LIVE UPDATES
Insights

Turizmi mjekësor në Shqipëri

Teknologjia nga ana tjetër është bërë një element kyç në ofrimin e kujdesit shëndetësor, duke përmirësuar diagnostifikimin, trajtimin, dhe koordinimin e përgjithshëm të kujdesit për pacientët. Robotika po fiton vëmendje gjithnjë e më shumë, veçanërisht në stomatologji, duke sjellë një potencial të madh për përmirësimin e procedurave kirurgjikale dhe trajtimit të pacientëve.

10 Tetor 2023, 09:22 Nga Enkeleda Memisha Besmir Kanushi
Turizmi mjekësor në Shqipëri
foto ilustruese

Roli i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Turizmin Shëndetësor, Robotika në Stomatologji.  Zhvillimi i tij dhe ndërlidhja me llojet e tjera të turizmit në Shqipëri.

Në këtë artikull do të trajtohet roli i teknologjisë në mjekësinë estetike faciale dhe roli i saj në promovimin e Shqipërisë kudo në Botë. Probleme të tjera që dalin në përditshmëri si: siguria e jetës, cilësia e produkteve që përdoren, nëse është i njëjti investim edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, nuk do të preken në këtë artikull për efekt të specifikave që kanë.

Me një pozicion gjeografik shumë të favorshëm, e ndodhur në Ballkan,dhe në Europë, me një vijë të gjatë bregdetare, me një hidrografi shumë të pasur, me një pasuri të lakmuar të Trashëgimisë së saj Natyrore dhe Kulturore, me një fuqi punonjëse në moshë mesatarisht të re, me cmime shumë më të lira se në vendet e tjera, me një gastronomi që është kualifikuar ndër më të mirat në zonën mesdhetare, Shqipëria është paraqitur këto vitet e fundit si një mundësi e shkëlqyer në Europë dhe më gjerë për aplikimin dhe zhvillimin e turizmit shëndetësor, krahasuar kjo me destinacionet e tjera që më parë kanë qënë atraktive por për shkak të largësisë kanë kaluar si preferenca të dorës së dytë.

Përse po merr një zhvillim kaq të madh këto vitet e fundit Turizmi Shëndetësor në Shqipëri?

Me turizëm shëndetësor, nënkuptojmë ardhjen e turistëve të huaj në Shqipëri, për operacione plastike dhe estetike, ku një vend të konsiderueshëm ka marrë sidomos turizmi dentar. Nëse, më parë vinin për të marrë shërbimin e tyre në këto fusha emigrantët, femijtë e tyre, të huaj që punonin në Shqipëri dhe familjarët e tyre, situata do të ndryshojë sidomos në vitet pas pandemisë së Covid-it.

Nëse në këtë lloj turizmi, insitucionet shtetërore nuk kanë luajtur asnjë rol në ndihmesën sado të vogel, kanë qenë vetë strukturat private, vetë bizneset në bashkëpunim edhe me agjencitë turistike apo partnere me vende jashtë Shqipërisë të cilat me shumë këmbëngulje, durim dhe vizion e kanë shpërngulur qëndrën e turizmit shëndetesor nga vende të largëta drejt Shqipërisë.

Arsyeja kryesore që fshihet pas këtij biznesi shumë të suksesshëm, i cili gjeneron çdo vit qindra milliona eur, kanë qene cmimet e ulëta që turistët ose pacientët e huaj gjejnë këtu kur marrin trajtimin mjekësor. Por, jo vetëm kaq. Gjatë këtyre 3-4 viteve të fundit, Shqipëria po konsiderohet gjithnjë e më shumë destinacioni ideal për të kombinuar marrjen e shërbimeve mjekësore dhe nga ana tjetër, kryerjen e vizitave në site të Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore.

Peisazhet mahnitëse të natyrës shqiptare, relievi jashtëzakonisht i përthyer, ditët me diell në pjesën më të madhe të vitit, pasuria e këtij vendi me histori dhe  objekte të trashëgimisë kulturore ( të cilat ende kanë nevojë për promovim dhe investime), gastronomia jashtëzakonisht e preferuar nga të huajt kanë qënë bonuse në paketat që promovon turizmi shëndetësor-estetikë, përvec pjesës së trajtimit mjekësor.

Stomatologët shqiptarë të arsimuar në Universitetet brenda dhe jashtë Shqipërisë, të trajnuar në seminare dhe konferenca ndërkombëtare,  duke përfshirë në trajtimet që bëjnë në klinikat e tyre këtë eksperiencë, kanë investuar në teknologjitë më bashkëkohore, mund të përballojnë çdo lloj trajtimi kompleks dentar me komoditetin maksimal brenda një harku kohor shumë të shkurtër. Ajo që është thembra e Akilit vazhdojnë të jenë kostot e reduktuara dhe paketat që ofrojnë një shumëllojshmëri shërbimesh me një cmim  sa gjysma, në disa raste edhe më pak, nga cmimet që ofrojnë klinikat që kryjnë të njëjtat shërbime në shtete të tjera.

Shumë nga klinikat kanë menduar ti përfshijnë të gjitha këto shërbime si pjesë e paketave të tyre dentare, duke bërë kështu çdo gjë më të thjeshtë për pacientët e huaj si: : konsulencën për biletat, transportin nga aeroporti, akomodimin dhe guidat turistike.

Teknologjia nga ana tjetër është bërë një element kyç në ofrimin e kujdesit shëndetësor, duke përmirësuar diagnostifikimin, trajtimin, dhe koordinimin e përgjithshëm të kujdesit për pacientët. Robotika po fiton vëmendje gjithnjë e më shumë, veçanërisht në stomatologji, duke sjellë një potencial të madh për përmirësimin e procedurave kirurgjikale dhe trajtimit të pacientëve.

Teknologjia Bashkëkohore në Mjekësi

Teknologjia bashkëkohore ka shënuar një transformim radikal në mjekësinë estetike duke sjellë ndryshime të thella në mënyrën si ofrohet dhe pranohet kujdesi shëndetësor. Kjo përfshin shumë sfidat komplekse të mjekësisë së sotme, siç janë diagnostifikimi i problemit, planifikimi i trajtimit, dhe monitorimi I pacientëve.

Teknologjitë bashkëkohore, si inteligjenca artificiale (IA), analiza e të dhënave shëndetësore, telemedicina dhe pajisjet e ndërthurura (IoT), kanë ndihmuar në adresimin e këtyre sfidave. Inteligjenca artificiale dhe mënyrat e avancuara të analizës së të dhënave kanë lejuar mjekët të bëjnë diagnoza më të sakta duke analizuar një gamë të gjerë të të dhënave mjekësore, përfshirë imazhet dhe informacionet e pacientëve. Telemedicina ka rritur qasjen e pacientëve në kujdesin shëndetësor duke e bërë të mundur konsultimin online dhe ndarjen e të dhënave shëndetësore në kohë reale. Sistemi i monitorimit me kamera gjatë ndërhyrjeve kirugjikale në stomatologji jep besueshmëri më të madhe tek pacientët. Pajisjet e ndërthurura (IoT) ndihmojnë në monitorimin e pacientëve në kohë reale dhe përshpejtojnë përgjigjen ndaj ndryshimeve të papritura të gjendjes së tyre shëndetësore. Megjithatë, përdorimi i teknologjisë bashkëkohore përngjet me sfida, siç janë çështjet e privatësisë dhe sigurisë së të dhënave shëndetësore, përshtatshmëria e teknologjisë për të gjitha grupmoshat, dhe investimet e nevojshme për infrastrukturën teknologjike

Robotika në Stomatologji

Robotika është bërë një fushë e njohur për inovacione të mëdha në mjekësi dhe stomatologji. Në stomatologji, robotët kanë filluar të shfaqen si një mjet i ndihmës për stomatologët dhe kirurgët e specializuar. Përdorimi i robotikës në trajtimin e pacientëve stomatologjikë është vënë re për avantazhet që sjell në precizionin e trajtimit dhe efikasitetin e operacioneve. Robotët kirurgjikë ofrojnë mundësinë e një ekzekutimi të precizionuar të operacioneve të ndryshme si vendosja e implantëve dentarë, ekstraksioni i dhembëve të ndërlikuara ose kirurgjia e nyjeve temporomandibulare. Një nga përfitimet kryesore është aftësia e robotëve për të reduktuar ndërhyrjen njerëzore dhe të sigurojë një nivel të lartë të precizionit, gjë që kontribuon në minimizimin e rrezikut të komplikimeve kirurgjikale dhe kohës së kujdesit pas operacionit.

Megjithatë, sfidat e përdorimit të robotikës në stomatologji përfshijnë kosto të larta të pajisjeve dhe trajnimit të specializuar të stomatologëve për të përdorur këtë teknologji me efikasitet maksimal.

Përfundimi:

Teknologjia bashkëkohore, robotika në stomatologji dhe ndërthurja e tyre me pasuritë e Shqipërisë në Trashëgiminë e saj Kulturore dhe Natyrore janë aspekte që po ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe promovimin e saj në Botë. Teknologjia ka sjellë inovacione, duke përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale, analizën e të dhënave dhe telemedicinën për të përmirësuar diagnostifikimin, trajtimin dhe qasjen në kujdesin shëndetësor.

Robotika, duke mos u përjashtuar, po gjendet gjithnjë e më shpesh në operacionet stomatologjike duke garantuar një precizion të lartë dhe rreziqe minimale. Për të përshtatur këto sfida, mjekët dhe stomatologët duhet të kenë një kuptim të thellë të teknologjisë më të fundit që përdoret sot në botë, kjo falë edhe trajnimeve të shumta dhe specializimeve që ata kryejnë vazhdimisht për të qënë sa më avangardë në këtë biznes fitimprurës.

Përmirësimi i komunikimit dhe respektimi i diversitetit kulturor në trajtimin shëndetësor do të ndihmojë në sigurimin e një kujdesi më të mirë dhe më të përshtatur për të gjitha komunitetet. Duke u konsideruar shpesh në media si një vend kaotik, e vetmja sfidë do të jetë përgjegjësia dhe siguria e jetës së pacientëve, sfidë kjo e cila do të ketë impakt të madh edhe në imazhin e Shqipërise në Botë.

enkeleda memisha besmir kanushi mjekesi

Sondazh

Poll
Insights 9 Tetor 2023, 16:00 Esiona Konomi

Kush po i frikëson gratë?

KQZ Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po paraqiten zinxhir një sërë dorëheqjesh nga këshilltaret bashkiake të cil...

Insights 6 Tetor 2023, 16:17 Ben Blushi

Zjarret e Pishporos

Pishporo Pishporo është një bashkim fshatrash mes Semanit dhe Vjosës. Një fshat quhet Poro dhe fshati tjetër quhet Pishë...

Insights 2 Tetor 2023, 15:37 Lolita

Motra

Albano Bogdo Shprehja ne televizion publik se "filani i beri motren fistekut", me te qeshura dhe me synim poshterimin e nje personi, eshte tregues se ne 20...

Insights 2 Tetor 2023, 11:58 Mimoza Marjanaku

"Meditim përpara një bilete pa kthim"

Ç'të të them Ambra? Po 'tradhëton" vatanin tha babai im dhe une nuk desha ta kundërshtoja sepse nuk doja ta shqetësoja më...

Insights 30 Shtator 2023, 13:27 Ben Blushi

Në manastirin e Banjskës, në Kosovë

Pamjet nga qyteti Manastiri i Banjskës ku u vra një polic shqiptar dhe katër paramilitarë serbë ndodhet gati 20 minuta larg qyteti...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet