LIVE UPDATES
Insights

Një natë në Dardhë

Sherri nisi një të hënë. Në fundjavë me klasën shkuam ekskursion në Dardhë. Qe dimër,por jo me shumë dëborë. U ngjitëm në fshat nga qafa e Bigllës. Ecja mes atij pylli, dëbora e përzjerë me jeshilen e bredhave dhe grinë e malit më mahniti. Shto dhe gëzimin e moshës e lodrat deri në agim më bënë të shkruaj shpejt një skicë poetike.

10 Shtator 2023, 11:57 Nga Agim Xhafka
Një natë në Dardhë
Agim Xhafka

Te sheshi,kur po prisja jeshilen e semaforit,dikush më “trokiti” te shpatulla. Kthehem,shoh një grua flokëbardhë,me fytyrën plot rrudha dhe sytë si ato të një qeni të lodhur. Nuk po më vinte njohja për të. Truri s’reagoi,por ja një shkëndijë u desh. Shpresa,m’u dha sinjali. Shoqja ime e gjimnazit,50 vjet pa u takuar. Ndërsa ajo po vinte një buzagaz në fytyrë,mua më ndihmoi semafori t’ja mbathja. U dhashë këmbëve sikur prapa më ndiqnin flakët e një zjarri të madh.

Nuk e ktheva kokën për një çerek ore. Vetëm ec e ec e ec. Derisa u lodha dhe te Conadi hyra për shlodhje,jo për blerje. Pashë se inati për Shpresën rrinte aq i tendosur te unë sa dhe pas 50 vitesh nuk qe latuar fare as te qoshet,as te anët.

Dhe kur mendoj që ajo ishte shoqja ime më e ngushtë. Në brendësinë time e pranoja që e doja. Më dridhej trupi kur më përqafonte,kur më kapte dorën,kur më përkëdhelte kaçurelat. Apo kur fliste ndonjë sekret afêr veshit, fryma e saj gati më rrëzonte. Mbase më donte edhe ajo,por ishte traditë që hapin e parë ta hidhja unë. Nuk më mungonte guximi,stepesha nga që Shpresa qe vajza e vetme e drejtuesit të qytetit. Kishte lindur në Tiranë,në Korçë s’kishin as katër vite. Një herë kur i thashë nënës ajo qeshi.

-Kush e di ç’dhëndër i kanë piketuar. Pse në Korçë do e lenë ata vajzën!-më tha ajo.
Këto fjalë ishin si ai trau të spitali që ngrihej veç për ambulancat. Ndërkohë ne vazhdonim te rrinim bashkë. Edhe te shtëpia e Shpresës shkoja plot herë. Por kaq. Ndjehesha mirë ama. Dhe si shoqe më bënte ta kaloja ditën gëzuar,me emocion.

Sherri nisi një të hënë. Në fundjavë me klasën shkuam ekskursion në Dardhë. Qe dimër,por jo me shumë dëborë. U ngjitëm në fshat nga qafa e Bigllës. Ecja mes atij pylli, dëbora e përzjerë me jeshilen e bredhave dhe grinë e malit më mahniti. Shto dhe gëzimin e moshës e lodrat deri në agim më bënë të shkruaj shpejt një skicë poetike. Të djelë në darkë e pashë dhe njëherë,e bëra aq të lëmuar si këpucët e babait kur i lustroste me atë copën e kadifesë që e fshihte mos e përdornim ne fëmijët te atletet me baltë. Të hënë po prisja Shpresën te dera e shkollës.

-Lexoje dhe po të pëlqeu jepja babit tënd ta botojë te gazeta e qytetit!-i thashë.
-Pa merak,-shqiptoi dhe më kapi dorën.

Gati më hoqi zvarrë drejt klasës. Atë ditë thuajse isha i shatisur komplet. Mendoja shkrimin në gazetë,l avdërimin nga mësues Rizai,lumturinë e nënës,babai do e priste me gërshërë atë faqe dhe do e mbante me vete në xhepin e brendshëm të xhaketës. Kështu deri në fund të orës së gjashtë. Ikën pastaj të gjithë, unë jo. Isha dezhurn për fikjen e zjarrit në sobë. Po bëhesha gati të shuaja me kanën e ujit prushin e mekur kur anash pashë copa letre me shkrimin tim. I nxora me mashë dhe gjaku m’u bë helm,në gojë ndjeva hidhësi. Qe skica që i dhashë Shpresës. Te një cep lexohej “atë në Dar”. Titullin ashtu ia kisha vënë,”Një natë në Dardhë “ I mblodha si nëna mblidhte thërrimet e bukës dhe pasi i puthte i lëshonte në një pjatë të vogël dhe ua nxirrte zogjve te dritarja. I shtrëngova fort te dora dhe i rrasa brenda xhepit të tutave bezhë.

Drejt shtëpisë ika thuajse me zvarritje, kaq ngadalë i hiqja këmbët. Nuk kuptoja pse ndodhi kështu. Pyesja veten dhe gjithmonë jepja pérgjigje me shumë pikëçuditëse në fund. U gdhiva si një dre i plagosur. Por e kisha vendosur që asaj femre,tani e tutje as emrin nuk do i pérmendja,nuk do i flisja. Deri sa të vdisja,u betova.
Shkova herët në klasë dhe papritur mu te fytyra m’u ngulit surrati i saj.

-Babai e pëlqeu shumë skicën tënde!- bértiti ajo që ta dëgjonin të gjithë.
Klasa nisi duartrokitjet. Unë e kapa tek një komçë e pardesysë së saj,e térhoqa nga vetja dhe gati ia futa në sy coprat e djegura që nxora nga xhepi. U tremb në fillim,pastaj u çudit e në fund u skuq. E lëshova dhe qysh atë çast nuk ia pashë më sytë.

Fati e solli që i ati e çoi te gjimnazi tjetër nga që e kishin më pranë shtëpisë. Pastaj ndér vite mësova se u martua në Tiranë me një arkitekt,u divorcua punë muajsh se babain ia futën në burg si armik e spiun dhe qysh atëhere dëgjoja veç keq pér të. Nuk gëzohesha,por edhe nuk ndjeja dhimbje. Më dukej sikur po shlyente fajin ndaj meje.

Dola nga Conadi,por hyra prapë se dikush atje jashtë mu faneps si Shpresa. Dil,i thashë vetes. Jeta ka plot njerëz të tillë. Të shmangen ata nga rruga jote. Ti ec para sikur ata janë të padukshëm pér ty. Më vjen keq veç pér Dardhën. Qysh atëhere nuk kam shkelur atje. Po fshati,Gimo,nuk të ka faj,i flas vetes. Në se ke mall për byrekun e mamasë njësoj veç atje e gjen. Go,go sa më parë,o njeri!

agim xhafka

Sondazh

Poll
Insights 9 Shtator 2023, 15:26 Nga Arlind Qori

Ligësia e dyfishtë e Erion Veliajt

Arlind Qori Konvikte janë pasë quajtur vendbanimet e studentëve/nxënësve, të cilët i kryenin studimet në një q...

Insights 26 Gusht 2023, 20:58 Auron Tare

Turizmi pas shpinës së Blendit

Blendi Fevziu Me Blendin jemi miq te vjeter prej shume vitesh. Dikur takoheshim shpesh sot me rralle. Emisionet ne Opinion i ndjek edhe mund te them se edh...

Insights 23 Gusht 2023, 12:13 Ben Blushi

Ben Blushi: 80-vjetori i babait

Kico Blushi Sikur im atë të ishte sot, me siguri do më thoshte shkojmë në Dardhë për të festuar 80 vjetorin dhe tan...

Insights 21 Gusht 2023, 12:21 Auron Tare

Na rrofshin numrat

Auron Tare Qe te jem i sakte dhe korrekt. Kjo pamje mund te ishte edhe ne shume qyetete turistike te Mesdheut. Nuk qendron problemi se dy te huaj ecin me b...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit