LIVE UPDATES
Insights

Qiparisat nuk ka kush ti vadisë?

11 Shtator 2023, 14:22 Nga Auron Tare
Qiparisat nuk ka kush ti vadisë?
foto ilustruese

Debati për nje Muze në Tepelenë kushtuar periudhës se diktaturës ka disa vite që është hapur. Fillimisht nga Ministrja Kumbaro ( deputete e zonës) e cila, mbështeti me fonde një projekt të iniciuar nga një numër personazhesh nga Tirana, të cilët përvec specializimit në marrjen e grante të huaja për cdo kauzë të hedhur në treg, nuk është se kishin ndonje lidhje me historinë e “Kampit të Tepelenës”. Me një vrull dhe zhurmë qe krijohet ne përgjithësi për të impresionuar donatorët, grupi i iniciatorëve i cili solli në Tepelenë edhe një kamion “Zis” të komunizmit ( në kohën e transferimit të familjeve të internuara nuk kishin ardhur ende “Zis”- ët sovjetik. Lëvizjet bëheshin kryesisht me kamionë “Ford” apo “Shevrolet” amerikanë të sjella nga ndihmat e “UNRRAS” ) premtoi plot buje se do te ngrinte nje Muze si simbol te persekutimit komunist. Por pervec disa leksioneve në fushën e ish Komandes se Divizionit Italian “Modena” , dhe mbjelljes se disa Qiparisëve për sytë e medias, nuk u be me asgje. Qiparisët e braktisur jane dëshmia e vetme e fondeve të marra dhe që nga mbjellja e tyre e deri më tani, grupi i iniciatorëve qe harxhuan nja 250 mijë euro e kusur , nuk u ndien më per “vuajtjet e ish të internuarve
Qiparisët nuk i vadit më njeri dhe “Muzeu” i shpallur me aq bujë nuk dihet se ku ndodhet.
Rastësisht kam qënë pjestar i këtij debati publik kur kjo ide u hodh në media dhe si detyrim për debatin e dikurshëm po i shkruaj keto rreshta.
Që Shoqeria shqiptare ka bërë shume pak për të kujtuar dhe mbrojtur trashëgiminë materiale të kohës së diktaturës si një mënyrë e rëndësishme e memories historike kjo eshte e qarte. Brezat që vijnë gjithnjë e me pak po shohin gjurmët e një periudhe diktature ekstreme.
Që shoqeria shqiptare nuk ka treguar asnjë shenjë të pendesës për atë që ndodhi 40 e ca vjet te diktaturës edhe kjo është më se e dukshme.
Por Shteti Shqiptar ka detyrën historike për te mbrojtur, ruajtur dhe shpjeguar ne mos të gjitha, pjesën me të rëndesishme të gjurmëve të diktatures për brezat që do të vine. Si një mënyrë për të mos lejuar më historinë te riperseritet dhe diktatoret te rikrijohen.
Por le ti kthehemi idese se Ministrise se Kultures per nje Muzeum ne ish kapanonet e ushtrise italiane ne Tepelene.
Perse ne Tepelene? Ne fakt Shqipëria ka një seri kampesh dhe burgjesh të tmerrshme të cilat mund të ishin Muzeume të memories kolektive mbi Diktaturen. Spaci për vete historinë që ka dhe pozicionin natyror do te ishte nje Muze i jashte zakonshem por edhe nje mundesi e madhe turistike per banoret e zones. Perpara disa viteve sebashku me Artan Shkrelin e vizituan me idene dhe propozimin per nje Muzeum mbi Diktaturen komuniste qe humbi sirtareve. Por pervec Spacit, jane nje sere kampesh te tjera te cilat ishin ngritur dhe funksionuan per te burgosurit politike.
I ashtu quajturi Kamp i Tepelenes ne fakt ishte nje kazerme ushtarake e ndertuar nga Italianet pergjate Luftes Italo - Greke. Pas Clirimit te vendit, ky garnizon u perdor per te internuar nje numer familjesh dhe personash te cilet kishin lidhje me ata qe ne terminologjine komuniste quheshin si “Diversante” nje emer qe permblidhte nje numer kundershtaresh te rregjimit komunist, qofshin ata realisht njerez qe e kundershtuan me arme ne dore komunizmin apo ata qe hidheshin ne Shqiperi nga Sherbimet inteligjente Jugosllave, Italiane apo anglo amerikane. Kushtet ne kete kamp sigurisht ishin te veshtira per nje vend qe sapo kishte dale nga Lufta. Urija, semundjet dhe jetesa ne nje vend ekstremisht te varfer si Tepelena e asaj kohe sollen vdekjen e nje numri te internuarish ku me e dhimbshmja ishin ato te femijeve.
Por a eshte ky Kamp i improvizuar internimi ne Tepelene simboli I Diktatures Komuniste? Simboli i te “Keqes Shqiptare” Perse jo Spaci? Maliqi? Savra? Elbasani?
Sot Ministria e Kultures dhe dje personat qe e shpallen kete ide nuk kane dhene ende ndonje studim te thelluar mbi kete Kamp dhe kontekstin lokal per kohen? Ne se Kampi jetonte ne kushte urije, a ishte popullata e pas luftes ne zonen e Tepelenes ne kushte mbi jetese, semundjesh dhe veshtiresish? A ka ndokush nga Ministria e Kultures raportet e UNRRAS te cilat flasin per nje varferi ekstreme te Jugut Shqiptar ku popullata e djegur dhe e debuar nga Lufta disa vjecare jetonte ne mjerim? A ka ndonje te dhene statitistikore per vdekjen e femije ne zonen e Tepelenes ne ate kohe nga tifo e morrit, urija apo semundje te ndryshme? Keto dhe te dhena te tjera mund te na jepnin nje panorame me te qarte per te kuptuar kontekstin lokal dhe faktin se popullata e kesaj zone ishte po ashtu ne kushte te mjera por nuk ishte nje popullate armiqesore ndaj te internuarve “veriore”. Ide kjo e percuar nga mbjellesit e Qipariseve.
Mos ndoshta ideja e ketij Muzeumi ne Tepelene dedikuar nje kampi internimi shume jeteshkurter behet me qellim ne nje prej zonave me aktive te rezistences anti fashiste si nje lloj revanshi historik?
Per te ngritur nje “Muze” te Memories historike kaq te rendesishem per brezat e ardhshem, nuk eshte e nevojshme vetem deshira e mire por ne rradhe te pare e verteta historike. Nje e vertete qe nuk duhet te varet nga pazarexhinjte e granteve te huaja por nga serioziteti i nje Shteti i cili kerkon te ndricoje dhe nxjerre mesime nga e kaluara. Përndryshe edhe kjo përpjekje në dukje pozitive do të përfundojë si realiteti në Gazermat Italiane të Tepelenës ku Qiparisët e mbjellë nuk i vadit askush më.

auron tare

Sondazh

Poll
Insights 10 Shtator 2023, 11:57 Agim Xhafka

Një natë në Dardhë

Agim Xhafka Te sheshi,kur po prisja jeshilen e semaforit,dikush më “trokiti” te shpatulla. Kthehem,shoh një grua flokëbardhë...

Insights 9 Shtator 2023, 15:26 Nga Arlind Qori

Ligësia e dyfishtë e Erion Veliajt

Arlind Qori Konvikte janë pasë quajtur vendbanimet e studentëve/nxënësve, të cilët i kryenin studimet në një q...

Insights 26 Gusht 2023, 20:58 Auron Tare

Turizmi pas shpinës së Blendit

Blendi Fevziu Me Blendin jemi miq te vjeter prej shume vitesh. Dikur takoheshim shpesh sot me rralle. Emisionet ne Opinion i ndjek edhe mund te them se edh...

Insights 23 Gusht 2023, 12:13 Ben Blushi

Ben Blushi: 80-vjetori i babait

Kico Blushi Sikur im atë të ishte sot, me siguri do më thoshte shkojmë në Dardhë për të festuar 80 vjetorin dhe tan...

Insights 21 Gusht 2023, 12:21 Auron Tare

Na rrofshin numrat

Auron Tare Qe te jem i sakte dhe korrekt. Kjo pamje mund te ishte edhe ne shume qyetete turistike te Mesdheut. Nuk qendron problemi se dy te huaj ecin me b...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj