dytë? Shikoni nenin në foto. Ai është dëshmia më e qartë se çfarë qeverie ka Shqipëria.

/OLIGARKIA.AL

taksa shteti

Sondazh

Poll
Insights 5 Gusht 2023, 13:16 Andi Bejtja

Ushtria e NATO-s mbjell kanabis!

Andi Bejtja Ushtria e NATO-s mbjell kanabis! Shoh jo pa trishtim qe lajmi i sotem qe ne nje repart ushtarak ne Zall Herr eshte mbjelle kanabis, po kalon me...

Insights 29 Korrik 2023, 16:35 Ben Blushi

Piluri i përgjumur

Ben Blushi Piluri është një fshat mbi Himarë. Kur është kohë e mirë, nga lartësia e Pilurit sheh edhe brigjet...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend