LIVE UPDATES
Insights

Misteri i deklaratës së qeverisë shqiptare. Si po mundohet Rama të përmirësojë të shkuarën

Nëse deklarata e Borell nuk do ishte bërë në datën 19 shtator dhe ajo e qeverisë shqiptare në 27, qëllimi i informacionit të lëshuar pa burim nga zyrat e Kryeministrisë do të ishte arritur. Por ky hendek kohor është më i madh se 8 ditë kohë.

27 Shtator 2023, 14:35 Nga Dosja.al
Misteri i deklaratës së qeverisë shqiptare. Si po mundohet Rama
Edi Rama dhe Josep Borrell

Një lajm i piratuar nga mediat proqeveritare në Tiranë, u përhap me të njëjtën shpejtësi me të cilën ishte sajuar. Sipas informacionit të pakonfirmuar që përcillej, qeveria shqiptare ka dalë kundër deklaratave që Borell bëri për Kosovën pas dështimit të bisedimeve në Bruksel. Në qëndrimin e qeverisë shqiptare Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, akuzohej se nuk ka marrë parasysh zhvillimet në Veri, kur ka akuzuar Albin Kurtin si faktor për rritjen e tensioneve.

Nëse deklarata e Borell nuk do ishte bërë në datën 19 shtator dhe ajo e qeverisë shqiptare në 27, qëllimi i informacionit të lëshuar pa burim nga zyrat e Kryeministrisë do të ishte arritur. Por ky hendek kohor është më i madh se 8 ditë kohë. Në këtë hendek kohor, përfshihet 24 shtatori, vrasja e Afrim Bunjakut dhe zbulimi i një grupi terrorrist të armatosur dhe organizuar mirë edhe nga eksponentë politikë, që ndoshta përgatiteshin për luftë të vërtetë. Në këtë hendek kohor, ndodhi që SHBA të dënonte ashpër sulmin e serbëve dhe të njihte autoritetin e plotë të qeverisë së Kosovës për të vendosur rendin në çdo pjesë të territorit. Ndodhi që BE të deklarohej hapur në mbështetje të Kurtit dhe kundër Vuçiçit, ndodhi që Presidenti i Serbisë t' i quante terroristët heronj, që të shpallte zi kombëtare në Serbi per 3 kriminelët dhe ta eksportonte zinë edhe në veri të Kosovës.

Pasi ndodhën të gjitha këto erdhi deklarata e tretë e Kryeministrit të Shqipërisë, këtë herë, më në fund, kundër agresionit serb. Në dy deklaratat e para, Rama ishte më i paaanshëm se Blinken, më i ftohtë se Borell, më indiferent se Lajçak. Ai nuk e quajti agresionin asnjëherë me emrin e tij, por bënte thirrje për paqe, sikur të dyja palët të ishin fajtore. Pasi u bind mirë që gjithçka kishte ndryshuar në disfavor të aleatit të tij në Beograd dhe në favor të kundërshtarit të tij në Prishtinë, pasi u pa se nuk kishte më makiazh që e fshihte fytyrën e vërtetë të Vuçiçit, Rama vrapoi të bënte atdhetarin.

Deklarata e së martës nuk mjaftoi gjithsesi. Kështu që duhej shpikur një qëndrim i mëparshëm i qeverisë që të shkonte në sinkron me Albin Kurtin, kundër Borell.

Ajo që e dekonspiron mbetet përsëri data. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së nuk mund t' ja plotësojë dëshirën qeverisë shqiptare që në deklaratën e datës 19 të dënojë sulmin e datës 24. Edhe sikur të donte, nuk e dinte që do ndodhte. Këto çudira mund të ndodhin vetëm në deklaratat - fantazma të qeverisë shqiptare, që për të larë ç' ka bërë deri tani sajon qëndrime qesharake, që vetëm e turpërojnë në mungesën e seriozitetit.

Megjithëse qesharake dhe e sajuar keq, deklarata - fantazmë tregon diçka;  Rama po vrapon të veshë kostumin e patriotit, pasi me atë të negociatorit të pakërkuar u duk si një klloun që jep shfaqje në llogoret e luftës. Nga nxitimi e ka veshur keq.

edi rama

Sondazh

Poll
Insights 18 Shtator 2023, 07:25 Elona Caslli

Presidencë apo Agjenci Turistike?!

Mënyra si trajtohen departamentet e Marrëdhënieve me Jashtë në institucionet shqiptare lë shumë për të dëshi...

Insights 12 Shtator 2023, 19:48 Petrit Malaj

Të fitosh për Shqipërinë

Enrik Beqiri dhe Kombetarja shqiptare e futbollit Mes vapës së fillimvjeshtës, lajmeve të kronikës së zezē, lajmeve për ...

Insights 11 Shtator 2023, 14:22 Auron Tare

Qiparisat nuk ka kush ti vadisë?

foto ilustruese Debati për nje Muze në Tepelenë kushtuar periudhës se diktaturës ka disa vite që është hapur. Filli...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj