LIVE UPDATES
Insights

Fiket helikopteri i fundit/ Si i hëngri korrupsioni asetet e ushtrisë

Shteti i varfër shqiptar dikur shtrëngoi rripin dhe bleu disa helikopterë ushtarakë të rinj nga kompania Eurocopter, katër nga të cilët të formatit të madh, të përshtatshëm edhe për shuarjen e zjarreve.

1 Tetor 2023, 20:07 Nga Ferdinand Dervishi
Fiket helikopteri i fundit/ Si i hëngri korrupsioni asetet e ushtrisë
Foto Ilustruesee

Sot, në shtetin që vijojmë të jetojmë, nuk ka më asnjë helikopter të vetëm të Ushtrisë për të shuar zjarret. Të vërtetën e konfirmoi, me zë e figurë, Haki Çako, kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, i mbetur me duart përpjetë mes flakëve që vijojnë të fshijnë atë çfarë ka mbetur nga masivi pyjor i Pish Poros (bregdeti i Fierit).

Shteti i varfër shqiptar dikur shtrëngoi rripin dhe bleu disa helikopterë ushtarakë të rinj nga kompania Eurocopter, katër nga të cilët të formatit të madh, të përshtatshëm edhe për shuarjen e zjarreve. Kovat speciale për të fikur zjarret, katër copë, që kushtonin rreth 800 mijë USD, na i falën amerikanët.
Kontrata për riparimin e mirëmbajtjen e tyre, pasi të mbushnin orët e punës, u nënshkrua me një filial italian të Eurocopter. Riparimet u bënë në një hangar në Rinas. Marrëveshja ishte favorizuese, pasi në Rinas, ushtarakët shqiptarë njëkohësisht nisën të mësonin si ti mirëmbanin vetë këta helikopterë.

Por qysh pas procesit të parë të riparimit, krerët e ushtrisë nisën të mos paguanin faturat. Për pasojë Eurocopter u largua. Ishte koha kur në postin e ministrit ishte ulur Olta Xhaçka, tashmë nën hetim nga SPAK për abuzim me pronat e ushtrisë dhe eventualisht edhe për historinë e helikopterëve. Pas largimit të Eurocopter, Ministria e Mbrojtjes gjen në Francë një kompani që sipas saj kishte fatura jo të fryra. Kompania posedonte helikopterë që riparonin linjat elektrike nga ajri. Gjithashtu ajo kishte edhe një hangar për mirëmbajtjen e mjeteve të saj, por ishte e pa pajisur me licencë për riparim të mjeteve të prodhuara nga Eurocopter.

Për rrjedhojë helikopterët pothuaj të rinj dhe me vlerë, secili përmbi 20 milionë euro, i lihen në duar një kovaçhane të rëndomtë, të palicencuar nga kompania prodhuese e helikopterëve. Për më keq termat e kontratës do të rezultonin “derr në thes” për Ministrinë tonë të Mbrojtjes.

Këtu nisin edhe problemet. Riparimi i helikopterit të parë shkon me sukses. Por i dyti, pas riparimit mirëmbajtës, nuk arrin të bëjë rrugën e kthimit Francë -Shqipëri. Më 29 korrik 2020, ditën që Gjeneral Bajram Begaj u emërua Shef i Shtabit të Ushtrisë, pilotet u detyruan ta ulnin në Itali, në një ngastër toke, pasi aparaturat sinjalizonin probleme.

Në kontakt me francezët e riparimit të linjave elektrike, pilotët mësojnë se në kontratë ishte shkruar: “Pas nisjes nga hangari në Francë, përgjegjësia e defekteve është e palës shqiptare.” Sot pas 3 vitesh të shkuara shteti shqiptar që ka aftësinë të prodhojë liderë globalë, nuk ka pasur këllqe të gjejë një rrugëzgjidhje për të kthyer në shtëpi pronën e vet. Helikopteri që kushton përmbi 20 milionë euro vijon të strehohet në një magazinë bujqësore në një fshat të Italisë, i ruajtur non stop nga dy ushtarakë shqiptarë.

Duke parë se mirëmbajtja në punishten e helikopterëve që riparonin linjat elektrike nuk ishte e sigurt, Ministria e Mbrojtjes (koha e Niko Peleshit) kërkoi ndihmën e NATO-s. Pas një marrëveshjeje të re, dy helikopterët e mbetur pa remont dërgohen, në mars 2022, për riparim në Poloni.

Për këto arsye, qysh nga viti 2020, shërbimeve të ndryshme nga ajri, si p.sh. transporti në plazh i Toni Blerit (Tony Blair) dhe sidomos ndaj zjarreve, fatmirësisht jo masive, u doli zot helikopteri i vetëm ushtarak që ishte në gjendje pune. Motori tij zhurmoi deri ditën djeshme, kur kilometrat e përshkuara e detyruan, edhe atë, të ulej përtokë duke lënë pyllin e Pish Poros në mëshirën e flakëve.

Por nuk mbaron këtu. Edhe mirëmbajtja e anijeve dhe e radarëve në Flotën Detare si dhe radarit të Forcës Ajrore kanë të njëjtat probleme për shkak të korrupsionit. Që të gjitha anijet luftarake kanë vite që kanë tejkaluar miljet e lejuara pas procesit të fundit të mirëmbajtjes dhe tashmë shërbejnë vetëm për ndonjë ceremoni zyrtare, ose më saktë për të krijuar sfondin e duhur për të realizuar fotografitë e eventit.

Kjo është situata e krijuar me përgjegjës sidomos ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Bajram Begaj, të dy të paditur në SPAK dhe eventualisht të dy të hetuar për abuzime me pronat e Forcës Detare. Të dy përgjegjës, kush më tepër e kush më pak, që asetet ushtarake të nivelit serioz nuk i kemi në gjendje gatishmërie. Largqoftë të na ndodhë ndonjë situatë emergjente, qoftë këtu, qoftë në Kosovë!


 
 
 
 

ferdinand dervishi

Sondazh

Poll
Insights 30 Shtator 2023, 13:27 Ben Blushi

Në manastirin e Banjskës, në Kosovë

Pamjet nga qyteti Manastiri i Banjskës ku u vra një polic shqiptar dhe katër paramilitarë serbë ndodhet gati 20 minuta larg qyteti...

Insights 18 Shtator 2023, 07:25 Elona Caslli

Presidencë apo Agjenci Turistike?!

Mënyra si trajtohen departamentet e Marrëdhënieve me Jashtë në institucionet shqiptare lë shumë për të dëshi...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet