Atentati në Lezhë! Disa të shoqëruar për vrasjen e Entjan Nikulajt, dyshohet për 3 autorë, 'gjakmarrja' pistë hetimi!
DETAJE/ Atentati në Lezhë, pas ekzekutimit të Nikulajt, autorët dogjën automjetin me 2 kallashnikovë në vendi...
DETAJE/ Atentati në Lezhë, pas ekzekutimit të Nikulajt, autorët dogjën automjetin me 2 kallashnikovë në vendi...
Atentati në dalje të Lezhës, reagon policia: Eno Nikulaj në gjendje të rëndë në spital 2 Dhjetor, 22:2...
Flet vëllai i Liridonës: Do ta zhvarrosim trupin, i kemi dhënë dy ditë kohë familjes Murseli 2 Dhjetor, 09:43 ...
Nis Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike 2 Dhjetor, 11:16 Kuvendi i Partisë Demokratike, Berisha mbërri...
Në ditët e sotme kjo trashëgimi përballet me shumë probleme dhe mbrojtja e tyre është një sfidë më vete.
Numri i madh i turistëve të huaj që erdhën këtë vit në Shqipëri dëshmoi më së miri rëndësinë dhe nevojën për njohjen, mbrojtjen dhe promovimin sa më profesional të Trashëgimisë sonë Kombëtare; Kulturore dhe Natyrore.
Trashëgimia Kulturore, në thelb është kosideruar nga ekspertët si një produkt i krijuar gjatë një procesi të gjatë kohor, i cili u ka siguruar shoqërive të ndryshme, një pasuri në nivel kombëtar dhe botëror. Ky process, përfshin jo vetëm trashëgiminë e prekshme ,por edhe atë jo materiale të cilat përbëjnë një pasuri të ”brishtë”, qe ka nevojë për politika të ndërmarra në nivele makro dhe modele zhvillimi me synim ruajtjen e diversitetit, pasi humbja e këtij të fundit është e parinovueshme. Procesi i krijimit të kësaj trashëgimie ka kaluar përmes shekujve dhe është përcjellë dhe ruajtur me fanatizëm në kohët e sotme, por jo në pak raste nga mosnjohja e saj rol ne ruajtje ka luajtur edhe fati (nëse na lejohet ta quajmë të tillë, vecanërisht në vendin tonë).
Synimi i politikave shtetërore dhe më gjerë, është të vazhdojë këtë traditë për të siguruar ruajtjen e tyre në formën, strukturën dhe përbërjen e kohës kur u krijuan, ose të investojë, në krijimin e grupeve të punës së ekspertëve për restaurimin atje ku ka nevojë apo për gërmime te mëtejshme në objektet që bartin histori dhe kulturë të kohës prehistorike.
Në ditët e sotme kjo trashëgimi përballet me shumë probleme dhe mbrojtja e tyre është një sfidë më vete. Këto janë të njëjtat sfida, me të cilat edhe njërëzimit i duhet të perballet duke filluar nga ndryshimi i shpejtë i kushteve klimatike deri tek fatkeqësitë natyrore apo edhe tek konfliktet ndërshtetërore, urbanizimi, pabarazitë e ekonomive.
Kjo ishte arsyeja që në vitin 1946-të u krijua edhe Unesco (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Edukimit, Kulturës dhe Shkencës), e cila një ndihmë shumë të madhe përgjatë viteve i ka dhënë mbrojtjes dhe promovimit të siteve të vendeve anëtare të Konventës së Trashëgimisë Botërore, shtete të cilat kanë të drejtë të identifikojnë dhe rregjistrojnë sitet e tyre pas një pune të gjatë nga ekspertët, në Listën e Trashëgimisë Botërore, c’ka do të thotë, që këto site nuk janë më vende, apo objekte ekskluzive të shtetit ku ndodhen por, janë pasuri e gjithë Botës,
Në ditët e sotme, Trashëgimia Kulturore është e lidhur me promovimin e paqes dhe të zhvillimit të qëndrueshëm shoqëror, ekonomik dhe mjedisor. Nocioni i Trashëgimisë,, nga njëra anë ofron frymëzim për kreativitet dhe inovacion, nga ana tjetër, ajo promovon diversitetin kulturor kudo në botë.
Duke qënë pjesë e rëndësishme e një identiteti kombëtar kjo trashëgimi e forcon më tepër këtë ndjenjë dhe rrit deshirën për ta promovuar atë në nivel botëror.
Rëndësia që ka fituar vitet e fundit në nivel ndërkombëtar dhe më pak në nivel kombëtar (kjo thekson nevojën urgjente të rritjes së ndërgjegjësimit të shtresave të ndryshme të popullsisë dhe në vecanti e të rinjve, për njohjen e saj nëpërmjet vizitave në site, duke e bërë këtë rit pjesë të kulturës individuale dhe më gjerë atë kombëtare. Kjo ka qënë arsyeja që Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë në Tiranë, e ka përfshirë si lëndë në programet e tij të studimit edhe Trashëgiminë Natyrore dhe atë Kulturore jo vetëm në Shqipëri por në krejt rajonin e Mesdheut. Njohja e të rinjve, dhënia e informacionit për vendndodhjen e tyre, historinë, diversitetin e pasur, rëndësinë e këtyre siteve është pjesë e domosdosshme e kulturës dhe identitetit kombëtar.
Këtë vit, nga numri i lartë i turistëve të huaj që vizituan vendin, duke prekur destinacione të ndryshme në Shqipëri, ra në sy interesi i tyre i madh për të njohur historinë dhe objektet e saj të Trashëgimisë Kulturore. Krahas interest, u evidentuan edhe shumë probleme, të cilat ishin lënë në harresë ose më saktë ishin neglizhuar për shumë kohë. Ndërsa, shtete të ndryshme krenohen me këtë pasuri të lënë nga paraardhesit e tyre, shtete të tjera më të reja vuajnë nga mungesa e saj, vendi ynë e ka pasur aty prej shekujsh dhe nuk ka ditur ose ndoshta nuk ka dashur të investojë nga padija e përfitimeve shumë të mëdha ekonomike që rrjedhin prej saj, sic kanë treguar vitet e fundit.
Kjo trashëgimi e krijuar me shumë mund nga parardhësit tanë vuan sot nën rrënojat e harresës. Zhvillimi i madh që ka marrë turizmi vitet e fundit ka vënë në dukje edhe nevojën urgjente për njohjen e saj, rritjen e ndërgjegjësimit kombëtar mbi rëndësinë që ajo mbart. Këtë rol e ka luajtur për shumë vite Unesco që me rregjistrimin e sitit të Butrintit në vitin 1992 si pasuri Botërore. Fatkeqësisht, më në fund është kujtuar për të këto vitet e fundit edhe shteti shqiptar duke e dhënë me koncension…!
Investimet e deritanishme në këtë drejtim nga shteti shqiptar kanë qënë të papërfillshme, problemet që erdhën nga mungesa e tyre u shfaqën edhe nga evidentimet e turistëve të huaj. Menaxhimi i duhur i këtij potenciali të jashtëzakonshëm që ka Shqipëria në këtë drejtim kërkon politika të qarta që të fokusohen në qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi. Kjo, edhe si rezultat i përfitimeve që vijnë si rrjedhojë e këtyre investimeve urgjente në stafin Teknik, infrastrukturë, shtimin e fondeve në këtë drejtim, duke u parë jo vetëm në aspektin afatshkurtër por më tepër në nevojën e ruajtjes së kësaj pasurie të brishtë për brezat e ardhshëm.
Zhvillimi i madh i teknologjisë gjatë viteve të fundit është parë me pozitivitet edhe në këtë fushë. Teknologjia e re dixhitale dhe Trashëgimia Kulturore krijojnë të dyja së bashku një kombinim të përkryer në kontekstin e kreativitetit dhe përballimit të sfidave të kohës. Ruajtja, promovimi i ketyre siteve që ka sot në Shqipëri, duke përdorur teknologjinë e fundit është një proces dinamik dhe i domosdosshëm në zhvillimin e turizmit dhe më gjerë, në zhvillimin ekonomik të vendit.
Bota e re inovative e dokumentimit 3 d është sot pjesë e projekteve dhe programeve ndërkombëtare.
Teknologjia ka ndryshuar radikalisht mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë. Teknologjia nuk është vetëm një mjet për të zgjidhur sfidat e ditës së sotme, por ajo sjell edhe ndryshime të thella në mënyrën se si operojmë në çdo fushë të jetës sonë. Ekspertët luajnë një rol kyç në sigurimin që ky tranzicion të ndodhë me sukses dhe me përfitime të mëdha për shoqërinë tonë.
Ata ndihmojnë në zbulimin e zgjidhjeve të reja për sfidat shkencore dhe teknologjike. Kërkimi i tyre ndikon në zhvillimin e fushave të ndryshme, përfshirë mjekësinë, arsimin, dhe së fundi edhe në Trashëgiminë Kulturore.
Roli i tyre është i paçmueshëm në sigurimin që teknologjia të jetë e sigurtë, e përshtatshme dhe e përparuar. Ata janë ata që shpërndajnë dije dhe që ndihmojnë shoqërinë të evoluojë, duke i bërë jetën tonë më të lehtë dhe më efikase. Ndërkohë që teknologjia vazhdon të avancojë, ekspertët janë ata që kujdesen që ky zhvillim të ndodhë me integritet dhe që të ketë një ndikim pozitiv në shoqëri dhe në jetën tonë të përditshme.
Ndër to është edhe Dokumentimi 3 D i Trashëgimisë Kulturore i promovuar vitet e fundit si domosdosshmëri.
Dokumentimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore Materiale në formën 3D është një nga hapat më të fundit të teknologjisë në konservimin dhe ruajtjen e pasurisë kulturore. Ky proces siguron që objektet historike dhe kulturore të regjistrohen me precizion të lartë dhe të bëhen të qasshme në një mënyrë të re dhe sa me inovative.
Dokumentimi 3D është një proces që përdor teknologjinë 3D për të përcaktuar, përshkruar dhe ruajtur objektet kulturore materiale dhe historike në mënyrë të qasshme dhe të detajuar. Kjo teknikë përdor skanimin 3D, modelimin dhe renditjen për të krijuar replikat digjitale të objekteve. Këto replika mund të shihen në pajisje të ndryshme, si kompjuterë, tabletë dhe madje edhe pajisje VR dhe AR (Realiteti Virtual dhe i Përmirësuar).
Cilat janë përfitimet e Dokumentimit 3D në Mbrojtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore
Ruajtja dhe Mbrojtja e Pasurisë Kulturore: Dokumentimi 3D lejon një regjistrim të saktë dhe të detajuar të objekteve kulturore. Kjo ndihmon në ruajtjen e tyre nëse ato dëmtohen ose humbasin. Kjo gjithashtu ndihmon në mbrojtjen e objekteve nga vjedhja dhe dëmtimi i tyre.
Aksesibiliteti dhe Studimi i Lirë: Dokumentimi 3D mundëson studim të objekteve nga larg, duke e bërë atë të qasshëm për studiuesit dhe kërkuesit nga e gjithë bota. Kjo ndihmon në përhapjen e njohurive dhe të hulumtimit mbi trashëgiminë kulturore.
Edukimi dhe Ndarja e Kulturës: Përdorimi i teknologjisë 3D mund të përdoret për të ndarë objekte të rëndësishme të trashëgimisë kulturore me publikun në mënyrë interaktive. Ky proces edukon publikun dhe promovon ndërgjegjësimin mbi trashëgiminë kulturore.
Përdorimi i Dokumentimit 3D në Muzetë dhe Institutet Kulturore
Muzetë dhe institutet kulturore janë në përdorimin e parë të dokumentimit 3D për të regjistruar dhe studiuar objekte të tyre. Kjo teknikë siguron që objektet të cilat ndonjëherë janë të kufizuara fizikisht për t'u shikuar, tani të jenë të qasshme nga publiku në mënyrë virtuale. Gjithashtu, është një mënyrë për të promovuar muzeun ose institucionin kulturor duke treguar se ata janë në krye të teknologjisë dhe në ndihmë të edukimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.
Studimi dhe Përdorimi Interaktiv i Objekteve Kulturore
Dokumentimi 3D mund të përdoret për të studiuar objektet kulturore në mënyrë të ndryshueshme dhe të interaktive. Përmes pajisjeve VR dhe AR, vizitorët e muzeut mund të eksplorojnë një objekt në mënyrë immersive dhe të mësojnë më shumë për historinë dhe kontekstin e tij. Ky proces siguron një eksperiencë më të pasur dhe më të mrekullueshme për ata që duan të ndihen më afër trashëgimisë sonë.
Një Mjet për Edukimin dhe Ndërgjegjësimin Publik
Dokumentimi 3D nuk është vetëm një teknologji e mahnitshme, por gjithashtu një mjet tërheqës për edukimin dhe ndërgjegjësimin publik mbi trashëgiminë kulturore. Duke përdorur këtë teknikë, institucionet kulturore mund të shpërndajnë mënyra të reja dhe inovative për të treguar historinë dhe trashëgiminë tonë. Kjo ndihmon në rritjen e vetëdijes publike për të vizituar muzeet dhe institutet kulturore.
Përfundimi: Dokumentimi 3D - Një Hap Paradigmatik në Trashëgiminë Kulturore
Dokumentimi 3D është një hap i madh paradigmatik në mënyrën se si muzetë dhe institutet kulturore dokumentojnë, ruajnë, dhe ndajnë trashëgiminë kulturore. Ky proces sjell trashëgiminë tonë më pranë të gjithëve, e bën më të qasshme dhe më të arritshme për një audiencë më të gjerë, dhe ndihmon në promovimin e ndërgjegjësimit publik mbi rëndësinë e trashëgimisë sonë kulturore. Kjo teknologji e re është një ndihmë e madhe për institucionet kulturore dhe për të gjithë ata që duan të njohin më mirë dhe të respektojnë më shumë pasurinë tonë kulturore dhe historike.
Genc Sejko Mësova që ministri i brendshem i ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që të regjistrojnë online ad...
Mënyra si trajtohen departamentet e Marrëdhënieve me Jashtë në institucionet shqiptare lë shumë për të dëshi...
Enrik Beqiri dhe Kombetarja shqiptare e futbollit Mes vapës së fillimvjeshtës, lajmeve të kronikës së zezē, lajmeve për ...
foto ilustruese Debati për nje Muze në Tepelenë kushtuar periudhës se diktaturës ka disa vite që është hapur. Filli...
Agim Xhafka Te sheshi,kur po prisja jeshilen e semaforit,dikush më “trokiti” te shpatulla. Kthehem,shoh një grua flokëbardhë...
Arlind Qori Konvikte janë pasë quajtur vendbanimet e studentëve/nxënësve, të cilët i kryenin studimet në një q...
Ishte një moment arritjeje superlative për Jenni Hermoso, golashënuesja në ekipin kombëtar të Spanjës për femra. ...
Klodian Tomorri Bumi i ndërtimit, veçanërisht në kryeqytet, ka ngritur shqetësimet për një fluskë të mundshme ...
foto ilustruese Tri dekada pas rënies së komunizmit, familjarët e personave të zhdukur kërkojnë ende të mësoj...
Blendi Fevziu Me Blendin jemi miq te vjeter prej shume vitesh. Dikur takoheshim shpesh sot me rralle. Emisionet ne Opinion i ndjek edhe mund te them se edh...