LIVE UPDATES
Insights

Kush po i frikëson gratë?

Tërheqje masive zinxhir të këshilltareve bashkiake...derisa hyn një burrë

9 Tetor 2023, 16:00 Nga Esiona Konomi
Kush po i frikëson gratë?
KQZ

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po paraqiten zinxhir një sërë dorëheqjesh nga këshilltaret bashkiake të cilat u shpallën fituese më 14 maj. Dorëheqjet janë njëra pas tjetrës dhe cuditërisht ato frenojnë sapo mandatin e merr një burrë. Sipas të dhënave në KQZ, janë të paktën 20 raste të tilla të cilat ngrenë dyshimin e arsyeshëm se braktisja e mandateve dhe mospranimi i marrjes së karriges në këshillin bashkiak janë të ndikuara nga trysnia e kandidatëve burra që insistojnë të përvetësojnë këto poste, duke përdorur metoda të ndryshme.
Ky fenomen bashkon të gjithë faktorët politikë në vend, Partinë Socialiste, Koalicionin “Bashkë Fitojmë” dhe Partinë Social Demokrate.

Lista e PS në BELSH, 6 tërheqje

Në Bashkinë Belsh janë dorëhequr 6 këshilltare bashkiake në harkun kohor të 4 muajve: Aurela Hysa, Klodiana Zdrava, Enkeleda Kullolli, Irma Elezi, Ervina Meta dhe Romina Mema. Ato janë drejtuar njëra pas tjetrës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke braktikur karrigen e këshillit bashkiak. Ato janë të gjitha të Partisë Socialiste, dhe të pyetura përmes telefonit se pse e kanë marrë këtë vendim, përgjigjia është e njëjtë: Për arsye personale. “Kisha arsyet e mia,”-tha Irma Elezi, një nga zonjat e tërhequra. Por i njëjtë është edhe reagimi pasi i pyesim nëse ndonjë burrë që aspiron këtë vend në Këshill, është duke ndikuar tërheqjen e tyre: heshtin.

Nertila Uruci, këshilltare e opozitës në Belsh, e angazhuar pranë Aleancës së Këshilltarëve Vendorë, tha se këto zonja që dorëhiqen, nuk vijnë nga politika aktive. “Ato nuk merren me politikë. Burrat e tyre janë të angazhuar në parti, por meqë burrat nuk mund të jenë të gjithë në listë, për hir të kuotave, kandidojnë gratë, dhe fushatën e bëjnë vetë ata. Në këto kushte, gratë nuk ndihen komode me realitetin e përballjes politike në këshill”,-tha Uruci.

Lista e PSD në LEZHË, 6 tërheqje

Partia Social Demokrate fitoi në Lezhë 7 këshilltarë bashkiakë, 3 prej tyre zonja. Por gjatë muajit shtator, të 3 gratë fituese kanë dorëzuar mandatin: Xhovana Gjokhilaj, Miranda Dodaj dhe Justina Gjushi. Fill pas tyre, tre zonjat pasardhëse që ju takonte mandati nuk kanë pranuar të hyjnë në këshillin bashkiak: Adelina Toma, Vera Deda dhe Flora Margjonaj. Në listë është vetëm një zonjë tjetër, dhe nëse edhe ajo e refuzon mandatin si koleget, atëherë në këshillin bashkiak të Lezhës PSD-në do ta përfaqësojnë tre burra të tjerë, duke e bërë grupin e kësaj partie vetëm me meshkuj. PSD dhe grupi i saj i këshilltarëve në këtë bashki nuk ju përgjigj interesit për një koment, nëse kjo ishte e qëllimshme.

DIBËR, zbrazet lista e PSD, për kandidatin e fundit

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve i dha mandatin në Këshillin e Bashkisë Dibër, me kandidatin e fundit nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, Andrit Lika. Që ai, të merrte mandatin, i renditur në pozicionin e 13-të, janë larguar 7 persona, më e fundit, që ka refuzuar mandatin është Marjana Kadria. Rrethanat janë të paqarta edhe për këtë rast, teksa ngrihet dyshimi i arsyeshëm për veprime të koordinuara në favor të kandidatëve meshkuj.

Shkëndijat e para...

Në Mirëditë, Dila Prenga u tërhoq nga lista shumemërore e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”. “Mora një pozicion tjetër, i cili nuk përputhet me atë të këshillit bashkiak”,-shpjegoi zonja Prenga e pyetur pse la mandatin. Monitorimi i rastit në vazhdimësi do të provojë nëse lista e zonjave do të shterojë, dhe a do të prodhojë kjo mandat për një burrë. Një situatë e ngjashme është edhe në bashkinë Kucovë, në listën e Partisë Socialiste ku në fund të shtatorit u tërhoq këshilltarja Anila Bardhi. Partia Socialiste dhe grupi i saj i këshilltarëve në Belsh thanë se “zonjat kanë marrë detyra të tjera në bashki, ndaj kanë dorëzuar mandatin e këshilltares”.

Në listë “sa për sy e faqe”....

Eksperti zgjedhor Bledar Skënderi thotë se nuk ka mekanizëm ligjor që të pengojë këtë çbalancim gjinor, dhe se partitë në disa raste mund të bëjnë “hile” për të mos u ndëshkuar nga ligji. “Mund të jemi përpara rastit kur kandidatet femra vendosen aty vetëm që partia të mos gjobitet nga KQZ dhe lista të pranohet. Më pas ato detyrohen të tërhiqen për tu hapur vendin burrave. Ligji nuk e pengon këtë dhe këto akte pas zgjedhjeve nuk përcjellin pasoja për partinë”. Agron Haxhimali nga Instituti për Bashkitë Shqiptare i quan këto zhvillime një lajm shumë të keq.

“Lëvizje të tilla janë zhgënjyese për votuesin, janë dështim për partitë që organizojnë lista të tilla dhe tregojnë se detyrimi ligjor për kouatat është një detyrim i sforcuar, në vend që të ishte ndjesi, përgjegjshmëri dhe integritet për këshilltaren”. Sipas Haxhimalit, keto levizje tregoj se shoqeria jone dhe qasja ndaj angazhimit gjinor eshte thjesht formalizim. Ai shton se partitë politike duhet të marrin përgjegjësi, pasi kjo nuk mund të zgjidhet me ndryshime ligjore. “Një zgjedhje e mundshme mund të ishin listat e hapura. Aty secila që futet ka përgjigjësinë elektorale më shumë se sa të jetë një bonus në listë”,-tha Haxhimali.

KQZ me “duar të lidhura”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po i zëvendëson njëra pas tjetrës të gjitha zonjat që japin dorëheqjen, edhe kur arrihet në pikën që mandati i këshilltarit bashkiak i kalon një burri. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se ne insitucionin i tij e kanë “thuajse të pamundur të kuptojmë dhe më pas të komentojme mbi shkaqet “e dorëheqjeve” të anëtareve gra të këshillave bashkiak në disa bashki”. Komisioneri nuk gjen hapësira ligjore për veprim.

“Në kushtet e mungesës së një rregullimi ligjor, KQZ nuk ka asnjë instrument të tillë, as për të hetuar mbi akte të tilla dhe as për të garantuar zbatimin drejtë e të ndershëm të parimit të barazisë gjinore në këshillat bashkiak”,-tha Ilirjan Celibashi. Ish-anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi e sheh zgjidhjen tek vetë këto këshilltare. “Zonjat nuk duhet të pranojnë të hyjnë në lista me kompromisin se do të tërhiqen më pas. Ato duhet të jenë të ndërgjegjshme për rolin dhe mandatin e tyre dhe nuk duhet të zhgënjejnë elektoratin”,-tha ai.

esiona konomi kqz

Sondazh

Poll
Insights 6 Tetor 2023, 16:17 Ben Blushi

Zjarret e Pishporos

Pishporo Pishporo është një bashkim fshatrash mes Semanit dhe Vjosës. Një fshat quhet Poro dhe fshati tjetër quhet Pishë...

Insights 2 Tetor 2023, 15:37 Lolita

Motra

Albano Bogdo Shprehja ne televizion publik se "filani i beri motren fistekut", me te qeshura dhe me synim poshterimin e nje personi, eshte tregues se ne 20...

Insights 2 Tetor 2023, 11:58 Mimoza Marjanaku

"Meditim përpara një bilete pa kthim"

Ç'të të them Ambra? Po 'tradhëton" vatanin tha babai im dhe une nuk desha ta kundërshtoja sepse nuk doja ta shqetësoja më...

Insights 30 Shtator 2023, 13:27 Ben Blushi

Në manastirin e Banjskës, në Kosovë

Pamjet nga qyteti Manastiri i Banjskës ku u vra një polic shqiptar dhe katër paramilitarë serbë ndodhet gati 20 minuta larg qyteti...

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët